LIVE UPDATES
Bota

VOA: Përpjekjet e republikanëve për ndryshime në procedurat që lidhen me votimin në zgjedhjet federale

Përgjatë vitit të ri, republikanët do të jenë nën trysni për të trajtuar kërkesat e Trump për të ndryshuar mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet në SHBA, diçka që ai vazhdon ta mbështesë, pavarësisht fitores së tij në nëntor.

26 Dhjetor 2024, 18:32 Nga E. D
VOA: Përpjekjet e republikanëve për ndryshime në procedurat
foto ilustruese

SHBA- Republikanët po bëjnë përpara me përpjekjet e tyre për të bërë ndryshime në procedurat e votimit në vend. Ata po e shohin si një mundësi faktin që kontrollojnë si Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe të dyja dhomat e Kongresit, për të nxitur ndryshimet e kërkuara prej kohësh që lidhen me dokumentet e identifikimit të votuesve dhe dëshmi mbi shtetësinë.

Ata thonë se përpjekjet në këtë drejtim janë të nevojshme për të rikthyer besimin e publikut tek zgjedhjet, një gërryerje besimi, që demokratët thonë se është nxitur nga pretendimet e rreme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe aleatëve të tij për manipulime të gjera në zgjedhjet e vitit 2020.

Përgjatë vitit të ri, republikanët do të jenë nën trysni për të trajtuar kërkesat e Trump për të ndryshuar mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet në SHBA, diçka që ai vazhdon ta mbështesë, pavarësisht fitores së tij në nëntor.

Projektligjet që propozojne republikanët janë ai i ashtuquajtut Aktit i Besimit të amerikanëve në Zgjedhje si dhe Ligjit për Kualifikimin si Votues, tha ligjvënësi Bryan Steil nga Uiskonsin, kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që trajton ligjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Respektivisht propozimet njihen si aktet ‘ACE’ dhe ‘SAVE’.

“Ndërsa viti i ri na gjen me një qeveri të unifikuar republikane, ne kemi një mundësi reale, që ato t’i miratojmë në Kongres duke i kthyer në ligj”, tha zoti Steil në një intervistë. "Ne duhet të përmirësojmë besimin e amerikanëve tek zgjedhjet".

Por republikanët ka të ngjarë të përballen me kundërshtimin e demokratëve dhe të kenë pak hapësirë për të manovruar për shkak të shumicës së tyre të ngushtë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat.

Por zoti Steil tha se ai pret që varianteve origjinale të projektligjeve t’u bëhen "disa ndryshime" dhe se shpreson që demokratët të punojnë sëbashku me republikanët për t'i përmirësuar dhe miratuar ato.

Ligjvënësi i Nju Jorkut Joe Morelle, demokrati kryesor në komision, tha se egzistonte mundësia për marrëveshje dypartiake për disa çështje, por tha se dy variantët e mëparshme të projektligjeve republikane shkojnë shumë larg.

"Aktualisht pikëpamja jonë dhe e republikanëve është shumë e ndryshme", tha zoti Morelle. “Ata kanë shpenzuar shumicën e kohës në dy vitet e fundit duke kufizuar të drejtat e njerëzve për të marrë pjesë në votime, dhe kjo si në nivel shtetëror ashtu edhe në nivel federal. Dhe Aktet ‘SAVE’ dhe ‘ACE’ e bëjnë një gjë të tillë, ato e bëjnë më të vështirë që amerikanët të votojnë”.

Zoti Morelle tha se dëshiron që të dyja partitë të mbështesin fondet federale për zyrat zgjedhore.

Ai tha se sheh mundësi të tjera bashkëpunimi dypartiak rreth çështjes së kufizimit të parave të huaja që hidhen në zgjedhjet amerikane, si dhe mbi mundësinë e përcaktimit të dokumentit të identifikimit për votuesit, nëse merren paraprakisht masa për t’i mbrojtur ata.

Demokratët thonë se disa shtete kanë ligje shumë kufizuese mbi llojin e dokumentit të identifikimit që konsideruhet si i pranueshëm për votim, duke e bërë më të vështirë për studentët ose ata që nuk kanë një adresë të përhershme banimi.

Zoti Morelle tha se ishte i zhgënjyer nga pretendimet e republikanëve bërë gjatë fushatave zgjedhore të këtij viti, për votime në masë nga ata që nuk kanë shtetësi, gjë që është jashtëzakonisht e rrallë.

Ai vuri në dukje se si këto pretendime u ndalën pasi zoti Trump fitoi zgjedhjet. Votimi nga persona pa shtetësi është i paligjshëm dhe mund të rezultojë në akuza penale dhe dëbim.

"Nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë mbi këtë çështje që nga dita e zgjedhjeve", tha zoti Morelle. "Ditën e zgjedhjeve ndodhi mrekullia që papritmas gjëja për të cilën ata kishin shpenzuar shumë kohë, duke e cilësuar si tejet problematike, apo epidemi, nuk ekzistonte fare".

Përpara zgjedhjeve të nëntorit, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve bënë përpjekje për miratimin e aktin ‘SAVE’, i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në korrik, por ngeci në Senatin e kontrolluar nga demokratët.

Projekligji kërkon që votuesit të paraqesin dëshmi mbi shtetësinë kur regjistrohet për të votuar dhe parashikon gjobë për zyrtarët zgjedhorë që nuk konfirmojnë se ai kualifikohet për të votuar sipas parashikimeve në këtë ligj.

Republikanët thonë se procesi i tanishëm mbështetet në atë që ata e quajnë “sistem besimi”, me boshlleqe ligjore që u ka mundësuar atyre të cilët nuk janë shtetas të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e kaluara. Edhe pse ka raste kur persona që nuk janë shtetas amerikanë të kenë votuar në zgjedhje, hetimet e këtyre rasteve në shtete të ndryshme kanë treguar se kjo është dukuri e rrallë dhe zakonisht bëhet fjalë për gabim e jo përpjekje të qëllimshme për të ndikuar në zgjedhje.

Sipas sistemit aktual, ata që duan të regjistrohen duhet të paraqesin numrin e identifikimit në patentë apo katër numrat e fundit të numrit të sigurimeve shoqërore. Vetëm disa shtete kërkojnë numrin e plotë të tij.

Republikanët thonë se regjistrimi i votuesve nuk është i fortë sa duhet pasi në shumë shtete njerëzit mund të regjistrohen edhe atëherë kur nuk i ofrojnë këto informacione, kjo sepse ka persona që edhe pse nuk janë shtetas, mund të marrin patentë dhe një numër sigurimi shoqëror.

Ata besojnë se kushti i tanishëm që parasheh që kushdo që regjistrohet si votues, plotëson një dokument nën betimin duke thënë se është shtetas amerikan, nuk mjafton.

Ata duan t’i detyrojnë shtetet të refuzojnë aplikimet për regjistrim votuesish në rastet kur nuk ofrohen provat e shtetësisë. Republikanët thonë se një provë e tillë mund të jetë patenta, pasaporta apo çertifikata e lindjes.

Shteti që identifikon jo-shtetasit përmes auditimit të rregulltë

Në Xhorxhia, shtet tradicionalisht i diskutueshëm në zgjedhjet presidenciale, zyrtarët e zgjedhjeve nuk kanë hasur në ndonjë lëshim gjatë procesit të verifikimit të statusit të shtetësisë për 7.3 milionë votuesit e regjistruar. Ata ndërmorën një auditim në vitin 2022 që gjeti se 1,634 persona u përpoqën të regjistroheshin, por se ata nuk ishin verifikuar si shtetas amerikanë përmes një baze të dhënash federale.

Një auditim i dytë këtë vit mori për bazë regjistrat e gjykatave vendore për të identifikuar njerëzit të cilët janë deklaruar se nuk do të shërbejnë në juri për shkak se nuk janë shtetas amerikanë. Nga 20 personat e identifikuar, gjashtë u hetuan për votim të jashtëligjshëm, ndonëse njëri rast u mbyll meqë i dyshuari kishte ndërruar jetë që ateherë.

“Përmes këtyre auditimeve u kemi dhënë votuesve besim se nuk ka jo-shtetas që votojnë këtu në Xhorxhia”, thotë sekretari i shtetit, Brad Raffensperger. “Kur shoqëria është shumë e polarizuar, duhet të ndërtosh besimin. Besimi është standardi i artë”.

Zoti Raffensperger, një republikan që përkrah kriteret për votim përmes dokumenteve të shtetësisë, lavdëron autoritetet shtetërore që miratuan kohë më parë kriteret për paraqitjen fizike të dokumenteve të identifikimit dhe përdorimin e regjistrave automatik të votimit për t’u siguruar se listat e votuesve janë të sakta. Ai shpreson që edhe republikanët e tjerë do të përkrahin një masë të tillë si kjo e fundit meqë, sipas tij, ajo i mundësoi zyrtarëve zgjedhorë të Xhorxhias të shfrytëzojnë procesin e agjencisë që bën regjistrimin e automjeteve për të verifikuar shtetësinë dhe për të përcjellur lëvizjen e banorëve brenda dhe përqark shtetit.

“Duhet ta bësh si duhet ngaqë bëhet fjalë për të drejtën e çmueshme të njerëzve për të votuar”, thotë ai.

Nëse Kongresi miraton ndryshimet, atëherë zyrtarët zgjedhorë në tërë vendin do të detyrohen t’i zbatojnë ato.

Zoti Raffensperger dhe Sekretarja e Shtetit e Miçiganit, Jocelyn Benson, nga radhët e demokratëve, thonë se do të ishte gabim nëse i tërë shteti detyrohet të votojë gjatë një dite të vetme, një ndryshim që zoti Trump thotë se shpreson ta shoh të realizohet ngaqë do të eliminonte votimin e hershëm dhe do të kufizonte qasjen për votimin me postë. Dyja format janë shumë të popullarizuara në mesin e votuesve. Në Xhorxha, 71 për qind e votuesve në nëntor votuan para ditës së zgjedhjeve.

Dy zyrtarët thonë se shpresojnë që ligjvënësit do të dalin me zgjidhjet që funksionuan në shtetet e tyre dhe të vazhdojnë këtë përparim.

“E kemi dëshmuar vazhdimisht në shtetet tona që zgjedhjet tona janë të sigurta dhe të sakta”, thotë zonja Benson./VOA

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale