"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Dogana e Muriqanit e zbulon! 31-vjeçarit shqiptar i gjendet valixhja plot me 50 mijë euro në ‘Audin’ luksoz
19 Gusht 2021, 06:28Nga DOSJA
SHKODËR– Në doganën e Muriqanit janë sekuestruar një shumë prej 50 mijë eurosh. Sipas policisë ato u gjetën në një automjet tip Audi i cili drejtohej nga personi me iniciale B.M, 31-vjeç. Shuma e parave ishte e fshehur në valixhen e tij.
Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar
Njoftimi i plotë: Muriqan/Shkodër
Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të parave në kufi. Sekuestrohen 50.000 Euro, procedohet penalisht poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar një automjet tip Audi. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjëndje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Media greke ‘Protothema’ e ka cilësuar si provokim pyetjen që ka bërë gazetari shqiptar i ‘RTV Ora’ se përse në fshatin Dervitsan qytetarët flasin greqi...
TIRANË– Shqipëria është gati që të presë në vend 300 afganët e parë! Prej dy ditësh në media raportohet se afganët do mbërrijnë nga momenti në moment, mirë...
ITALI– Disa vajza shqiptare janë përfshirë në një debat të zjarrtë në Itali. Kjo ka tërhequr vëmendjen e personave pranë të cilët i kanë filmuar. ‘JOQ’ ka ndarë...
BERAT– Personi në foto, është 24-vjeçari Tajar Fetiu, i cili u qëllua nga një person ende i paidentifikuar. Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe ktheh...
TIRANË– Moti sot në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, situatë e cila vijon deri pasdite kur në gjysmën lindore t...
BERAT– Mesnatën e djeshme u regjistrua një sulm me armë në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Plagosja ka ndodhur në rrugën e xhamisë, në vendin e quajtur “K...
TIRANË– Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar gjatë mbrëmjes së djeshme kontrollet me radarë, patrulla, kamera, aparate fotgrafike dhe makina të paloguara në...
BERAT– Tajar Fetiu, është 24-vjeçari i cili ra pre e një atentati me armë mbrëmjen e djehshme në Berat. I riu, po kthehej në banesën e tij në lagjen ‘Dës...
TIRANË– Shkrimtari Rudi Erebara rrëfen se si u shua zjarri që ra mbrëmjen e së hënës në monumentin kulturor të kategorisë së parë, i njohur si Saraje...