Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•U mbajt sot në Paris forumi i Paqes. Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alekasandër Vuçiç. • Kurti nuk ka folur pas takimeve me Borrell e Lajçak, ndërkohë që Vuçiç me anë të një postimi në Instagram ka theksuar se Kosova duhet që të nisë të përmbushë obligimet e saj. • Në Forumin e Paqes në Paris nga Shqipëria ishte dhe kryeministri Edi Rama. •Kreu i Qeverisë u shpreh se Vladimir Putin mund të shkaktojë probleme në Ballkan, teksa u ndal të çështja e Kosovës dhe Serbisë duke thënë se është ende pazgjidhur paqja përfundimtare mes këtyre 2 shteteve. •Rama tha se ndonëse Rusia ka ndikim të madh dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha, Ballkani është i bashkuar. •Edicioni i pestë i Forumit të Paqes në Paris ka mbledhur liderë nga mbarë bota, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, bizneseve, bankave zhvillimore për të diskutuar eliminimin e krizave të shumëfishta globale, duke promovuar forcimin e bashkëpunimit dhe multilateralizmit.
11 artikuj për këtë temë.
FRANCË-Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Pallatin Elysee. Kreu i qeverisë thotë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se do të marrë pjesë në darkën zyrtare me Presidentin Emmanuel Macron. Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Rama ndodhet në Paris, në Forumin e Paqes me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron. Ai ka marrë pjesë në panelin “Universalizëm kur mundesh dhe multilaterizëm kur duhet”. Kreu i qeverisë shprehu edhe një herë pakënaqësitë që Bashkimi Evropian e la vetëm Ballkanin perëndimor gjatë pandemisë.
FRANCË- Gjatë forumit të Paqes në Paris, Kryeministri Edi Rama tha se është pesimist për situatën në të cilën ndodhet fjala e lirë momentalisht por shtoi se ka shpresë së gjithçka do të ndryshojë. Ai kujtoi për të pranishmit një artikull që shkroi vite më parë për 'The Guardian'.
“Është një kënaqësi e vërtetë që jam këtu sepse që prej disa kohësh kam qenë shumë i frustruar nga pamundësia për të përftuar një mënyrë komunikimi mes institucioneve dhe botës së medias. Pastaj takova Kristofin. Mësova për këtë gjë. Kurrë nuk kishim ëndërruar as për fjalën e lirë apo median e lirë.. Kur isha në Paris për herë të parë. Më kishin refuzuar vizën për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Përmes një miku këtu arrita të shkruaj një artikull për The Guardian. Kishim bërë çeljen e shtypit të lirë në Shqipëri që ishte një xhungël. Në atë kohë shkruaja atje. Gjeta një mesazh nga The Guardian që donin të flisnin për artikullin tim nëse jam i lumtur apo i kënaqur me titullin që sugjerojnë ata. Thashë me vete si mund ë më pyesin mua për një gjë që mund ta bëjnë vetë. Të nesërmen më morën sërish në telefon. Titulli ishte shumë normal dhe më i mirë se ai që kisha vënë unë. Thashë pse duhet të më pyesnit thjesht mund ta botonit. Gruaja nga ana tjetër tha jo ne nuk funksionojmë kështu. Duhet të kontrollojmë gjithçka me autorin. Sot jetojmë në një botë ndryshe.
Të ruash ekuilibrin mes lirisë së fjalës është sfidë e stërmadhe dhe është sfida e civilizimit tonë. Në emër të lirisë së fjalës nuk mund të përhapen gënjeshtra sit ë ishin të vërteta. Jam shpresë plotë se diçka do të ndryshojë. Drejtpeshimi, nëse ka një të tillë do të shpëtojë njerëzimin ose do të jemi në pozitë shumë të keqe. Jam pesimist nëse nuk gjendet një lloj arsyetimi dhe ekuilibri”, deklaroi Rama.
FRANCË- Kryeministri Edi Rama nga Parisi ku po merr pjesë në Forumin e Paqes u shpreh se Ballkani Perëndimor ia ka dalë të qëndrojë larg luftrave konvencionale. Ai mori rolin e “gazetarit”, teksa i drejtoi një pyetje Presidentit të Francës Emmanuel Macron, ndërsa bashkëbisedimi vijoi si më poshtë:
Rama: Doja t'ju pyes, meqë e nisa me përqafim nga Putin, vazhdoni të ndihmoni Ballkanin e shkoi deri tek ju lutem shpëtoni njerëzimin, si ndiheni për këtë?
Macron: Jo, besoj se këtë do ta bëjmë të gjithë së bashku, nuk më duket se e gjithë barra është në shpatullat e mia. Dëshiroj të falenderoj të gjithë ekipin dhe ju që jeni të pranishëm. Ju jeni kthyer cdo vit se kemi prezantuar nisma nga më të ndryshme, si mbrojtja e gazetarëve dhe kriza e ushqimit. Ne besojmë te kjo gjë. Për të siguruar Edin, jam entuziast.
FRANCË- Kryeministri Edi Rama, përmendi gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, ndihmën që disa shtete i kanë dhënë vendit tonë gjatë periudhës së pandemisë. Ai tha se BE u tregua egoiste duke mos ndihmuar e se po të mos ishte për Rusinë, Kinën apo Turqinë vendi ynë nuk do ia kishte dalë dot.
'Sa më shumë koha kalon aq më tepër provohet se kjo është ide e shkëlqyer, unë e mbështes se e pamë të shpalosej menjëherë pasi nisi lufta por dhe pasi përjetuam pandeminë, e cila na tregoi se mungesa e kësaj ure lidhëse mund të krijojë një distancë dhe ndasi mes të pasurve dhe të varfërve. E pamë BE që të sillej si federatë vendesh egoiste, që ikën nga sytë këmbët për të ndarë vaksinat. Për një kohë të gjatë dëgjonim moton që duhet të punojmë, ata krijojnë probleme. Por cfarë ndodhi, pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë ne nuk do mbijetonim se vaksinat nuk erdhën nga BE.
Ne jemi në një paradoks të dhimbshëm se na duhet të përballemi me shumë gjëra dhe me lufta që nuk na lejojnë që të përballemi me luftra që mund ta shkatërrojnë njerëzimin.'- tha Rama.
FRANCË- Kryeministri Edi Rama nisi fjalimin e tij në samitin e Paqes në Paris me një batutë, drejtuar presidentit Francez, Emmanuel Macron. Kreu i Qeverisë shqiptare iu drejtua Macron duke i thënë se është shumë kurajoz që ka vendosur afate e që ka ftuar njerëz nga Amerika Latine dhe Ballkani.
'Jeni shumë kurajoz, që të vendosni një kufi kohor dhe të ftoni njerëz nga Amerika Latine dhe Ballkani, ju heq kapelen. Tani e kuptoj se përse Putin kërkon që të të përqafojë. '- tha Rama.
FRANCË- Kryeministri Edi Rama ishte pjesmarrës në Forumin e Paqes që zhvillohet në Paris. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij është ndalur edhe tek rajoni i Ballkanit Perëndimor, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria ku u shpreh se ka më shumë mundësi mes shteteve që të punojnë së bashku. Rama tha se Ballkani i Hapur është një projekt që nxit vendet për të ecur përpara së bashku në rrugën e reformave, që sipas tij do të japë përfitime për të gjitha shtetet e rajonit.
'Unë e mbështes Kryeministrin Macron dhe e falenderoj që për të qenë pjesë e këtij paneli. Ne mendojmë se kemi shumë mundësi që të punojmë së bashku, të ndërtojmë iniciativa si Ballkani i Hapur së bashku me shtetet e tjera të rajonit, një projekt i cili na nxit për të ecur përpara së bashku në rrugën e reformave. Ka patur njerëz që ka pasur qëndrime skeptike ndaj kësaj iniciative, ndërsa nga ana tjetër së fundmi kemi gjetur përkrahje për këtë ide që kemi zhvilluar në Ballkanin Perëndimor, e cila do të japë përfitime për të gjitha shtetet e rajonit. Unë besoj se do të vijojmë në këtë rrugë. Më vjen keq zoti President që unë nuk fola siç fola homologu nga Amerika Latine, por besoj se isha në një linjë me qëndrimet tuaja”, u shpreh Rama.
Më tej Rama u shpreh se shtetet e rajonit tonë kanë arritur me sukses që të qëndrojnë larg konfliktit konvencional, teksa shtoi ndër të tjera se Rusia ka influencë të madhe në rajon dhe mund të shkaktojë destabilitet.
“Mendoj se duke qenë kryeministër i Shqipërisë, dhe jo Presidenti i Francës unë nuk do të kem detyrë që të zgjidh problemet e botës, këtë unë e kuptoj, por nga ana tjetër ju e dini që tashmë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur sukses që të qëndrojnë larg konfliktit konvencional duke qenë rajoni më i brishtë. Ne duam të jemi pjesë e komunitetit të shteteve europiane. Kemi dhe përgjegjësitë tona. E dimë shumë mirë se në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka një influencë të madhe dhe mund të shkaktojë destabilitet në një farë mënyre. Por për shkak të ndarjeve historike që ka Ballkani Perëndimor, Rusia ka sërish një ndikim në Ballkanin Perëndimor. Ka çështje të cilat cenojnë stabilitetin që është gjetja e një zgjidhje paqësore mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të shikojmë që shtetet ballkanike të jenë të bashkuara, të veprojnë së bashku. Jam shumë i kënaqur që shtetet ballkanike votuan në një zë kur ishte fjala për të ndëshkuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës. Mund të them që jemi në drejtimin e duhur”, u shpreh Rama.
FRANCË- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është takuar sot në Paris me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi. Vuçiç ka shkruar se është pajtuar me bashkëbiseduesit se është e nevojshme të ulen të gjitha tensionet dhe të zgjidhen problemet në mënyrë racionale, për të cilën Serbia gjithmonë insiston.
Postimi i Plotë:
Theksova se është shumë e rëndësishme që institucionet evropiane dhe shtetet anëtare të BE-së të qëndrojnë të vendosur në qëndrimin e tyre se Prishtina më në fund duhet të fillojë t'i përmbushë obligimet e marra, e cila para së gjithash ka të bëjë me formimin e Komunitetit të Komunave Serbe, gjë që do të tregonte angazhimin e tyre të pretenduar në praktikë, vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura.
View this post on Instagram
FRANCË- Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent në një panel diskutimi në Forumin e Paqes që po mbahet në Paris ku është diskutuar e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.
Të pranishëm në panelin e diskutimit, së bashku me Ramën, kanë qenë dhe kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç, nënkryetari i Fondacionit Soros për një Shoqëri të Hapur, Aleksandër Soros dhe Drejtoresha e Programit të Evropës së Zgjeruar në Këshillin Evropian për Punët e Jashtme (ECFR), Marie Dimulen.
Abazoviç tha se e ardhmja e përbashkët e rajonit është në Bashkimin Evropian dhe u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor të përfundojnë pjesën e tyre të punës, duke treguar se duhet të ketë një ndjeshmëri më të madhe të Brukselit dhe Vendet evropiane për të ringjallur procesin e zgjerimit.
“Ballkani Perëndimor mund t'i japë shumë BE-së dhe për këtë ne nuk duhet të qëndrojmë jashtë procesit”, tha Abazovic.
Ditën e sotme po mbahet Forumi i Paqes në Paris i cili ka mbledhur liderë nga vende të ndryshme të botës, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama. Edicioni i pestë i këtij forumi dyditor është titulluar “Dalja nga kriza e shumëfishtë” dhe i kushtohet sfidave të mëdha të ditëve të sotme, duke përfshirë ndryshimet klimatike, valën e pandemisë së virusit korona, thellimin e pabarazisë dhe konfliktet gjeopolitike me pasoja globale. Forumi i Paqes” nisi në vitin 2018 me nismën e presidentit Macron, në 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, derisa synimi tij është promovimi i multilateralizmit.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në Forumin e Paqes në Paris ka folur për raportet jonormale të Kosovës me Serbinë dhe se si duhet të duket marrëveshja përfundimtare me të. Gazeta Express shkruan se Kurti tha se Kosova ka qenë pala konstruktive në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, por se Serbia është ajo që duhet të ndryshojë.
“Bashkimi Europian po përpiqet fort që të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet të normalizohen marrëdhëniet. Kosova është vend normal, por më duhet ta pranoj që marrëdhëniet e vendit tonë me Serbinë nuk janë normale dhe ato duhet normalizuar. Dialogu në Bruksel është dialog për statusin e marrëdhënieve, por jo për statusin e Kosovës. Pra, bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve që nënkupton marrëveshje përfundimtare, ligjërisht obligative me në qendër të saj njohjen reciproke. Sigurisht që mund të ketë pika të tjera në atë marrëveshje, por njohja e ndërsjellë do të jetë pika qendrore” tha Kurti.
Kurti tha se më të si kryeministër, dialogu është parimor, simetrik dhe i barabartë, si dhe shtoi se në këtë proces është konstruktiv e kreativ.
“Në anën tjetër, besoj që Serbia duhet të distancohet së pari edhe nga e kaluara e Millosheviqit edhe e tashmja e Putinit, sepse kjo do të na ndihmonte shumë për të arritur marrëveshjen, për t’i dhënë drejtësi viktimave dhe për të arritur atë marrëveshjen e pajtimit për gjeneratat që do të vijnë”, tha Kurti.
FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Në një diskutim që ka pasur në kryeqytetin francez, Kurti ka folur për bazat e ushtrisë së Serbisë në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Kosovës. Gazeta Express shkruan se Kurti ka thënë se në afërsi të vijës kufitare janë 48 baza operative të Serbisë, 28 prej tyre me xhandarmëri dhe 20 më ushtri. Ai e ka cilësuar këtë fakt si rrezik për Kosovën, por thotë se Kosova s’është e frikësuar meqë Kosova e ka NATO-n brenda edhe pse Kosova ende s’është në NATO.
“Rreth kufirit të Kosovës, ka 48 baza operative të Serbisë. Të 28 janë me xhandarmëri dhe 20 me ushtri. Ky është një rrezik për vendin tonë, por s’jemi të frikësuar. Kosova s’është në NATO, por Kosova e ka NATO-n brenda”, ka thënë kryeministri Kurti.
FRANCË- Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane sot në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alekasandër Vuçiç. Këtë e ka bërë të ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmes një postimi në Twitter.
“BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar Stano.
Kosovo/Serbia: To continue ???????? efforts to help ???????????????? to de-escalate,defuse current tensions and advance in EU facilitated Dialogue, @JosepBorrellF will meet with @albinkurti & @predsednikrs @avucic in Paris tomorrow in separate meetings.
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) November 10, 2022