LIVE UPDATES
Bota

CIA i frikësohet efektit “Kabul”: Kujt do t’i mbesin armët që Perëndimi dërgoi në Ukrainë?

23 Prill 2022, 09:24 Nga DOSJA
CIA i frikësohet efektit “Kabul”: Kujt do t’i mbesin

Në selinë qendrore të CIA-s amerikane, Lengli, kanë nisur të bëjnë disa llogari, duke iu frikësuar fatit të armëve të shumta që janë dërguar dhe po dërgohen në Ukrainë. Në fillim të luftës, lista e armatimeve përfshinte vetëm furnizimet prej 2.7 miliardë dollarësh që mbërritën pas vitit 2014, dhe shtimin e rreth 200 milionë dollarëve ndihmë të cilën Xho Bajden e premtoi në dhjetorin e vitit të kaluar.

Pas pushtimit rus dërgesat u shtuan në mënyrë drastike. Sipas të dhënave zyrtare nga Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë, ngarkesa me vlerë 3.4 miliardë dollarë u nisën për në Kiev duke filluar nga 24 shkurti. Këtyre i shtohen 800 milionëve ndihmë shtesë të premtuara nga Bajden, dhe që do të shpërndahen duke nisur nga java e ardhshme.

Pra armë me vlerë rreth 7.1 miliardë dollarë, janë sot pjesë e arsenalit të ushtrisë ukrainse. Një ndihmë së cilës duhet t’i shtohen dërgesat që janë të barabarta me rreth 1.6 miliardë dollarë vetëm nga vendet evropiane, dhe mbi 550 milionë ndihmë e dhënë nga Britania e Madhe.

Pra mbi 9 miliardë dollarë armë, të cilat siç shpjegoi së fundmi në kushte anonimiteti një zyrtar i inteligjencës amerikane për CNN, askush nuk e di saktësisht se ku përfunduan apo si janë përdorur. Dhe kjo e panjohur nuk është një problem i vogël.

Sepse në Lengli nuk i kanë harruar problemet pas tërheqjes së Rusisë nga Afganistani në vitin 1989. Menjëherë pas dhe gjatë gjysmës së parë të viteve 1990, CIA u detyrua të gjurmonte dhe më pas të blinte raketat “Stinger” që mbetën në duart e muxhahidinëve, që rrezikonin t’i shiteshin grupeve terroriste apo vendeve armike që ishin të gatshme ta kopjonin teknologjinë e tyre.

Dhe rasti i Ukrainës nuk është i ndryshëm. Edhe për shkak se armët, pasi u shpërndahen emisarëve ukrainas që i presin në bazat e NATO-s në Poloni, Rumani dhe Sllovaki, humbin gjurmët shumë shpejt.

“Për një kohë të shkurtër ne mund të mbështetemi tek një besnikëri e caktuar. Por kur ngarkesat e armëve hyjnë në zonën e luftës, kjo besnikëri reduktohet në zero. Armët përfundojnë shumë shpejt në një vrimë të zezë të madhe, nga e cila nuk del asnjë informacion”- shpjegojnë për CNN burimet e inteligjencës amerikane.

Kjo deklaratë bën të qartë se NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Britania nuk kanë asnjë kontroll mbi destinacionin dhe përdorimin e këtyre dërgesave. Nga këtu burojnë edhe shqetësimet e drejtuesve të CIA-s.

Nëse qoftë edhe vetëm një numër i vogël raketash antitank apo kundërajrorësh do të binte në duart e grupeve jashtë kontrollit të ushtrisë ukrainse, Evropa do ta gjente veten përballë një kërcënimi shumë tinëzar brenda kufijve të saj.

Ndonjë nga grupet e ndryshme nacionaliste dhe ekstremiste të angazhuar aktualisht në anën e Kievit, pas një armëpushimi të mundshëm, mund t’i përdorë ato armë në përpjekje për të kapur pushtetin. Për shkak të këtyre paqartësive, sipas burimeve të inteligjencës që kanë folur për CNN, bëhet shumë e rrezikshme që të plotësohen të gjitha kërkesat që vijnë nga Volodimir Zelenski dhe qeveria e tij.

“Ata janë në luftë dhe çdo gjë që bëjnë apo thonë publikisht, synon që t’i japë avantazh dhe fitoren e luftës”- shpjegojnë burimet e CNN, që kujtojnë se në çdo konflikt, shqetësimi kryesor i atyre që gjenden të rrethuar është t’i garantojnë vetes ndihma gjithnjë e më të konsiderueshme ushtarake. Pikërisht për këtë arsye, ata që i furnizojnë duhet të mos harrojnë se në të ardhmen këto armë mund të përdoren kundër tyre.

Marrë nga Bota.al. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota cia joe biden shba dergon arme ne ukraine cia joe biden shba dergon arme ne ukraine

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen