LIVE UPDATES
Aktualitet

18 Nëntor 2020, 07:31 Nga DOSJA

TIRANË– Në Shqipëri debati mbi menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga strukturat shëndetsore, ka marrë një përmasë të re pas shtimit të rasteve të infektimit. Pozitiviteti ka arritur në 24% nga 17 sa ishte tre muaj më parë.

Ekspertët kanë kritika për numrin e ulët të testeve ndërsa zyrtarët mendojnë se niveli i vdekshmërisë më i ulëti në rajon pas Serbisë, flet për menaxhim të mirë. Kritika në rritje ka dhe për vonesat në përgjigjet e testeve si dhe për centralizimin e shërbimeve spitalore vetëm në Tiranë. AutorItetet njoftojnë aplikimin së afërmi të testeve të shpejta, ndërsa çeljen e pavioneve në spitalet rajonale për të prekurit nga COVID-19 mendojnë ta realizojnë në një fazë tjetër.

Vala e dytë e pandemisë së COVID-19 që ka prekur Shqipërinë ashtu siç edhe pritej ka sjellë shtim të numrit të infektimeve kryesisht gjatë javëve të fundit. Autoritetet raportojnë një rritje të pozitivitetit në afro 24 % nga 17 që ishte në muajin shtator.

Për pasojë ka një fluks të shtuar të vizitave në qendrat shëndetësore, dhe të të shtruarve në 3 spitalet COVID në Tiranë, si dhe realitete të ndryshme të ofrimit të shërbimeve mjeksore tek qytetarët.

Nga një vëzhgim i Zërit të Amerikës rezultoi se disa qytetarë sollën me makinë private në Spitalin Infektiv të sëmurin pasi siç thanë nuk ju ishte përgjigjur shërbimi i urgjencës, ndërsa një tjetër qytetare tha se i afërmi i saj ndiqej nga mjeku i familjes dhe se urgjenca kishte mbërritur shumë shpejt.

Aktualisht kryhen afro 2300 testime në 24 orë dhe rezultojnë pozitivë 450-500 raste. Tesimet janë rritur 3 deri në 4 herë krahasuar me muajin korrik, e megjithatë disa ekspertë janë kritikë për këtë proçes, dhe thonë se Shqipëria është e fundit në rajon për testimet, 48 mijë për 1 milion banorë, gjë që sipas tyre i ka sjellë dëme procesit të hetimit epidemiologjik.

“Hetimi është një element i rëndësishëm, i cili duhet të ketë pastaj dhe hapa të tjerë. Këtë informacion që ti merr nga një testim 2, 3 apo 5 herë më të madh se ai që bëhet sot, e përkthen në rezultate. Nga ana tjetër popullatat e çdo vendi kanë karakteristika të veçanta, kështu që gjithkush që vendos gjithçka është i gatshëm të gjejë statistikat nga Italia, Franca apo Gjermania. Është një lloj kakofonie numrash që vijnë në mënyrë spontane nga çdo lloj realiteti dhge gjithkush merr atë që do dhe mbështet vendimarrjen dhe opinionin etij”, shprehet për Zërin e Amerikës Prof. Assoc. Fabian Cenko Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Autoritetet zyrtare të shëndetësisë i rrëzojnë këto argumente, kur thonë se gjatë këtyre muajve mjaft shembuj në botë të testimit masiv duke nisur nga Italia, nuk dhanë rezultat.

“Strategjia jonë e testimit ishte një strategji e zgjuar. Ne testonim rastin e dyshuar, atë që kishte shenja dhe në bazë të hetimit epidemiologjik kontaktet e ngushta të këtyre personave. Vërtet kemi numër më të ulët të testimit në krahasim më vendet e rajonit, por situatën epidemiologjie e kemi më të kontrolluar. Numri i fataliteteve përshembull, vetëm Serbia e ka pak më të ulët se ne. Pra nuk ka asnjë lloj korelacioni mes testimit dhe rezultatit”, thotë për Zërin e Amerikës Mira Rakacolli, Zv. Ministre e Shëndetësisë.

Zyrtarë të ISHP sot flasin për një transmetim të gjerë komunitar ku vatrat familjare mbajnë peshën më të madhe. Masat kufizuese të qeverisë në reduktimin e orarit të lëvizjeve nga ora 22 deri në 6, dhe mos-hapja e universiteteve, sipas tyre ka sjellë frenim të pandemisë. Por ndërgjegjësimi i popullatës në ruajtjen e distancës në bare restorante apo dhe mbajtja e maskës në ambjente publike është ende i ulët.

Ekspertë të PD në opozitë rendisin si dobësi të sistemit shëndetësor në përballimin e pandemisë centralizimin e dhënies shërbimit mjeksor për pacientët nga i gjithë vendi vetëm në tre spitale në Tiranë, në atë infektiv, spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe Kovid 3, duke sjellë dhe mbingarkesë të tyre.

“Ne kemi parë që shumica e njerëzve janë duke u trajtuar në familje, për shkak se qeveria e ka centralizuar trajtimin e personave me gjendje mbi të mesme dhe lartë, të rëndë, në dy spitale dhe kemi parë që këto spitale janë të mbingarkuara. Kjo ka ulur besueshmërinë e pacientëve tek sistemi shëndetësor saqë ata thonë, që më mirë trajtohemi në familje se sa në spitale. Pra është një mungese besimi ndaj sistemit”, shprehet për Zërin e Amerikes Gazmend Koduzi, Departamenti i politikave shëndetësore në PD.

Autoritetet thonë se pandemia nuk është një betejë spitalore, dhe se i kanë dhënë përparësi parandalimit përmes testimit dhe gjurmimit si dhe forcimit të rolit të mjekut të familjes që ndjek rastet e lehta dhe të mesme.

“Kjo sëmundje duhet ndjekur gjithmonë në dinamikë dhe ka nevojë dhe për një vlerësim të një specialisti dhe kjo ndodh zakonisht kur frekuenca kardiake e një pacienti rritet mbi 30 për minutë, saturimet e oksigjenit ulen poshtë 92-it, atëherë mjeku i familjes e drejton pacientin drejt specialistit. Patjetër që është një formë që nuk mund ta mbajë në shtëpi. Kërkon një terapi të specializuar dhe një shërbim spitalor”, shprehet për Zërin e Amerikës Jonida Diko, Drejtoreshë e Qendrës shëndetësore Nr. 10 në Tiranë.

Autoritetet shëndetësore i përgjigjen kritikave për mbingarkesë të spitaleve Kovid në Tiranë duke thënë se kanë 550 shtretër dhe 30% e tyre janë të lira aktualisht. Në total në të gjithë vendin në planin rezervë të përshirjes për trajtim edhe të 5 spitaleve rajonale janë 1600 shtretër gjithsej, aktualisht 75% e tyre të lira, ndërsa ka dhe rezerva të tjera nëse do të duhen sqaron Zv Ministrja e shëndetësisë. Në lidhje me centralizimin e shërbimit në Tiranë Zonja Rakacolli jep këtë argument.

“Kemi vendosur që kjo është alternativa më e mirë edhe për një mirmenaxhim të burimeve njerëzore. Spitalet rajonale sot për sot po përballin urgjencën. Bëjnë vlerësimin kur ju shkon i sëmuri. Nëse ata e gjykojnë se është infektuar më Kovid, atëherë ata e dërgojnë për një trajtim më të specializuar në strukturat e dedikuara për COVID në Tiranë”, shprehet Mira Rakacolli Zv. Ministrja e Shëndetësisë.

E megjithatë kritikët thonë se janë evidentuar probleme edhe me marrjen e përgjigjes pas kryerjes së tamponit nga specialistët, që shkojnë në vonesa deri në 10 ditë nga 72 orë që është norma e pranuar. Aktualisht janë tre laboratorë të sistemit publik që kryejnë ekzaminimin si dhe disa në sistemin privat.

“Sistemi privat vërtet bën tamponin i cili mund të rezultojë pozitiv por ky duhdet të rinkonfirmohet në ISHP. Kjo ka sjellë vonesa në marrjen e përgjigjes deri në 14 ditë, dhe shumë stres në këto familje, shumë problematika sepse rrezikohet vendi i punës”, shprehet për Zërin e Amerikës, Erjon Skëndaj, gazetar i Televizionit News 24.

Specialistët e sistëmit shëndetësor thonë se nuk mungojnë kapacitetet njerëzore dhe laboratorike por shtimi i testimit solli një fluks të menjëhershëm, një vështirësi që u kapërcye sqarojnë ata, duke njoftuar se laboratorët privatë po vleresohen nga një grup specialistësh për të shmangur rikonfirmimin në ishp, pa të cilin mjeku i familjes aktualisht nuk lëshon recetë. Hapi tjetër lidhet me testet e shpejta.

“Komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar hyrjen në tregun shqiptar të testeve të shpejta. Ka dalë dhe udhëzuesi mbi këto teste, të cilat janë planifikuar që do të aplikohen nga institucionet shtetërore, urgjencat e spitaleve nga poliklinikat, nga mjeku i familjes dhe shumë shpejt këto do jenë aktive dhe funksionale”, shprehet për Zërin e Amerikës Dr. Eugena Tomini, Instituti i Shëndetit Publik.

Kritkave në rritje për kostot e larta të mjekimit të kovid 19 qeveria ju përgjigj së fundi me mbështetje financiare të barnave për kurim në kushte shtëpie, pas refeerimit nga mjeku i familjes. Qeveria ka njoftuar dhe rritjen e buxhetit të shëndetësisë me 23 % si dhe rritjen e pagave me 40% për të gjithë personelin shëndetësor. E megjithatë mjaft qytetarë i janë drejtuar kurimeve jashtë sistemit shëndetësor publik, me një kosto të lartë, jo vetëm për të shmangur pritjen dhe ankthin për një sëmundje të panjohur, por dhe si shenjë mosbesimi ndaj tij.

Marrë nga Zëri i Amerikës

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje