"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Dha shpirt duke pritur ambulancën, Adriatik Lapaj poston foton me të riun: Më pikëllove Amarildo, e ndërtuam bashkë shtëp
16 Shkurt 2021, 18:55Nga DOSJA
TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka publikuar një foto me Amarildo Basin, 25-vjeçarin i cili vdiq mesditën e sotme teksa priste ambulancën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Në një postim në Facebook, Lapaj shkruan se e ka njohur Basin në rrethana të trishta pasi bashkë kanë ndërtuar shtëpinë për familjen e tij. Për pasojë, Lapaj kishte krijuar një miqësi me Basin dhe vdekja e tij e ka pikëlluar.
“Të Zotit jemi te ai do kthehemi. Sot paska qenë ditë e trishtë për mua! Amarildo ishte shoku im. Popo shoku im. Ishte fukara, mblidhte hekura, jetonte me dinjitet. E njoha në rrethana të trishta. Bashkë ndërtuam një banesë për familjen e tij. Nga ajo ditë Amarildo kudo më shihte në Tiranë me triçiklin e tij me të cilin mblidhte hekura ndalonte e më përqafonte. E doja Amarildon. Duart e tij ishin me kallo, por dinjitoze. Sot e zuri korenti. Vdiq duke mbledhur bukë për 2 fëmijët e tij. Më pikëlloi. Zoti e pastë pranë vetes!”- shkuan Lapaj krah fotos.
Ngjarja e rëndë uregjistrua mesditën e sotme. I riu ra në kontakt me energjinë elektrike teksa merrte skrap në një kabinë. Ai priti më shumë se gjysmë ore ambulancën, e cila nuk kalonte dot për shkak të bllokimit të rrugës në Shkozë dhe më pas vdiq.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Lida Shosha, kirurge e përgjithshme në spitalin Amerikan është shprehur e zhgënjyer nga qeveria, pasi ditën e sotme kjo e fundit ka vendosur që të ...
MILOT- Ngricat dhe dëbora kanë gjetur sërish në kushte të veshtira familjen Veseli në Fushë-Milot. Familja shprehet se nuk i kanë munguar ndihmat për ushqime, v...
TIRANË– Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka publikuar pamjet nga Google Maps në zonën ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni, në Librazhd, ku duket qartë d...
GJIROKASTËR– ARRSH-ja ka dhënë informacionin zyrtar për mënyrën se si duhet të qarkullohet në asket rrugore në qarkun e Gjirokastrës. Duke qenë se të gjith...
SHQIPËRI– 1582 viktima, 34 mijë e 275 të sëmurë aktivë dhe 58 mijë e 794 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga nisja e pandemisë...
VLORË- As dëbora dhe ngricat nuk e pengojnë Arben Abazin në zhytjen e tij dimërore në ujërat e detit Jon.Në temperatura mjaft të ulëta sot 37-vjeçar...
TIRANË– Policia e Shtetit kërkon 25 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme për të stërvitur qentë. Me anë të një shkrese dërguar Prokurorisë së Përgjithshm...
TIRANË– Vili Minarolli, ish-funksionar i lartë i Partisë Demokratike dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Greqi ka reaguar pas vdekjes së vëllait të tij nga C...
DURRËS – Në këtë valë të pandemisë, Durrësi mbetet një nga rajonet me numrin më të lartë të të infektuarve me SARS-CoV-2 në vend, ndaj spitali rajona...