LIVE UPDATES
Bota

VOA: Colonial paguan hakerat, zhbllokohen operacionet e benzinës

13 Maj 2021, 18:34 Nga DOSJA
VOA: Colonial paguan hakerat, zhbllokohen operacionet e benzinës

Presidenti Joe Biden tha të enjten se tubacioni Colonial pritet të arrijë kapacitetin e plotë operacional dhe ai shpreson të shohë kthimin në normalitet të gjendjes së furnizimit me karburant këtë fundjavë. Kjo kërkon një farë kohe, tha Presidenti i SHBA. Komentet e tij vijnë pas njoftimeve se kompania e tubacionit të karburanteve Colonial, u ka paguar gati 5 milion dollarë hakerave nga Evropa Lindore për të zhbllokuar operacionet e saj, sipas Bloomberg News, që u referohej dy burimeve të cilat kishin dijeni për transaksionin.

Një sulm kibernetik paralizoi të premten rrjetin më të madh të tubacioneve të karburantit në SHBA. Sipas njoftimit, kompania e bëri pagesën me kriptomonedha të pagjurmueshme të premten, vetëm disa orë pas sulmit. Pasi morën pagesën, hakerat i përcollën kompanisë një instrument dekriptimi për të rikuperuar rrjetin kompjuterik të paralizuar. Megjithatë, kompania përdori programet e veta kompjuterike që e ndihmuan të rikuperonte sistemin, pasi instrumenti i dekriptimit ishte i ngadaltë, njofton Bloomberg News.

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se qëndrimi i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar: Nuk është në interes të kompanive t’u paguajnë shpërblim hakerave. Pas një ndërprerjeje gjashtë ditore, tubacioni Colonial, më i rëndësishmi i këtij lloji në SHBA, rifilloi të enjten punën për transportimin e miliona litrave të parë të karburantit. Në fillim të kësaj jave, FBI-ja akuzoi për sulmin kibernetik një bandë kriminale pak të njohur, të quajtur DarkSide. Ky grup nuk e ka pranuar drejtpërdrejt përgjegjësinë, por të mërkurën ai tha se ka prishur sistemet në tre kompani të tjera.

Në një njoftim të postuar në faqen e internetit të DarkSide, nuk përmendet drejtpërdrejt tubacionin Colonial, por thuhet se: “qëllimi ynë është të fitojmë para, dhe jo të krijojmë probleme për shoqërinë”.

Administrata Biden në veprim

Administrata e presidentit Biden është hedhur në veprim pas sulmit kibernetik në tubacionin kryesor të benzinës për Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara duke kuptuar se situata paraqet një seri rreziqesh të mundshme politike dhe ekonomike. Paralizimi i tubacionit ishte një situatë emergjente për një presidencë të re të cilës i është dashur gjithashtu të merret me pandeminë, recesionin, një fluks të fëmijëve të pashoqëruar në kufirin SHBA-Meksikë, tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Administrata ka shpalosur gjatë kësaj kohe hapat që po ndërmerrte për të rikthyer furnizimin me benzinë në stacionet e karburantit në zonat e prekura. Ajo u vu në veprim pasi hakerat që kërkonin shpërblim të premten mbyllën tubacionin, i cili furnizon me rreth 45% të benzinës Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara. Mbyllja shkaktoi një krizë furnizimi dhe rritje të çmimeve.

Biden: Nuk përjashtojmë një kundërpërgjigje

Presidenti Joe Biden komentoi të enjten mbi incidentin e tubacionit, një provë tjetër e ndërgjegjësimit të administratës së tij për rreziqet politike të lidhura me tubacionin dhe një përpjekje e Shtëpisë së Bardhë për ta shfrytëzuar situatën si një arsye më shumë për të miratuar paketën e tij të infrastrukturës.

Ai tha se ai nuk mund të diktojë se çfarë mund të bëjnë kompanitë private në lidhje me sigurinë kibernetike. Presidenti tha se nuk përjashton një kundërpërgjigje ndaj piratëve kibernetikë. Ai tha gjithashtu se personat që qëndrojnë pas sulmit ndaj tubacionit Colonial ndodheshin në Rusi dhe se pret të flasë me presidentin rus Putin për këtë çështje. Por ai shtoi se SHBA ne nuk besojnë se qeveria ruse ishte e përfshirë në këtë sulm kibernetik.

Presidenti tha se incidenti tregon se Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë infrastrukturën. Disa orë para se tubacioni Colonial të rifillonte punën të mërkurën, presidenti Biden kishte sinjalizuar se kishte arsye për optimizëm. Presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të përmirësuar sigurinë kibernetike. Ekipi i tij e përdori paralizimin e tubacionit si një argument për të miratuar paketën prej 2.3 trilionë dollarësh për infrastrukturën.

Sekretari i Transportit Pete Buttigieg tha se sulmi kibernetik ishte një kujtesë se infrastruktura është çështje e sigurisë kombëtare dhe nevojiten investime për një fuqizim të saj.

“Kjo nuk është diçka ekstra, nuk është një luks, nuk është një opsion,” tha zoti Buttigieg.

“Kjo duhet të jetë thelbësore për mënyrën se si ne sigurojmë infrastrukturën kritike.”

Departamenti i Sigurisë Kombëtare hoqi disa kufizime për tregtinë detare me kompani individuale, të pa identifikuara nga qeveria, për të lejuar transportimin e karburantit midis Bregut të Gjirit dhe porteve të Bregut Lindor, që është me rëndësi jetike.

Departamenti i Transportit po studion se sa anije mund të transportojnë lëndë djegëse fosile në Gjirin e Meksikës dhe Bregun Lindor. U hoqën gjithashtu kufizimet në orarin kur karburanti mund të transportohet nga kamionët çisternë. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit bëri disa lëshime në rregulloret për përzierjet e gazit.

Firma teknologjike Gasbuddy.com thotë se 28% e stacioneve ishin pa karburant në Karolinën e Veriut. Në Xhorxhia, Karolinën e Jugut dhe Virxhinia, më shumë se 16% e pikave të karburantit ishin pa benzinë. Kriza e papritur e furnizimit pas sulmit të javës së kaluar tregoi sfidat që mund të shfaqen për Shtëpinë e Bardhë e cila duhet t’u përgjigjet ndërkohë edhe ngjarjeve botërore.

Çmimet e benzinës dhe zgjedhjet

Ligjvënësit republikanë kritikuan administratën për anulimin e mëparshëm të planeve për të ndërtuar tubacionin e naftës Keystone XL nga Kanadaja. Presidenti Biden kishte anuluar lejen e tij për shkak të rreziqeve të derdhjeve dhe shqetësimeve të ndryshimit të klimës.

Çmimet më të larta të energjisë shpesh kanë pasoja politike, duke komplikuar fushatat e rizgjedhjes për presidentët në detyrë jashtë rajoneve prodhuese të naftës. Mungesa e karburantit në vitin 1979 dëmtoi përpjekjet presidenciale të Jimmy Carter për rizgjedhje dhe ndihmoi në fillimin e epokës së Reaganit.

Një studim i botuar vitin e kaluar nga Banka Botërore mori në shqyrtim 207 zgjedhje në 50 demokraci dhe zbuloi se një rritje e çmimit të naftës një vit para zgjedhjeve “në mënyrë sistematike ul shanset e personave në detyrë që të rizgjidhen”. Gjetjet ishin të vlefshme si për konservatorët ashtu edhe për liberalët, duke treguar një shkallë të lartë pragmatizmi nga votuesit.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota tubacioni colonial tubacioni colonial

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale