LIVE UPDATES
Bota

Vizita në Ballkanin Perëndimor/ Von der Leyen arrin në Shkup

Gjatë vizitës në Shkup dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor, kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen do të prezantojë Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor.

29 Tetor 2023, 20:09 Nga r.ll

 

Vizita në Ballkanin Perëndimor/ Von der Leyen arrin në Shkup
Ursula von der Leyen

 

SHKUP- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën në mbrëmje ka arritur në Shkup, duke filluar turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, pasi ajo pas kryeqendrës maqedonase do të vizitojë Prishtinën, Podgoricën, Beogradin dhe Sarajevën.

Gjatë vizitës në Shkup dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor, kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen do të prezantojë Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor. Korniza është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Paketa e investimeve e planifikuar nga blloku për avancimin e rajonit arrin në 6 miliardë euro – 2.1 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi. Megjithatë, ndihma për rajonin do të kushtëzohet nga shkalla e reformave të zbatuara në secilin prej vendeve veç e veç. Përveç kësaj, gjatë takimeve me autoritetet maqedonase një vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet reformave dhe ndryshimeve kushtetuese që janë të domosdoshme për integrimin evropian.

“Kemi çështje të rëndësishme për të biseduar në lidhje me reformat dhe angazhimet tjera para përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe përpara publikimit të Raportit Vjetor të Progresit 2023. Në takimet e ditës së hënë presim diskutime të dobishëm të fokusuar në hapat dhe planet e ardhshme për përparim të shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE”, tha zëvendëskryeministri maqedonas, Bojan Mariçiq, përmes një postimi në Facebook pas pritjes që i bëri zyrtares së BE-së në aeroportin e Shkupit.

Vizitën në Maqedoninë e Veriut, shefja e KE-së e nisi me një darkë pune me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, ndërsa të hënën do të pritet nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Ajo po ashtu do të vizitojë edhe një fabrikë për përpunimin e pemëve dhe perimeve të financuar nga programi evropian IPARD.

Në agjendës e zyrtares së lartë të BE-së, për momentin nuk janë paraparë takime me drejtuesit e opozitës maqedonase nga të cilët varet nëse do të miratohen apo jo ndryshimet kushtetuese deri në dhjetor, pas së cilës do të dihet nëse Këshilli Evropian do ta marrë vendimin që Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut të nisin fazën e dytë të negociatave të anëtarësimit.

Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka thënë se nga vizita e Ursula von der Leyen pret që ajo të njoftojë nisjen pa kushte të bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

“Unë pres që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dalë me qëndrimin se Maqedonia [e Veriut] pa kushte do të nisë bisedimet BE-në dhe se pa kushtet shtesë me të cilat po ballafaqohet vendi ynë, do t'i fillojmë negociatat”, ka deklaruar Mickovski duke komentuar vizitës e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Zyrtarja e BE-së, pritet të theksojë rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj si popull shtetformues, ashtu siç parashihen me atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë.

Ndryshimet duhet të miratohen nga Kuvendi me dy të tretat, por shumica parlamentare nuk ka votat e nevojshme andaj kërkohet mbështetja e opozitës, e cila i kundërshton me arsyetimin se janë të dëmshme për interesat shtetërore e kombëtare maqedonase.

Marrë nga REL. 

ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet