LIVE UPDATES
Bota

Drejtësia tranzicionale, kyçi për vendosjen e paqes dhe pajtimin

16 Shkurt 2020, 08:54 Nga DOSJA
Drejtësia tranzicionale, kyçi për vendosjen e paqes dhe

Të gjitha vendet e botës kanë në historinë e tyre segmente, për të cilat nuk mund të ndihen krenarë. Qoftë aparteidi, krime të komunizmit, të dikatorëve të djathtë e të majtë, luftëra civile. “Pas konflikteve, ose pas rrëzimit të sistemeve autoritare vendet hasin vështirësi në dënimin e dhunës, e shkeljes së të drejtave të njeriut, e shkeljes së ligjeve humanitare ndërkombëtare. Kjo bën që shoqëritë dhe komunitetet që kanë përjetuar dhunën, ndarjet sociale dhe politike ta kenë të vështirë pajtimin,” shkruan përfaqësuesi i përhershëm i Belgjikës, pranë OKB në një letër drejtuar në fillim të këtij muaji Sekretarit të Përgjithshëm, Guterres, me të cilën kërkon që Këshilli i Sigurimit të zhvillojë një debat të hapur për drejtësinë tranzicionale. Debati u zhvillua të enjten, më 13 shkurt.

Prej debatit po shkëpusim disa pjesë që mund të jenë me interes për lexuesit shqipfolës. Çdo pjesë e këtij shkrimi është shkëputur nga tekstet që OKB vë në dispozicion të publikut. Për të mos e rënduar tekstin, autori nuk është duke cituar në çdo rast referencën.

Drejtësia tranzicionale – Koncepti dhe historia

Drejtësia tranzicionale ka lindur si koncept pas ndryshimeve politike të viteve 1980 dhe 1990 në vendet e Amerikës Latine, Europës Qendrore dhe Lindore dhe më vonë në Afrikën e Jugut. Gjatë dekadave që vijuan procese të drejtësisë tranzicionale u zhvilluan dhe aplikuan në shumë vende të botës. Në vitin 2004, Sekretari i Përgjithshëm e quajti drejtësinë tranzicionale “një seri procesesh dhe mekanizmash të krijuara nga shoqëria që konfrontohet me abuzime të mëdha të kryera në të kaluarën, për të vënë para përgjegjësisë përgjegjësit, për të vënë drejtësinë në vend dhe për të arritur pajtimin”.

Në vitin 2010, OKB bëri shpjegimin e mëtejshëm për drejtësinë tranzicionale, duke thënë se “kemi të bëjmë me një grup instrumentash dhe mekanizmash juridikë dhe jo-juridikë si gjykata, komisione për kërkimin e së vërtetës, procedura për kontrollin e figurës, lustracionit, kompensime, shpërblime deri në amnesti dhe rehabilitim, për të vënë në vend shkeljet dhe abuzimet masive me të drejtat e njeriut gjatë luftrave, pushtimeve, diktaturave apo situatave të tjera të dhunës dhe konflikteve”.

Dy dekadat e fundit OKB është vënë qartë në mbrojtje të drejtësisë tranzicionale dhe e ka bërë atë më shumë pjesë të punës për vendosjen e paqes dhe rritjen e qëndrueshmërisë së saj. Suksesi i drejtësisë tranzicionale varet nga synimi që ka, nga mënyra si është perceptuar, si zbatohet dhe sa mbështetet nga shoqëria.

Bachelet- Përvojat nga Amerika Latine

“Paqja e qëndrueshme është e lidhur me drejtësinë, zhvillimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, thotë Michelle Bachelet, Komisioneria e Lartë për të drejtat e njeriut, e cila flet e para në debatin që zhvillohet Këshillin e Sigurimit, e lidhur me videokonferencë nga Gjeneva. Ajo thotë se proceset e përpiluara në mënyrë specifike për vendin ku aplikohen, dhe që fokusohen tek nevojat e viktimave mund ta forcojnë dhe transformojnë shoqërinë. “Nismat për kërkimin e së vërtetës jo vetëm që ndihmojnë viktimat për trajtimin e përvojave të tyre, por mund të hapin hapësira të reja për vendosjen e kontakteve midis viktimave dhe dorasve, për të kuptuar facetat e ndryshme të tregimit të ngjarjes që ka ndodhur dhe për të formuluar rekomandimet për korrigjime dhe reforma”.

Komisionet e së vërtetës të ngritura në vendet e Amerikës Latine dhe vende të tjera kanë çuar përpara drejtësinë tranzicionale, thotë Bachelet, duke përmendur “Memoria del Silencio” (1999) raportin e Komisionit të së vërtetës në Guatemalë, i cili hapi dokumentat e autoriteteve për dhunën 36 vjeçare të ushtruar në konflikt, i dha viktimave zë dhe analizoi dinamikën që shkaktoi luftën.

“Në mënyrë që shoqëria të ketë sukses në kalimin tek paqja, duhen identifikuar dhe luftuar diskriminimi sistematik, dobësia institucionale, strukturat e padrejta të pushtetit, mungesa strukturore e ndëshkimit dhe shoqëria civile duhet futur sa më shumë në proceset e vendimmarrjes”. Sfidë e vështirë është gjithnjë krijimi i besimit dhe mirëkuptimit midis armiqve të dikurshëm, dhe hapja e shtegut për paqen dhe pajtimin. Drejtësia tranzicionale, nuk mund të importohet ose futet me forcë nga jashtë. Shanset më të mëdha për të pasur sukses i ka drejtësia tranzicionale e përpiluar në nivel lokal dhe e ushtruar në nivel lokal, thotë Komisionerja e Lartë për të drejtat e njeriut.

Francisco de Roux, presidenti i komisionit për sqarimin e të vërtetës, bashkëjetesës dhe mospërsëritjes, foli për përvojën shpresëdhënëse të drejtësisë transzicionale në Kolumbi, ku konflikti i armatosur ka 50 vjet që po zgjat duke shkaktuar 240 mijë të vrarë dhe 9 milionë viktima.

Yasmin Sooka, drejtore ekzekutive e Fondacionit për të drejtat e njeriut në Afrikën e Jugut dhe kryetare e Komisionit për të drejtat e njeriut në Sudanin Jugor, foli për vendin e saj në të cilin gjatë kohës së aparteidit të burgosurit hidheshin nga dritarja, kur merreshin në pyetje në polici, varnin veten në qeli, ose vdisnin sepse kishin përplasur kokën tek tavolina e policisë apo kishin rrëshqitur, sepse kishin shkelur mbi sapun. “Hetimet e bëra në kohën e aparteidit, nuk kanë nxjerrë kërrkënd përgjegjës për këto vdekje”, tha Sooka, “por tani dy dekada mbas fillimit të proceseve të drejtësisë tranzicionale, hetimet janë hapur sërish dhe ish-të burgosurit flasin për torturat që kanë pësuar nga duart e rojeve famëkeqe të sigurisë në Afrikën e Jugut”. “Mund të ndodhë që të duhen dekada për të vendosur drejtësinë, dhe shpesh kërkesa për të gjetur të vërtetën bëhet nga familjet e viktimave,” shton ajo. Komisioni i së vërtetës dhe pajtimit në Afrikën e Jugut, është influencuar nga përvoja e Amerikës Latine për vendosjen në bankën e të akuzuarve të përgjegjësve të dhunës.

Ndërkohë që principet për të luftuar mosdënimin e dorasve, të përpiluara nga Louis Joinet, e kanë çuar përpara drejtësinë tranzicionale, shtetet mbajnë përgjegjësinë kryesore në realizimin e të drejtave për viktimat dhe familjet e tyre që kërkojnë të vërtetën, për të vënë drejtësinë në vend dhe për të marrë reparacione. Sooka përmend Sierra Leonen, Perunë dhe Tunizinë si vende ku proceset e drejtësisë tranzicionale kanë pasur edhe aspekte gjinore. Por shpesh dhuna seksuale dhe gjinore reduktohen si çështje vetëm gjinore. Shtete të dobta nuk kanë qenë në gjendje të kenë programe të drejtësisë tranzicionale. Prandaj Kombet e Bashkuara duhet të japin mbështetje për to, thotë Jasmin Sooka.

Märt Volmer, zëvendësministër i Jashtëm i Estonisë, foli për përvojën e vendit të tij në trajtimin e krimeve të së kaluarës duke theksuar rëndësinë e krijimit të institucioneve që zbatojnë ligjin dhe sigurojnë të drejtat e njeriut për të gjithë. Mbas pavarësisë së 1991, Estonia vendosi shtetin e së drejtës, duke vënë para përgjegjësisë përgjegjësit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë pushtimit dhe regjimit shtypës. Duke shprehur mbështetjen për raportin e fundit që flet për bashkëpunimin e Sudanit me Gjykatën Ndërkombëtare, ai tha se vendi i tij mbështet përpjekjet e pavarura ndërkombëtare për gjetjen e fakteve dhe ruajtjen e evidencave në Siri dhe Mianmar.

Tarek Ladeb, nga Tunizia tregon për rolin që shoqëria civile ka luajtur në vendin e tij për të nxitur proceset e drejtësisë tranzicionale, madje para krijimit të Kushtetutës së re. Tunizia ndërmori disa hapa si krijimin e komisionit të pajtimit, vënien e dorasve në bankën e të akuzuarit dhe kthimin e të drejtës për viktimat.

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Karen Pierce, thotë se dhënia llogari dhe dhënia fund e mosdënimeve janë çelësi për të shëruar plagët. Ajo theksoi se komisioni i së vërtetës dhe pajtimit në Kenia dhe Tunizi janë shembuj që tregojnë se duhen luftuar shkaqet që shkaktojnë konflikte.

Mathias Licharz, këshilltar në misionin e përhershëm të Gjermanisë pranë OKB, tha se drejtësia tranzicionale dhe kërkimi i së vërtetës kanë pasur rëndësi të veçantë në vendin e tij. Mbas shembjes së Murit të Berlinit dhe gjatë procesit të bashkimit, u krijua në vitin 1991 Zyra me dokumentat e Stasit, ish-sigurimit të shtetit, e cila menaxhoi, u mor me studime the krijoi për publikun mundësinë që të shihte dokumentat që tregonin se si ish-Gjermania Lindore kishte përgjuar qytetarët. Dokumentat shokuese të gjetura tek dosjet e Stasit bënë të domosdoshme marrjen e masave të tjera, që ishin krijimi i dy komisioneve për ripajtimin e shoqërisë.

Drejtësia tranzicionale duhet të jetë e përqëndruar tek njerëzit që kanë përjetuar dhunën. Rezoluta 2467 e vitit 2019 ofroi për here të parë qasje të orientuar tek viktimat. Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare dhe mekanizmat investigativë që marrin mandatin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB dhe nga Këshilli për të drejtat e njeriut. Në mandatet e misioneve duhet të bëhet pjesë edhe pajtimi dhe mediacioni. Këshilli i Sigurimit duhet të ftojë komisionet e mandatuara nga Këshilli për të drejtat e njeriut për të informuar për punën që bëjnë në mbledhjen e evidencave dhe hapjen e rrugës për vendosjen para përgjegjësisë të dorasve.

Nicolas de Riviere, ambasadori i ri i Francës në OKB thotë se paqja e qëndrueshme kërkon vendosjen e së vërtetës për krimet e së kaluarës. De Riviere thotë se është e papranueshme që në Ballkan liderët glorifikojnë kriminelët e luftës dhe nuk pranojnë krimet e kryera. Që drejtësia tranzicionale të jetë efektive duhet që mbështetja ndërkombëtare t’i shtohet përpjekjeve kombëtare. Ai shprehu mbështetjen maksimale për Gjykatën Ndërkombëtare dhe bëri thirrje për ratifikimin universal të Statuteve të Romës. Ai foli për kompesimin e viktimave, sidomos për viktimat e dhunës seksuale, por edhe për familjet e të zhdukurve në Argjentinë dhe Siri.

Robert Mardini, nga Komiteti Ndërkombëtar i kryqit të kuq (ICRC) tha se një nga çështjet humanitare që ndërthuret me drejtësinë tranzicionale është situata e personave të humbur dhe familjeve të tyre. “Është jetike që tu jepet përgjigje individuale të gjitha familjeve që janë duke kërkuar personat e humbur.” Shtetet, thotë ai, janë të detyruara të investigojnë dhe gjykojnë personat e dyshuar për krime lufte.

Marrë nga DW  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amerika latine drejtësia tranzicionale okb amerika latine drejtësia tranzicionale okb

Sondazh

Poll
Bota 15 Shkurt 2020, 19:47

GJERMANI-Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk ia kanë kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor. Ky ishte mesazhi që dhanë organizatorët e takimit për Ballkanin Perëndimor,...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale