LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja makabre në Kosovë, i jepet lamtumira 35-vjeçares Hamide Magashi, ish-bashkëshorti i saj vret veten

• Sokol Halili, burri i cili vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten në muajin e nëntë të shtatzanisë, Hamide Magashin ka vrarë veten. Kjo u bë e ditur nga ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i cili deklaroi se pavarësisht përpjekjes së policisë për negocim, ai vrau veten. • Hamide Magashi, gruaja shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti i saj para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, u përcoll sot për në banesën e fundit mes lotësh dhe dhimbjes. • Familjarët e të ndjerës kanë treguar se viktima dhe autori kanë qenë të ndarë që prej 5 muajsh ndërkohë motra e viktimës ka bërë të ditur se autoritetet kanë qenë të njoftuara për problemet e viktimës me ish-bashkëshortin. • Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot ka reaguar sërish, duke u shprehur se kur kërkohet dorëheqja duhet dhënë arsyet e kësaj kërkese. • Trupi i së ndjerës është dërguar nga morgu në shtëpinë e familjarëve ku gjendja e motrave të saj ka qenë tepër e rënduar pas fatkeqësisë që i ndodhi. Të gjithë me lot në sy i la edhe një poezi e recituar nga mbesa e të ndjerës, vajza e njërës prej 6 motrave të saj. • Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Gjinekologjisë, Zef Ndrejajt, për mosintervenimin e shpëtimit të foshnjës në rastin e vrasjes së nënës shtatzënë, Hamide Magashit, të mërkurën.

12 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Dalin PAMJET! I veshur me të zeza dhe me kapele, ja çfarë bënte Sokol Halili 1 orë para se të vriste gruan shtatzënë

Vrasja makabre në Kosovë, i jepet lamtumira 35-vjeçares Hamide
Pamje nga videoja

PRISHTINË- Sokol Halili i ka dhënë fund jetës ditën e sotme, dy ditë pasi vrau gruan e tij shtatzënë 35-vjeçaren Hamide Magashi. Por pasditen e sotme, Indeksonline ka publikuar një video të Sokol Halilit pak orë pasi kreu vrasjen e gruas në oborrin e spitalit. Ai është parë në dalje të Suharekës, i maskuar për të mos u pikasur nga askush. 

Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme, Halili ka qenë i veshur me të zeza dhe me kapelë në kokë. Madja ka bërë lëvizje të shpeshta rreth spitalit para se të kryente vrasjen. Rreth një orë para vrasjes së gruas, Halili kishte ndaluar në faramaci dhe kishte marrë ilaçe për dhimbjen e kokës.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë ku më 30 nëntor Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.

1 VITE ME PARE

Vetëvrasja e Halilit, Policia: I kërkuam të dorëzohej, por nuk pranoi

Vrasja makabre në Kosovë, i jepet lamtumira 35-vjeçares Hamide
Sokol Halili dhe Hamide Magashi

KOSOVë- Detaje kanë dalë në lidhje me vetëvrasjen e Sokol Halilit. Policia ka njoftuar se ata kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore përfshirë masat e sigurisë si dhe ka aplikuar masat e negocimit me personin e dyshuar për t’i mundësuar atij dorëzimin. Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armën e zjarrit ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Njoftimi i Policisë:

Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 30 nëntor 2022, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj hetimore dhe operative, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, ka punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e personit të dyshuar. Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth ores 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes. Lidhur me rastin janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë ku më 30 nëntor Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.

1 VITE ME PARE

“Oh veç një vëlla ta kishe pas", poezia e mbesës së Hamides së vrarë nga ish-burri që i rrëqethi të gjithë

Vrasja makabre në Kosovë, i jepet lamtumira 35-vjeçares Hamide
Halili dhe Magashi

KOSOVË- Pak minuta më parë i është dhënë lamtumira e fundit Hamide Magashit, 35-vjeçares e cila u vra në mënyrë makabre nga sih-bashkëshorti i saj në oborrin e maternitetit të Prishtinës ku pritej dhe të sillte në jetë fëmijën e saj.

Trupi i së ndjerës është dërguar nga morgu në shtëpinë e familjarëve ku gjendja e motrave të saj ka qenë tepër e rënduar pas fatkeqësisë që i ndodhi. Të gjithë me lot në sy i la edhe një poezi e recituar nga mbesa e të ndjerës, vajza e njërës prej 6 motrave të saj.

“Oh veç një vëlla ta kishe pas, vrasjen e lehtë se kishe pas, i le motrat me lot në sy, teze e dajë nuk të harrojnë ty. Na i ke mshel derën me dry, gjashtë motra nuk të harrojnë ty. Pritëm lajmin se po bëhesh me fëmijë, morën lajmin të vrajtën ty, atë zoti e marroftë ne teze ty kurrë nuk të harrojmë”.- recitoi ajo.

Derisa dheu mbulonte trupin e 35 vjeçares Hamide Magashi që pritej të bëhej nënë dhe që jetën ua mori me armë Sokol Halili, dhimbjen më të madhe e përjetuan motrat e saj.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë ku më 30 nëntor Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.

1 VITE ME PARE

Vrau ish-gruan shtatzënë në Kosovë, policia u përpoq të negocionte me të, autori VRET veten

Vrasja makabre në Kosovë, i jepet lamtumira 35-vjeçares Hamide
Hamide dhe Sokol

KOSOVË- Sokol Halili, burri i cili vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten Hamide Magashin ka vrarë veten. Kjo u bë e ditur nga ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Ministri deklaroi se pavarësisht përpjekjes së policisë për negocim, ai vrau veten. 

'Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.'- bëri të ditur ministri. 

Ditën e sotme, sot iu dha lamtumira e fundit Hamide Magashit, gruas shtatzënë e cila u vra dy ditë më parë para Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Ajo u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre. Teksa ndodhej në arrati, familjarët e viktimës kanë bërë të ditur për mediat se kanë frikë për jetën e tyre, duke qënë se autori ishte ende në kërkim.

1 VITE ME PARE

Vrasja makabër e Hamide Magashit, avokatët: Duhet ashpërsuar politika ndëshkimore ndaj autorëve të krimeve të rënda

Vrasja makabre në Kosovë, i jepet lamtumira 35-vjeçares Hamide
Vrasja e Hamide Magashit

KOSOVË- Avokatët kërkojnë ashpërsim të politikave për autorët e krimeve të rënda, duke marrë shkas nga vrasja e 35- vjeçares Hamide Magashi (41 javëshe shtatzënë) dy ditë më parë në hyrje të martenitetit të QKUK-së, nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili. 

Avokatja Saranda Keqekolla Sadiku në një prononcim për Telegrafin tha se nëse çdo profesionist do të bëjë punën si duhet dhe të jetë efikas, atëherë numri i vrasjeve të grave do të ishte më i ulët.

Vrasje të grave nga bashkëshortët ka pasur edhe më herët por dallimi është se tani kemi shtet, kemi ligje dhe institucionet kompetente me njerëz të profilizuar për dhunë në familje. Mendoj se po që se çdonjëri prej tyre do ta bëjë punën si duhet, të jetë efikas, të trajtohen shpejt rastet, numri i vrasjeve të grave do të jetë më i ulët”, ka thënë Keqekolla-Sadiku.

Sipas avokates, edhe me Kodin Penal të Kosovës dhe ligjin “Dhuna në familje” parashihen dënime mjaft të rënda, por problem është praktika gjyqësore, e cila nuk shqipton dënime aq të rënda.

Kur kemi edhe lëndime të rënda apo vrasje, ato do të ndiqen penalisht për dy veprat dhe raporti familjar do të jetë rrethanë rënduese”, tha avokatja.

Dënimet për dhunën në familje, sipas saj deri tani kanë qenë të ulëta.

Nga përvoja ime dënimet kanë qenë: 5 muaj me burg, 1 vit me kusht, etj, pra relativisht dënime të ulëta”, theksoi avokatja.

Ndërkaq, për rastin tragjik në QKUK, avokatja Keqekolla Sadiku tha se nuk ishte e mjaftueshme vetëm urdhër- mbrojtja.

“Rasti i së mërkurës kur kemi një viktimë… ligjvënësi ka pasur kujdes të shtuar për fëmijët, gratë shtatzëna, personat me aftësi të kufizuar dhe nuk është e mjaftueshme urdhër mbrojte sepse ajo nuk të ofron mbrojtje fizike do të thotë është një vendim gjykate ku po që se viktima nuk e njofton policinë se kryesi i dhunës nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës, policia edhe nuk ka si ta dijë”, tha ajo.

Keqekolla Sadiku po ashtu theksoi se duhet shikuar edhe se si është raportuar rasti në polici dhe se sa është vlerësuar rrezikshmëria e rastit.

Këtu duhet të shikohet se si është raportuar rasti në polici, sa është vlerësuar rrezikshmëria e rastit, si është marr vendimi që kryesi i dhunës në fjalë të mbetet në liri, dhe urdhër mbrojtja të jetë masë e mjaftueshëm, dhe po qe se ka pas lëshime nga institucionet atëherë duhet të merren masa ndaj tyre dhe personat kompetent të ndëshkohen në mënyrë që edhe institucionet të vetëdijesohen se pozita që mbajnë është e shenjtë, dhe për të duhet edhe të japin përgjegjësi e jo vetëm të zënë vendet e pozitat e tyre”, tha ndër të tjera avokatja, Saranda Keqekolla – Sadiku.

Edhe avokati Musa Damati për Telegrafin ka thënë se vala kriminale e vrasjeve ndaj grave në Kosovë është krim i papranueshëm dhe akt makabër i cili duhet të ndalohet.

Vrasja makabre në Kosovë, i jepet lamtumira 35-vjeçares Hamide
Avokati Musa Damati

Vala kriminale e vrasjeve ndaj grave në Kosovë është krim i papranueshëm dhe akt makabër i cili duhet të ndalohet. Shoqëria duhet të bashkohet në luftën tonë të përbashkët kundër krimit, dhe të marrë mbështetje nga të gjitha segmentet shoqërore, duke ashpërsuar edhe politikën ndëshkimore kundër autorëve të krimeve të rënda. Kodi Penal për veprat penale të vrasjeve të rënda me paragrafët vijues përcakton sanksion penal nga së paku 10 vite deri në burgim të përjetshëm”, ka thënë Damati.

Ai theksoi se urdhri mbrojtës i cili lëshohet nga gjykatat në parim përbën kufizime të mjaftueshme për të siguruar jetën dhe trupin e viktimës së dhunës në familje. Sipas tij, problemi dhe skandali qëndron në moszbatueshmërinë adekuate nga organet zbatuese të ligjit, pra jo profesionalizmi në zbatimin e urdhrit mbrojtës.

Urdhri mbrojtës i cili lëshohet nga gjykatat në parim përbën kufizime të mjaftueshme për të siguruar jetën dhe trupin e viktimës së dhunës në familje, por problemi dhe skandali qëndron në moszbatueshmërinë adekuate nga organet zbatuese të ligjit, pra jo profesionalizmi në zbatimin e urdhrit mbrojtës, dhe mungesa e kapaciteteve për sundim të ligjit në Kosovë, po e shkatërron strukturën tonë të ndërtimit shtetëror dhe po krijon pasiguri të lartë te qytetarët e Kosovës”, tha ai duke shtuar se “.

1 VITE ME PARE

Vrasja mizore e 35-vjeçares shtatzënë, mblidhen sot krerët e shtetit në Kosovë

Vrasja makabre në Kosovë, i jepet lamtumira 35-vjeçares Hamide
Konjufca, Osmani, Kurti dhe Gervalla

KOSOVË- Pas vrasjes makabre të 35-vjeçares sahtatzënë Hamide Magashi nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thirrur sot një mbledhje të Këshillit për demokraci dhe të drejta të njeriut.

Në këtë takim, ku pritet të marrin pjesë të gjithë liderët institucionalë, pritet të jepen qëndrime konkrete për masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e dukurisë së vrasjes së vajzave dhe grave në Kosovë.

Osmani tha për RTK se si shtet dhe shoqëri jemi para një sfide serioze, sepse femicidi urgjentisht duhet të ndalet dhe nuk duhet të tolerohet.

“Në këtë takim përveç liderëve institucional do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë, të sigurisë, përfaqësues të shoqërisë civile, të institucioneve të pavarura. Në agjendë janë dy pika konkrete: E para, secili institucionin të jetë në inputin e vet lidhur me mangësitë që ekzistojnë në sistemin tonë për mbrojtjen e jetës së vajzave dhe grave dhe e dyta do të dalim me përfundime dhe konkluzione konkretet se si të parandalojmë këto akte të dhunës dhe këtë femicid, sa më urgjentisht që të jetë e mundur. Shpresoj shumë që secili nga institucionet e Kosovës do të vijë me një listë veprimesh konkrete të cilat nënë ombrellën e Këshillit për demokraci dhe të drejta të njeriut dhe i cili do të mbikëqyrë zbatimin e tyre do të shtyhen përpara, duke kuptuar seriozitetin e kësaj situata jashtëzakonisht tronditëse për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë. Si shtet dhe shoqërisë jemi para një sfide serioze, sepse femicidi urgjentisht duhet të ndalet dhe nuk duhet të tolerohet”, tha Osmani.

Autori i ngjarjes ndodhet ende në arrati ndërkohë që policia e Kosovës, e cila e ka shpallur në kërkim, ka bërë thirrje dhe për ndihmën e qytetarëve nëse kanë informacion për vendndodhjen e tij.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë ku më 30 nëntor Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.

1 VITE ME PARE

Vrau gruan shtatzënë, autori ende në arrati, policia gjen për 40 orë vetëm mjetin e tij

Vrasja makabre në Kosovë, i jepet lamtumira 35-vjeçares Hamide
Sokol Halili

Të mërkurën rreth orës 18:00 u vra një grua shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në Prishtinë, ndërsa edhe pas 40 orëve i dyshuari, ish bashkëshorti i saj Sokol Halili është në arrati.

Policia e Kosovës deri tani ka gjetur veturën me të cilën ka lëvizur i dyshuari dhe pasi ka kryer hetimet, e ka kthyer veturën në oborrin e shtëpisë së Sokol Halilit, ndërkaq ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit.

Familjarët e të ndjerës kanë treguar se viktima dhe dorasi kanë qenë të ndarë që pesë muaj. Motra e viktimës ka bërë të ditur se autoritetet kanë qenë të njoftuara për problemet e viktimës me ish-bashkëshortin.

Gjykata Themelore e Ferizajt përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35 vjeçares e cila u vra mbrëmë në oborrin e QKUK-së.

Në njoftim thuhet se kërkesa për lëshimin e urdhrit mbrojtës ishte bërë me datë 08 shtator 2022.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, lidhur me rastin që ka ndodhur mbrëmë me datë 30.11.2022, në oborrin e QKUK-së, ku i dyshuari S.H. dyshohet se ka privuar nga jeta tani të ndjerën gruan shtatzënë H.M, lidhur me këtë ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në bazë të dhënave nga Sistemi Informativ për Menaxhimin e Lëndëve SMIL, janë të evidentuar këto të dhëna. Me datë 08.09.2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj palës përgjegjëse S.H. sipas nenit 13 dhe 14 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje”, thuhet në njoftim.

Më tej gjykata bënë të ditur se pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2023.

“Ky aktvendim i është dorëzuar palëve dhe atë palës përgjegjëse, mbrojtësit të tij, palës së mbrojtur, mbrojtësit të viktimave, QPS –Lipjan si dhe Stacioni Policor në Lipjan i cili është urdhëruar që ta bëjë zbatimin e vendimit të urdhrit mbrojtës.

Me datë 23.09.2022, me aktgjykimin e evidentuar si: 2022:174052, i pandehuri S.H. është shpallur fajtor për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe i është shqiptuar dënim me gjobë”, thuhet në njoftim.

Gjykata thekson se më 10 gusht 2022, Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën e evidentuar si: PP.II.nr,1066/2022, me të cilin ka akuzuar të pandehurin S.H. për veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, ndaj të dëmtuarës H.M.

“Me datë 07.09.2022 lidhur me këtë aktakuzë është caktuar dhe mbajtur shqyrtimi fillestar, me ç ‘rast i pandehuri S.H. ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet. Gjykata në afatin prej 30 ditëve konform nenit 245, 249 dhe 250 të KPP-së, i ka njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësin e tij se mund të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Mbrojtësi i të pandehurit S.H. me datë 26.09.2022 ka paraqitur kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Gjykata me datë 18.11.2022, ka marr aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e mbrojtësi të pandehurit për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave”, thuhet në njoftim.

E Inspektorati Policor ka nisur hetimin për trajtimin e rastit nga policia të 35 vjeçares së vrarë.

Kështu është konfirmuar për KP nga IPK, derisa është bërë e ditur se është autorizuar një grup hetimor i veçantë nga dy departamente për të grumbulluar të dhënat.

“Ju konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim paraprak dhe ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy nga departamentet operative të IPK-së (Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve) të cilat janë angazhuar në grumbullimin e të dhënave lidhur me veprimet apo mos veprimet e zyrtarëve në trajtimin e rasteve që lidhen me incidentin në fjalë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Më tej, thuhet se veprimet tjera do të ndërmerren bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në koordinim edhe me institucionet tjera.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka kërkuar përfshirjen e IPK-së për hetimin e punës, veprimeve apo mosveprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë në trajtimin e këtij rasti.

E Shukrie Magashi, motra e 35-vjeçares që është vrarë të mërkurën mbrëma ka dhënë detaje të reja për raportet problematike të çiftit.

Magashi në RTV Dukagjini thotë se që në ditën e parë të martesës janë paraqitur shenjat e para.

“Ditën e parë pas martesës motra nuk është lajmëruar fare në telefon. Pasdite në është lajmëruar burri i saj i cili na ka dërguar vetëm një sms se “motra është mirë”, dhe ne mos të bëhemi merak”, rrëfen motra e viktimës.

Ajo thotë se motra është keqtrajtuar vazhdimisht, është lënë pa ngrënë e pa mirë dhe nuk është lejuar të takohet me familjen e saj.

“Tërë kohën motra ka qenë e kërcënuar e rrahur. Ajo është lënë pa ngrënë e pa pirë. Asnjëherë nuk e kanë lënë të bëhet bashkë me ne për ndonjë ndeje”.

Shukria thotë se ka folur me të motrën rreth orës 5 të ditës së djeshme dhe se gjendja e saj ka qenë mirë deri në atë orë.

Ajo thotë se nuk është vizituar nga institucionet lokale apo qendrore

Me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” në Prishtinë të enjten u mbajt edhe protestë.

Qindra protestues në sheshin “Zahir Pajaziti”, kërkuan përgjegjësi institucionale për vrasjen e së mërkurës.

“Polici jeni bashkëfajtorë në vrasjen e grave”, “Edhe sa thirrje të humbura”, janë disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët po marshojnë drejt Prokurorisë së shtetit, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë, raporton Telegrafi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është e gatshme të jap dorëheqje nëse vërtetohet se ka pasur përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë në rastin e vrasjes së shtatzënës 35-vjeçare në QKUK.

“Sa më përket mua, vetëm adresojeni se ku është përgjegjësia e drejtpërdrejt e ministres së Drejtësisë apo e tërthortë në këtë drejtim, dhe unë në jam në gjendje të jap dorëheqje”, tha ajo. /Telegrafi/

1 VITE ME PARE

U vra nga ish-bashkëshorti në oborrin e spitalit, sot i jepet lamtumira Hamide Magashit

Vrasja makabre në Kosovë, i jepet lamtumira 35-vjeçares Hamide
Çifti

KOSOVË- Hamide Magashi, gruaja shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti i saj para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Familjarët e 35-vjeçares kanë bërë me dije se varrimi do të bëhet sot në orën 13:00.

Hamide Magashi u vra mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. I dyshuari i vrasjes është ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, i cili është ende në arrati. 35-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje nga gjykata, ndërsa policia po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të arrestuar Sokol Halilin. 

1 VITE ME PARE

“Jeni një m*t i madh”, Stresi revoltohet me VIP-at: Nuk reaguat për gruan shtatzënë që u vra

Vrasja makabre në Kosovë, i jepet lamtumira 35-vjeçares Hamide
Stresi

TIRANË- Reperi Stresi ka shpërthyer ndaj personazheve publikë që nuk kanë reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën ku 35 vjeçarja Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë, u vra nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë. Ai shpreh indinjatën sesi asnjë nga personazhet e njohur nuk pati një reagim. 

“E di që ju (vip-at) keni bo shumë pare edhe tash jeni nalt po shumë nalt. Qaq nalt se i mut t’madh jeni se veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë!!! Rasti që ndodhi në Kosovë që u vra një nënë shtatzënë a ju duket pak???? Asnjë reagim s’kemi pa nga ju? A s’ju vjen turp?”, shkruan ai.

Vrasja makabre në Kosovë, i jepet lamtumira 35-vjeçares Hamide

hamide magashi sokol halili vrasja e 35-vjecares ne kosove

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni