Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË-Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Hekuran Billës. Mësohet se në Viktor Markun “e fundosi” dëshmia një tregtari makinash në Shkodër. Ky i fundit ka deklaruar se Markut i ka dhënë me qera një makinë tip “Smart”, disa ditë para se të ndodhte antentati.
Ndërkohë duke iu referuar sistamit TIMS, Viktor Marku rezultonte jashtë vendit, që prej datës 19 janar 2020. Por, dëshmia e tregtarit dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë kanë vërtetuar se ai ka hyrë ilegalisht në Shqipëri nga pika kufitare e Malit të Zi. Vetëm një ditë pas atentatit me 19 plumba ndaj Hekuran Billës në Tiranë, policia ka bërë shpalljen në kërkim policor të Viktor Markut. Ai u arrestuar dy ditë më parë.
Po kështu, prokurorët kanë arritur në përfundimin se në këtë atentat janë përdorur 3 makina. Një automjet tip “Benz-Mercedes” nga është qëlluar në drejtim të Hekuran Billës dhe më pas i gjendur i djegur, një automjet tjetër me të cilët autorët janë larguar, dhe një automjet tip “Nissan Micra” i marrë me qira nga Sebastian Mali, për të mbajtur në vëzhgim lëvizjet e biznesmenit.
Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori, tashmë i arrestuar nga Policia. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Ndërkohë është arrestuar edhe nipi i tij Sebastian Mali, si bashkëpunëtor në vrasje dhe 32-vjeçari Andi Agraja. Sot gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Sebastian Malin.
Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Policia aksion blic në lokalet e kryeqytetit për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës. Mësohet se gjatë kontrolleve...
Tepelenë- Tre të rinj, të identifikuar si Klaudio Meca, Shenasi Kondi dhe Mariglen Kondi, janë arrestuar nga Policia në Tepelenë. Uniformat blu bëjnë me dije se...
SHQIPËRI- Sonte në mesnatë Mali i Zi do të mbyllë kufirin me Shqipërinë. Ky vendim vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve në vendin tonë. Qeveria mal...
SHQIPËRI: Policia Rrugore gjatë orëve të fundit ka pezulluar 103 leje drejtimi dhe ka arrestuar 10 shoferë, të cilët ishin të dehur dhe drejtonin makinat ...
TIRANË- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për COVID-19. Mjeku ka dhënë një mesazh në Facebook rreth 03:00 të...
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbërmjen e djeshme në fshatin Hoti i Ri në Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të parë shpalljen në k...
ELBASAN- Të shtëna armë zjarri në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm është qëlluar me armë zjarri në drejtim t...
TIRANË- Në programin “Dua të të bëj të lumtur” kemi parë shumë histori të ndryshme të cilat kanë qenë plot mesazhe kurajoje dhe force për të vazhduar jetën...
TIRANË- Aksioneri i kompanisë shqiptare që është përfshirë në skandalin për aferat korruptive në Zimbabve, Ilir Dedja.Sipas mediave ndërkombëtarë mësohet s...