Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
VD-‘Çupëlinat’ ndez DEBAT në Kuvend/ Ministret dhe deputetet kundër Xhaferrajt: Kërko falje
17 Shkurt 2022, 13:18Nga DOSJA
TIRANË– Fjala ‘çupëlinat’ krijoi tensione në seancën e sotme plenare. Kjo fjalë u tha nga demokrati Ferdinant Xhaferaj e më pas solli reagimet e ministreve të kabinetit Rama. Mirëpo, deklarata e deputetit u dënua edhe nga koleget e tij, si Mesila Doda e cila tha se nuk e përkrah atë që Xhaferaj tha në seancë. Gjuhë seksiste e quajti Xhixho deklaratën ndërsa Nikolla vijonte të përsëriste se deputeti duhet të kishte reflektuar për atë që kishte thënë.
REPLIKAT:
Mesila Doda: Sulmojini për punën që bëjnë po jo për gjininë, se zoti na ka sjellë në këtë sallë që të shikojmë punën e njëri tjetrit, Unë dënoj punën e kolegut tim, nuk besoj se ka qënë ai qëllimi im, unë ftoj ministret që të dënojnë Ramën se ai ka nxjerr fotot tona dhe na ka etiketuar.
Xhaferaj: Më ka bërë deputetin unik të opozitës, pavarësisht se cfarë mendoj jam drejtuar me i nderuar dhe e nderuar, poziiconi i ministrit është fundi i karrierës së një ministri, duhet të bëjë bashkë moshën. Fakti që minsitrja mori flamurin i ka rrënjën 1 javë më parë për Portin, si gjithmonë me fakte.
Balluku: Jo të prezumoni se mosha i bën të pandenjë të bëni detyrën, kalon të gjitha limitet e etikës. ju po përmendni fakte të tjera. Sot duhet ti përgjigjeni kërkesës së kolegeve dhe të kërkoni faljen.
Manastirliu: U bë e ditur se dëgjojmë se grave, vajzave, i etiketohen lloj lloj epitetesh, se në fakt ju që na shihni këtu, ju dukemi se nuk kemi ndjesi nuk fyhemi e nuk ofenohemi. Ndihemi të fyera, duhet të kemi respekt më shumë për njëri-tjetrin. Kur fyen duhet të kërkosh falje. Duhen fuqizuar gratë por ofendohen dhe cënohen gratë. Presim falje nga Xhaferri për atë epitet që i bëri zonjave në sallë.
Xhixho: Ne vijmë këtu që të japim një model, e dënoj sjelljen e tij. Gjuhë seksiste.
Nikolla-Xhaferajt: Reflekto pak, merr pak kohë.
Pampuri: Ju kërkoni një sjellje që ju vetë nuk arrini ta zbatoni, ne jemi ndjerë keq. Zhvendoseni në një çështje tjetër, kemi inceneratorët. Xhaferi është një zotëri, ai përmendi edhe vajzën e tij, duhet ta vlerësojmë, vlerësoni atë që shefi juaj bën ndaj jush.
Nikolla: Besoj keni reflektuar.
Kumbaro: Unë kuptoj se sa e thellë është ky halli i seksizmit që të bënë të mos e thuash atë ndjesë. Edhe metaforë që thatë për ne zonjat nuk ishte qëllimi por kishit qëllim seksist. Kjo sallë në të gjitha qeveritë ka pasur mosha të ndryshme ka pasur ministra e si të tillë nuk kujtoj ti kenë quajtur të tillë.
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se nuk e ka takuar asnjëherë Premtim Kryemadhin, i cili garon nën koalicio...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi para gazetatëve se vendimin për Ilir Metën e priste që në muajin mars...
TIRANË– Kuvendi ka rrëzuar sërish katër kandidatët e përzgjedhur nga trupat e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së Magjistratur...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot listën me gjashtë anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Bëhet fjalë për Joana Allushin, Aurela Bicj...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku përmendi emrin e deputetes së re Andia Ulliri në radhët e demokratëve. Teksa iu përgjigj Ferdina...
TIRANË– Ministrja e Incffrastrukturës Belinda Balluku u ka kërkuar deputeteve të Partisë Demokratike që tu flasin anëatrëve të PD-së për mënyrën për ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj akuzave të bëra nga Taulant Balla për investimet në Tropojë. Berisha tha se ai ka kryer investime q...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka lëshuar gojën duke përdorur fjalë vulgarë teksa replikonte me ish-kryeminist...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste ka thirrur sërish interperlancë me ministren e Bujqësisë Frida Krifca në Kuvendin e Shqipërisë. Në një postim n...