"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
DEBATI I PLOTË: Vendet në Komisione “mollë sherri” në Kuvend, Balla: Ne duam shumicën, ndreqni gabimet! Alibeaj: Zgjidh
16 Shtator 2021, 11:00Nga DOSJA
TIRANË– Vendosja e deputetëve në Komisionet Parlamentare vijon që të jetë një “mollë sherri” në sallën e Kuvendit. Sot, që pa nisur seanca plenare, Lëvizja Socialiste për Integrim depozitoi tre emrat e saj për t’i pozicionuar në Komisionet Parlamentare, duke caktuar Petrit Vasili në atë të Shëndetësisë, e zëvendësues te Ligjet; Erisa Xhixho tek Ligjet, Integrimi dhe zëvendësuese tek Media, ndërsa Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurinë Kombëtare.
Por çështja nuk u zgjidh me kaq, pasi me të nisur seanca, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi fjalën për procedurë, duke kërkuar edhe njëherë reflektim nga opozita dhe PD-ja, duke u cituar edhe njëherë rregulloren. Ai u kujtoi se deputetët e opozitës mund të marrin pjesë në vetëm një komision, ndryshe maxhoranca humb shumicën tek to. Përgjigjia i erdhi nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se kërkesat e opozitës ishin të depozituara dhe nuk do të kufizoheshin sipas dëshirave të maxhorancës. Në fund, ai shtoi se çdo gjë ishte në lidhje me rregulloren.
DEBATI I PLOTË MES TYRE NË SALLË:
Balla: Kërkova fjalën për procedurë lidhur me një çështje që u diskutua radhën e kaluar. Mendoj që grupi parlamentar i PD duhet ta reflektojë. Për ta sqaruar dhe që të jetë objekt i punës është që parashikimi i rregullores është që deputetët e opozitës bëjnë pjesë vetëm në një komision. PS është i vetmi që është në këtë shumicë, të gjithë të tjerët janë në opozitë. Deri në seancën pasardhëse ndreqni ndonjë gabim që ndonjë deputetet mund të jetë në më shumë se dy komisione. Dua ta falenderojnë opozitën për të ecur para në këtë seancë.
Alibeaj: Nuk ka nevojë për falenderim, nuk bëtë gjë tjetër veçse respektuat rregulloren. Më në fund. Një nga kërkesat dje, ishte programi qeverisës do të duhet të kishte një minimum kohe sa publiku dhe deputetët të njiheshin. Sa i përket përbërjes së komisioneve. Kërkesa është paraqitur tek ju. Nëse keni synim dhe dëshirë për të kufizuar anëtarësinë e opozitës, siç e keni zakon kjo nuk ka për të ecur. Deputetët tanë janë këta janë në përputhje me rregulloren. Kush është shumicë tjetër kusht e ka vendosur, edhe nëse është e grabitur kjo do të diskutohet. Zgjidhni hallet me njëri-tjetrin, por jo duke i rënë në qafë opozitës.
Në seancën e kaluar diskutimet u ndërprenë pasi Balla propozoi që të votohej vetëm për kryetarët e Komisioneve. E gjitha ndodhi pas ndërhyrjes së LSI-së, të cilët nuk kishin depozituar kërkesën e tyre për emrat që do t’i përfaqësonin në Komisione. Balla kërkoi që të ndryshohej rendi i ditës, duke shkaktuar reagime të forta nga opozita që la sallën e Kuvendit.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Mbledhja e parë e kryetarëve të komisioneve parlamentare në Parlament mes maxhorancës dhe opozitës u shoqërua me debate dhe për minutazhin e secili...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama preku me pika të gjitha çështjet që janë trajtuar në programin qeverisës të mandatit të tretë. Në pikën numër 15, Rama...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama për më shumë se një orë e gjysmë ka përmendur të gjitha pikat e planit të tij qeverisës, duke zhvilluar edhe debatin e tij të...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mospjesëmarrjes së tij sot në seancën plenare ku është prezantuar programi i qeverisë për mandatin e t...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në ‘Tëi...
TIRANË- Gjatë prezantimit të programit qeverisës sot në Kuvend kryeministri Edi Rama ka folur rreth sistemit të drejtësisë në vend. Ai ka paralajmëruar zyr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk la pa e thumbuar paraardhësin e tij, Sali Berishën. Rama tha gjatë Kuvendit se në fundin e viteve të tij në pushtet asnjë...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu kërkoi një minutë heshtje për të gjitha viktimat që humbën jetën nga pandemia. Kërkesa e tij u tha pasi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka thyer rregullin që u ka vendosur vetë të gjithë socialistëve; asnjë replikë dhe debat me opozitën! Sot, kreu i qeverisë ka...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama preku gjatë seancës së Kuvendit të Shqipërisë, çështjen e ‘Balkanit të Hapur’. Kryeministri tha se Ballkani i Hapur ës...