LIVE UPDATES
Politike

Vendimi i Apelit për dënimin me 1 vit burg/ Salianji: Qesharake dhe monstruoze! Gjykata e Ramës në vendimet juridike, na mëson si bëhet politikë!

Ish-deputeti shprehet se pasi ka lexuar vendimin kuptoi edhe vonesën e zbardhjes së këtij vendimin, e cila sipas tij, ishte vështirësia për të përpiluar një urdhër të kryeministrit Edi Rama. 

18 Nëntor 2024, 11:36 Nga r.ll
Vendimi i Apelit për dënimin me 1 vit burg/ Salianji: Qesharake dhe
ervin salianji

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit pasi Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin për dënimin e tij me 1 vit burg.  Salianji e ka cilësuar vendimin qesharak dhe skandaloz, ndërsa thotë se "Gjykata e Ramës në vendimet juridike na mëson si bëhet politikë."

Ish-deputeti shprehet se pasi ka lexuar vendimin kuptoi edhe vonesën e zbardhjes së këtij vendimin, e cila sipas tij, ishte vështirësia për të përpiluar një urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai thotë se në këtë vendim janë manipuluar dhe shtuar prova të paqena, që janë thënë më herët në publik nga kryeministri.  

"Pas 50 ditësh në burg e pasi për herë të parë në 34 vite dënohet një shtetas, (lënë menjane nje deputet, lënë menjanë një funksionar i parlamentit si nënkryetar i grupit parlamentar), pa referencë në asnjë ligj, dhe duhet të lexoj edhe manipulime provash. Si kjo, kur e nisin jo nga faqja 1 por 3, se aty i leverdis, e citojne jo nga pergjimi 2 por 5 se aty po i leverdis. Një selektim banal, një monstrouzitet i pashkallë.", shprehet Salianji ndër të tjera. 

Ai shton se vendimi përveçse ka tejkalim të çdo norme të shtetit të së drejtes, është marrë duke manipuluar provat, duke mos dëgjuar asnjë argument të shoqëruar me prova shkencore. Ai njofton se do të bëj publike në ditët në vijim të gjithë "manipulimet dhe shkeljet e këtij vendimi."

REAGIMI I PLOTË: 

Qesharake, skandaloze dhe monstruoze;

Gjykata e Ramës në vendimet juridike, na mëson si bëhet politikë!

Pas 50 ditësh në burg pa një vendim të zbardhur, teksa e vuaj dënimin pa arsyetim e referenca ligjore, më në fund ja behu fermani.

Edhe pse nuk kisha shumë pritshmëri, gjithsesi, isha në pritje për të parë se çfarë kanë argumentuar.

Ose më saktë, çfarë produkti do të kishte dalë nga ajo përpëlitje, për të justifikuar dënimin politik pa ligj të një kundërshtari të regjimit.

Dhe e lexuam! Lexojeni:

“….Në përgjithësi deklarimet publike përfaqsojne "modus operandin" me anë të së cilës politikanët apo përfaqësuesit e grupimeve te mëdha politike në pushtet apo në opozitë, prezantojnë shqetesimet për fenomene te ndryshme, që u kanë terhequr vemenden atij/atyre, partnereve ndërkombëtare, shoqërisë shqiptare veçanërisht kur është fjala për rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit”..

Ky paragraf dhe të tjere si ky, e besoni apo jo, shkruhen në një arsyetim gjykate, pasi e kanë syrgjynosur dikë në izolim!

Aty ku duhet te kishte prova, argumenta ligjore, fakte të pastra, se ku është shkelur ligji, është shkruar me delire të këtyre përmasave idioteske, se si behet politke. Dhe si bëhet politikë e përcaktojnë gjyqtarët.

Pra paskemi një gjykatë morali, që të dënon sipas një interpretimi etik të saj. A nuk ndodh kjo dhe në Iran? Po cilin besim përfaqësojnë, apo gardianë të cilit besim janë këta? Të asaj “feje” që quhen rilindje, dhe të teokratit Ramë?

E kotë ti bësh Zotit një kërkesë, si ajo thirrja e Volterit:  Të lutem bëji armiqtë e mi qesharake! Nuk ka nevojë për lutje. Ata janë qesharakë. Janë shumë qesharakë.

Miq të nderuar, pasi lexova vendimin e zbardhur, kam qartësine e trishte se arsyeja perse nuk e shkruanin vendimin, dhe u deshën 50 ditë për këtë manifest anti-ligj e anti-kushtetutë, ishte zori për të përpiluar një urdhër të Edi Ramës. Kur e lexon atë vendim, kupton që ata janë perpëlitur në ethe e siklete jo të vogla, që te gjejne ndonje ligj ku të paken, e në fund kanë shkarravitur çfarë Rama do, çfarë Rama paralajmëroi, çfarë Rama mbrojti në publik pas shpalljes së verdiktit.

Në dëshpërim për të pasur diçka konkrete, kanë shkuar deri aty sa kanë manipuluar dhe shtuar prova të paqena, gjithnjë të udhëhequr nga piketat që sunduesi i kishte lëshuar në publik. E kjo shkon deri aty sa nisin të mesojne partitë politike, deputetët dhe përfaqësuesit e partive, se si të bëjnë politike!

Tre gjyqtarët që për përfaqësuesit ndërkombëtarë (ONM) duhet të shkarkoheshin, i kthejnë “nderin” atyre që i mbajtën, kryeministrit dhe ish-drejtuesit të reformës në drejtësi! Gjykata në vendim, siç po e lexoni, na mëson se si “i shërbehet forcës politike që përfaqësojmë”!

Pas 50 ditësh në burg e pasi për herë të parë në 34 vite dënohet një shtetas, (lënë menjane nje deputet, lënë menjanë një funksionar i parlamentit si nënkryetar i grupit parlamentar), pa referencë në asnjë ligj, dhe duhet të lexoj edhe manipulime provash. Si kjo, kur e nisin jo nga faqja 1 por 3, se aty i leverdis, e citojne jo nga pergjimi 2 por 5 se aty po i leverdis. Një selektim banal, një monstrouzitet i pashkallë.

Dua ta përsëris, sepse në këtë vend çdo gjë po shkruhet ne rërë dhe vjen hataja e rradhes e fshin tragjedinë e parandodhur.

Miq, E drejta e fjalës është e drejtë e pamohueshme e njeriut dhe jo vetem e politikanit, e nese lejojmë që gjykatat të marrin rolin paternalist ndaj verbit, të përcaklojnë ato kodin e etikës dhe guidën e luftës politike, ne e kemi shkaterruar me themel shtetin e se drejtes. Kemi lejuar një gremisje të vendit dhe aspiratës europiane. Kemi lënë të ndodhë një dëm I parikuperueshëm.

Dhe më e rëndë se sa budallallëku, është halli që i detyron të shkojnë në këtë batak, është borxhi që i kanë Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës që i shpëtuan nga vetingu, u mbuluan cenet, kur ONM (Nderkombetaret) kanë kërkuar që të shkarkohen!

Vendimi perveçse ka lajthitje dhe tejkalim të çdo norme të shtetit të së drejtes, është marrë tërësisht duke manipuluar provat, duke mos degjuar asnjë argument të shoqeruar me prova shkencore e duke thënë, të pathenshmen.

Kanë shkruar se; akuza qënka ngritur duke e printuar nga mediat. Kanë shkruar se denoncimi publik është i pavërtetë sipas tyre, kjo kur pas daljes time, trafikanti nderkombetar i drogës shkoi në burg brenda ditës. Trafikanit vërteton akuzën time, gjykata mbron trafikantin e vfëllain e tij, dhe dënon denoncuesin!

Përmbledhtazi;

-Manipulimi i provave shkencore që vertëtojnë 100% denoncimin,
-Mungesa e hetimit për trafikun e drogës për shkak se i denoncuari shkoi ne Itali, se më mire burg atje, se halle të reja me ligjin në Shqipëri, 
-Vertetimi nga agjensia britanike JP French se zëri i publikuar është i ngjashëm me zerin e Agron Xhafajt,
-Tabulatet dhe qelizat telefonike,
Te gjitha deshmite e deklarimet vertetojne se gjithçka kemi denoncuar është e vërtetë. Kjo e vertete, në fakt ka detyruar gjykaten të perpelitet e të mashtrojë hapur dhe te shmange leximin e provave duke prodhuar nje turp!

‼️Ky është momenti dhe leximi i parë, më tej, do të bëj publike të gjithë manipulimet dhe shkeljet e këtij vendimi të marrë nga Edi Rama e të zbardhur me vonesë, me turp nga Gjykata.

Vendimi i Apelit për dënimin me 1 vit burg/ Salianji: Qesharake dheVendimi i Apelit për dënimin me 1 vit burg/ Salianji: Qesharake dhe

ervin salianji gjykata e apelit


Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët