LIVE UPDATES
Politike

Dështoi me aksin Milot-Lezhë! Si fitoi “GECI Sh.p.k” tenderin prej 21.2 mln eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve në Veri,

14 Shkurt 2021, 20:30 Nga DOSJA
Dështoi me aksin Milot-Lezhë! Si fitoi “GECI Sh.p.k”

TIRANË– Kompania “Geci Sh.P.K.” ka në dorë mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Veriut të Shqiërisë deri në vitin 2022, kundrejt një vlere prej 21.2 milionë eurosh. Sot, pothuajse katër vite pas fitimit të këtij tenderi, Prokuroria ka nisur hetimet për kompaninë ‘Geci Sh.P.K’, me pronar Ramë Gecin, i akuzuar nga opozita si pjesë e grupit të “oligarkëve” që qëndrojnë pranë kryeministrit Edi Rama.

Mjaftoi vetëm një ditë me reshje të dendura dëbore për të nxjerrë në pah dështimin e këtij kontratuesi për mirëmbajtjen e rrugëve në Veri. Një prej tyre ishte edhe aksi Milot-Lezhë, që për orë të tëra la në rrugë dhjetëra qytetarë, për shkak të mos largimit të dëborës nga akset rrugore.

Birn njoftoi se hetimet kanë nisur nga prokurori i Lezhës, Erjon Shehaj. Ky i fundit tha për Birn se kishin filluar hetimet dhe se po merreshin dokumentacionet e kontratës së mirëmbajtjes. Por Kompania “Geci”, nuk është treguar ‘e arritshme’. Madje sipas Prokurorit, përfaqësuesit e kompanisë kanë pretenduar se në kontratë nuk kishte parashikome për mirëmbajtje nga dëbora.

Se sa e vërtetë është kjo, pritet të merret vesh, pasi të shqyrtohet dosja me dokumentet e nevojshme. Por si e fitoi Ramë Geci këtë tender?

Në vitin 2017, bashkimi i kompanive BIOLIAP- GECI u shpall fitues i garës për mirëmbajtjen e rrugëve të Rajonit të Veriut, kundrejt një vlere prej 21.2 milionë eurosh për pesë vitet në vijim. Njoftimin në lidhje me rezultatet e tenderit e bëri Banka Botërore.

Kompania e ndërtimit të rrugëve GEC-i ishte në mesin e 8 pjesëmarrëseve në këtë tender. Në garë ishte edhe kompania austriake Strabag AG dhe Trema Engineering, të cilat ofruan 48 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore të Veriut.
 Kosto e mirëmbajtjes së rrugëve për pesë vitet e ardhshme llogaritej 128 milionë euro, nga të cilat 65.9 milionë euro do të financoheshin nga Banka Botërore.

Operatorët e tjerë në garë me Geci Sh.p.k. u skualifikuan për arsye nga më të ndryshmet. Në dokumentin zyrtar shkruhet:

Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

1. Adem Pojani :
Nuk plotëson asnjë nga kriteret e kualifikim pasi nuk është ngarkuar asnjë dokument ligjor në sistem.

2. “ JUBICA”sh.p.k:
Nuk plotëson kushtin per kualifikim per sa ju perket mjeteve Borepastruese, pasi keto mjete jane te njejta me mjetet borepastruese te perdorura ne prokurimin me objekt “Mirembajtje Rutine dhe Dimerore me Performance Rruga Kukës-U.Zapotit, Kukës-Bushtricë (Vasie), K/Rruge DomajDraj/Rec (Kufi me Peshkopinë) 71.64 km”, ne te cilin jeni kualifikuar dhe renditur i pari, prandaj mjetet tuaja rezultojne te angazhuara ne kundershtim me ate qe eshte percaktuar ne kriteret per kualifikim.

3. “MARSI” sh.p.k
Nuk plotëson kriteret teknike per kualifikim pasi ju mungojne 3 nga mjetet e punës të kërkuara sëbashku me dokumentacionin përkates, si më poshtë:
– Kamion vete-shkarkues 8-12 t, cope 1.
– Kontrate furnizimi per asfaltobeton, në pronësi/qera.
– Makineri për vijëzim rrugor, me bojë bikomponente.

4. “ CURRI” sh.p.k
Nuk plotëson kriteret per kualifikim sipas kerkasave te DST.
– Shërbimet e ngjashme të paraqitura nuk plotesojne 40% që kërkohet në DST
– Borëpastruse ka paraqitur 2 copë nga 4 që kërkohen.

5. “ ALB SHPRESA” sh.p.k:
Nuk plotëson kriteret per kualifikim pasi rezulton se : Kontrata e qerase me shoqerine ” Mela” per makineri me Nr 1590.Rep, Nr 475 Kol.Dt 28.06.2018 te marra me qera , Kontrata Nr 1589 Rep.,Nr 474 Kol. dt 28.06.2018 per furnizim me asfaltobeton me shoqerine ” KirchberegerAlbania si dhe kontrata me Nr 1652 Rep.,Nr 480 Kol. dt 30.06.2018 me Sokol Dako jane te marra per tjera objekte.

6. “ VLLAZNIMI” sh.p.k
– Mungon Fatura e shlyerjes se Energjise Elektrike Muaji Maj 2018;
– Nuk plotëson kriteret teknike mbasi ju mungojne pothuase pjesa me e madhe e makinerive, të tilla si: Nuk ka Rul vibrues copë 1, Kamiona vetshkarkues 8-12 ton cope 4,Prese asfalti cope 1, Autobetonjere cope 1, Asfaltshtruese cope 1, Mjete per vendosje parmake metalik cope 1, Borepastruese cope 4, Kamionçine mbi 1 ton cope 1, Fadroma cope 2, Kontrata furnizimi me asfalt, Set semaforesh cope 1, Makineri per vizim rrugesh cope 1.
– Nuk ka pika liçence si NP-5, NP-12.
– Nuk ka kontrate me Ing. Mjedisi.
– Oferta eshte plotsuar gabim ajo pas korrigjimit del disa here me e madhe si fondi limit. Konkretisht nuk ka respektuar formularin e preventivit tek kolona çmimi eshte lek/Km/ne muaj ka vendosur çmimin 1.200.000 lek /Km ne muaj dhe nuk e ka shumëzuar per 24 muaj që është afati, prandaj kjo ofertë është plotësuar gabim . Shuma e paraqitur nga ana juaj si oferte është për një muaj, po te shumëzohet me 24 muaj ajo del miliarda.

Por 24 orët e fundit kanë treguar se as Geci nuk u është përmbajtur detyrimeve. Ç’do të ndodhë tashmë?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rame geci tenderi per mirembajtjen e rrugeve edi rama rame geci tenderi per mirembajtjen e rrugeve


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale