E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
SHBA -Kreu i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer i bën thirrje Departamentit të Shtetit të përpiqet me të gjitha mënyrat për të mbështetur marrëveshjen për reformën zgjedhore në Shqipëri, si dhe kërkesën e diasporës shqiptare për të drejtën për të votuar nga vendet ku jetojnë.
Në një letër dërguar të hënën Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, Senatori demokrat Chuck Schumer shkruan se “si senatori më me eksperiencë nga Nju Jorku, ku ka një komunitet të madh shqiptaro-amerikan dhe si përkrahës prej kohësh i demokracisë dhe vetvendosjes në Shqipëri dhe Balkan, ju shkruaj për të shprehur mbështetje për përpjekjet e fundit për të përmirësuar procesin zgjedhor në Shqipëri, një ndër demokracitë më të reja në Evropë”.
Senatori Schumer e cilëson marrëveshjen që premton “të përmirësojë transparencën në administrimin e zgjedhjeve, depolitizimin e numërimit të votave dhe më shumë zgjedhje pa ndërhyrje në procesin elektoral” një hap të rëndësishëm përpara për Shqipërinë drejt shndërrimit në një demokraci plotësisht të integruar në Bashkimin Evropian.
Zoti Schumer bën thirrje që Departamenti i Shtetit, në veçanti Zyra për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, të mbështesë publikisht reforma të mëtejshme, përfshirë të drejtën e diasporës për të votuar që t’i ofrojnë më shumë ndikim edhe “një milion shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, përfshirë ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara”.
“Në përputhje me praktikën në mbi 150 vende në të gjithë botën, përfshirë thuajse të gjitha vendet evropiane, shqiptaro-amerikanët duhet të kenë të drejtën të marrin pjesë në zgjedhje” nga vendet ku jetojnë aktualisht.
Senatori Schumer shkruan se shqiptaro-amerikanët pasurojnë shoqërinë amerikane, janë krenarë për trashëgiminë e tyre dhe duhet të kenë të drejtën të shprehin opinionin e tyre në çështje që prekin atdheun e tyre, përmes pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.
“Në emër të elektoratit tim shqiptaro-amerikan, ju nxis të mbështesni këto reforma shumë të rendësishme dhe të nevojshme të demokracisë në Shqipëri,” shkruan Senatori Churck Schumer në mbyllje të letrës drejtuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.
Në Shqipëri, palët politike arritën në fillim të muajit marrëveshje për reformën zgjedhore. Zgjidhja erdhi pasi u kapërcye ngërçi që lidhej me një prej rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it, lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore.
Por deputetë të opozitës parlamentare kanë thënë se mund të mos miratojnë në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik.
Ata kërkojnë depolitizimin e komisioneve zgjedhore, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votimin e emigrantëve.
Marrë nga: Zëri i Amerikës
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SERBI– Banorët e Beogradit reaguan të hënën ndaj rezultateve të zgjedhjeve pasi presidenti i Serbisë deklaroi një fitore të thellë për partinë e tij të dj...
ARABI– Autoritet e Arabisë Saudite kanë vendosur që të mbyllin kufijtë për herë të parë në histokjo pasi rastet e Covid-19 po rriten në gjithë botën.kjo p...
SPANJË– Rojet e sigurisë kanë tërhequr zvarrë pasagjerin e një treni pasi ky I fundit nuk kishte vendosur maskë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Pamjet t...
IRAK-Katër kampe të ISIS-it janë shkatërruar në Irak nga një sëri sulmesh ajrore të lëshuara nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, duke lënë të vrarë nëntë xh...
KOSOVË -Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 47 raste të reja me Covid-19 në Kosovë dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në ...
Shumë vende që kanë qenë të suksesshme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, janë duke u ballafaquar me rritje të numrit të infektuarve, për shkak të or...
NEW YORK- Statuja e ish- presidentit të 26-të amerika Theodore Roosevelt përpara Muzeut Amerikan të Historisë Natyrore në New York do të hiqet. Këtë e ka bërë ...
ANGLI– Anxhela është një shqiptare, refugjate e cila sot është në vijën e parë të luftës me Covid-19. Mediat britanike kanë sjellë historinë e shqiptares, si nj...
SHBA- Ditën e sotme në Karolinën e Veriut dy persona janë qëlluar për vdekje dhe 12 të tjerë janë plagosur. Mediat e huaja kanë bërë me dije se policia është nj...