24 Tetor 2022, 07:50
Nga F.M
Polici qëllon adoleshentin
SHBA- Një oficer i Departamentit të Policisë në San Antonio, James Brennand, qëlloi me armë zjarri një djalë 17-vjeçar, i cili po hante diçka në makinën e tij, në një parking të McDonald's në Teksas.
Oficeri, një efektiv me shtatë muaj përvojë, u pushua nga puna për shkelje të "taktikave, trajnimit dhe procedurave" të departamentit. Në deklaratën zyrtare, policia është shprehur se oficeri kishte dalë në terren pasi kishte marrë një telefonatë për një shqetësim në atë zonë, kur pa një makinë që ai mendonte se i ishte shmangur policisë një ditë më parë dhe bëri thirrje për mbështetje.
Por, para se të mbërrinin oficerët rezervë, videoja e kamerës së trupit, tregon se oficeri ecën në anën e shoferit të makinës, hap derën dhe urdhëron shoferin të dalë. Adoleshenti dukshëm i befasuar, i cili ishte në sediljen e shoferit duke ngrënë, ndezi makinën dhe filloi të ecte mbrapsht.
Më pas, oficeri i policisë hapi zjarr dhe qëlloi pesë herë në drejtim të adoleshentit. Teksa mjeti largohej, video e kamerës së trupit tregoi se oficeri hapi zjarr edhe pesë herë të tjera në drejtim të tij.
Adoleshenti nuk mundi të vijonte më rrugën. Ai u gjet një bllok larg me plagë të shumta. Adoleshenti u dërgua në spital.
teksas james brennand polici qellon 17 vjecarin
Bota
24 Tetor 2022, 07:39
F.M
Sulmi në Brazil
BRAZIL- Një politikan brazilian është në paraburgim pasi hodhi granata ndaj policëve që shkuan në s...
Bota
24 Tetor 2022, 07:28
Presidenti Xi Jinping
KINË- Presidenti Xi Jinping, udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës në dekada, përforcoi dominimin ...
Bota
24 Tetor 2022, 07:26
Ministri rus Shoigu
UKRAINË- Ministri rus i mbrojtjes aludoi të dielën se Ukraina po përgatit “një provokim” me nj&eum...
Bota
24 Tetor 2022, 07:24
Foto Ilustruese
MALI I ZI- Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore në 14 komuna në Mal të Zi, tregojnë për një fitore...
Bota
23 Tetor 2022, 23:13
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden tha me shaka se e ka të vështirë të pranojë se po i afrohet të 80-ve, por shtoi se ë...
Bota
23 Tetor 2022, 23:12
Ukrainë
UKRAINË- Instituti amerikan për Studime mbi Luftën njoftoi të dielën se drejtuesit ushtarakë rusë kanë...
Bota
23 Tetor 2022, 23:00
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin
BJELLORUSI- Kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat që ia kanë m&eum...
Bota
23 Tetor 2022, 22:26
F.M
Boris Johnson
BRITANI E MADHE- Boris Johnson është tërhequr nga gara për zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm të Brita...
Bota
23 Tetor 2022, 21:37
Foto Ilustruese
IRAN- Organizata për Energji Bërthamore e Iranit tha se një server e-mailash i kësaj organizate është hakuar ...
Bota
23 Tetor 2022, 20:38
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njohja reciproke të jetë pjesë e një marrëveshjeje finale me Serb...