LIVE UPDATES
Bota

Vizita e ministrit izraelit në Malin e Tempullit mbledh Këshillin e Sigurimit

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour kërkoi gjithashtu ndalimin e provokimeve nga izraelitët dhe të respektohet status quo-ja historike në një vend që është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.

5 Janar 2023, 15:50 Nga I.A
Vizita e ministrit izraelit në Malin e Tempullit mbledh Këshillin e
Itamar Ben-Gvir

JERUSALEM- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) caktoi një takim urgjent për të enjten me kërkesë të palestinezëve, të cilët po protestojnë ndaj një vizite të ministrit ultra-nacionalist izraelit Itamar Ben-Gvir në Malin e Tempullit, një vend i shenjtë në Jerusalem dhe skenë e shpeshtë konflikti.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour kërkoi gjithashtu ndalimin e provokimeve nga izraelitët dhe të respektohet status quo-ja historike në një vend që është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.

Vizita e ministrit të ri izraelit të sigurisë kombëtare në faltore, të cilën hebrenjtë e quajnë Mali i Tempullit dhe myslimanët e quajnë Streha e Shenjtë (Haram al-Sharif), nxiti dënime të ashpra në të gjithë botën myslimane dhe qortim nga SHBA-ja. Gjithashtu, shkaktoi frikën nga shpërthimi i trazirave pasi organizatat ekstremiste palestineze kanë kërcënuar se do të përgjigjen.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour u tha gazetarëve të mërkurën se dënon jo vetëm vizitën e Ben-Gvir, por edhe "mjedisin më të gjerë të ekstremizmit" rreth qeverisë më ekstreme në historinë e Izraelit. Ai akuzoi Izraelin për agresion jo vetëm ndaj vendeve të shenjta myslimane, përfshirë xhaminë Al-Aksa, por edhe ndaj atyre të krishtera, përfshirë varrezat.

Mali i Tempullit, ku dikur ishin tempujt e lashtë hebrenj, është më i shenjti në judaizëm. Sot, aty ndodhet xhamia Al Aksa, e treta më e rëndësishme në Islam.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, ku ndodhet faltorja, në luftën e vitit 1967. Hebrenjve u lejohet ta vizitojnë atë, por jo edhe të luten atje.

Ben-Gvir, i njohur për deklaratat nxitëse kundër palestinezëve dhe pakicës arabe të Izraelit, i frymëzuar nga një rabin racist, e cilësoi Malin e Tempullit si "”vendi më i rëndësishëm për popullin hebre” dhe dënoi atë që ai e quajti “diskriminim racist ndaj vizitave të hebrenjve” në faltore.

Ai paralajmëroi se vizitat do të vazhdojnë, ndërkaq ndaj kërcënimeve të Hamasit islamik, që ka pushtetin në Rripin e Gazës, ai u përgjigj se qeveria izraelite “nuk do t’i dorëzohet një organizate vrastare, një organizate të ndyrë terroriste”.

Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori palestinez tha se palestinezët “nuk do të kënaqen me deklarata të bukura” dhe se ata duan që ato të zbatohen konkretisht, në mënyrë që të mos përsëritet ajo që ndodhi “në xhaminë Al-Aksa dhe Al-Haram Al- Sharif”. Ai tha se kërkon garanci për respektimin e status quo-së historike me veprime, jo vetëm me fjalë.

Përplasjet midis forcave izraelite të sigurisë dhe protestuesve palestinezë në vendin e shenjtë dhe rreth tij, u shndërruan në një luftë 11-ditore me Hamasin, në vitin 2021.

Një javë më parë, Benjamin Netanyahu u rikthye në pushtet dhe ai tani është kryeministër i Izraelit për të gjashtën herë, si dhe në krye të qeverisë më të djathtë në historinë e vendit. Qëllimet e qeverisë së re janë zgjerimi i vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor dhe aneksimi i atij territori të pushtuar. Si përgjigje ndaj vizitës së Ben-Gvir, Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar të “ruajë rreptësishtë status quo-në në vendin e shenjtë” dhe se pretendimet për ndryshim janë të pabaza.

Marrë nga REL

itamar ben-gvir riyad mansour

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale