LIVE UPDATES
Bota

Koronavirusi/ Del studimi i detajuar për virusin vdekjeprurës që ka shkaktuar 2,009 viktima në Kinë

19 Shkurt 2020, 08:28 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Del studimi i detajuar për virusin vdekjeprurës që

KINË– Qendra kineze për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Profilaksinë (CCDC) publikoi studimin deri tani më të detajuar për koronavirusin. Të dhënat e përftuara mund të ndihmojnë për të vlerësuar saktë, se sa i rrezikshëm është vërtetë virusi COVID-19.

Në analizë janë përfshirë gjithsej 72.314 kartela pacientësh – 44.672 (61,8 përqind) e rasteve të konfirmuara, 16.186 (22,4 përqind) e rasteve të dyshuara, 10.567 (14,6 përqind e rasteve të diagnostikuara klinikisht) vetëm në provincën Hubei dhe  889 raste asimptomatike (1,2 përqind).

Në më shumë, se 80 përqind të rasteve ka pasur një ecuri të butë, 13,8 përqind e të infektuarve janë sëmurur rëndë dhe vetëm 4,7 përqind janë klasifikuar në gjendje kritike.

Sa më i moshuar pacienti, aq më i lartë rreziku

Vërtet të rrezikuar janë kryesisht të moshuarit mbi 80 vjeç. Kuota e vdekshmërisë në këtë grupmoshë është 14,8 përqind. Të prekur janë më shumë pacientët me sëmundje të mëparshme kronike. Në krye qëndrojnë pacientët me sëmundje të sistemit kardio-vaskular, të pasuar nga diabetikët, të sëmurët kronik në sistemin aspirator si dhe ata që vuajnë nga hipertensioni.

Ndërsa të rinjtë janë dukshëm më pak të rrezikuar. Midis moshës 10 dhe 50 vjeç kuota e vdekshmërisë rritet me rritjen e moshës nga  0,2 në 0,4 përqind. Tek 50 deri në 90 vjeçarët kuota e vdekshmërisë është 1,3 përqind. Fëmijët e vegjël deri në nëntë vjeç thuajse nuk janë prekur nga virusi i ri, deri tani në këtë grupmoshë nuk ka pasur raste vdekjesh.

Vdekshmëria është më e lartë tek meshkujt me (2,8 përqind) dukshëm më e lartë se tek femrat (1,7 përsind). Sipas të dhënave të autoriteteve kineze ndërkohë mbi 12.000 vetë janë shëruar prej infeksionit.

Personeli në klinika veçanërisht i rrezikuar

Shqetësues është, se sa i lartë është rreziku për personelin mjekësor në provincën e prekur. Sipas studimit të ri janë infektuar gjithsej 3019 të punësuar në sistemin e shëndetësisë. Prej tyre 1716 raste të konfirmuara. Pesë prej tyre kanë vdekur prej virusit gjatë periudhës së vëzhgimit të këtij studimi.

Studimi le të kuptohet, që rënia e numrit të të infektuarve flet për një tendencë në ulje në përgjithësi të kurbës së epidemisë. Sipas këtyre të dhënave për zbehjen e epidemisë ka influencuar pozitivisht edhe ndalimi i lëvizjes nga provinca e prekur Hubei në pjesë të tjera të vendit.

Megjithatë Profesor Dr. Clemens Wendtner, shef i pavionit të spitalit infektiv dhe mjekësisë tropikale në Klinikën e Mynihut Schwabing, i sheh me sy kritik këto të dhëna: “Si mjek kam dyshim, nëse kemi të bëjmë me kthesën e shpresuar në kufizimin e përhapjes së kësaj epidemie. Sipas informacioneve nga Kina atje përkohësisht ka pasur rënie të dispozicionit në diagnostikimin e provuar (RT-PCR) , ndaj kam rezerva lidhur me shifrat e komunikuara të rasteve të konfirmuara PCR të paktën në Hubei. Atje me siguri që nuk janë diagnostikuar të gjithë të sëmurët.”

Sipas Wendtner, i cili drejton edhe njësinë speciale për infeksionet me rrezik për jetën në Klinikën e Mynihut Schwabing, shifrat kineze duhen marrë me rezervë. Ai beson, se ka një “shifër të errët” dhe se numri i pacientëve me COVID-19 në rajonin Hubei me gjasë është shumë i lartë. Kush është ai që shkon në spital tek mjeku, kur ka frikë se do ta vendosin në karantinë dhe nuk mund të largohet nga shtëpia?”

Shqetësim kanë shprehur edhe autorët e studimit të detajuar, që publikoi Qendra kineze për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Profilaksinë lidhur me Koronavirusin COVID-19. Kina duhet të përgatitet për një “rigoditje të mundshme të epidemisë”, kur shumë njerëz në mbarë vendin nga pushimet e detyruara tëkthehen në vendet e tyre të punës.

Marrë nga  DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2009 vikitma ne kine ccdc del studimi i detajuar për virusin koronavirusi në kinë 2009 vikitma ne kine ccdc del studimi i detajuar për virusin koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale