14 Dhjetor 2025, 09:05
Nga E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi se do të pezullonte përkohësisht, një sulm që do të niste të shtunën, duke synuar, infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut në Libanin jugor. Një armëpushim ka qenë në fuqi që nga nëntori i vitit 2024, pas më shumë se një viti armiqësish midis Izraelit dhe organizatës libaneze, paralelisht me luftën në Rripin e Gazës.
Mediat e huaja shkruajnë se pavarësisht këtij armëpushimi, Izraeli ka nisur disa sulme kundër Libanit, duke pretenduar se synon anëtarët dhe infrastrukturën e Hezbollahut me qëllim që ta parandalojë atë nga riarmatosja. Të shtunën e kaluar, ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim duke njoftuar një sulm të afërt dhe duke u bërë thirrje banorëve të komunitetit Yanouh, në Libanin jugor, të largohen menjëherë.
Zëdhënësi arabishtfolës i ushtrisë izraelite, Avihai Andrai, tha më pas se sulmi ishte pezulluar përkohësisht, por shtoi se ushtria izraelite vazhdon të monitorojë objektivin. Vendimi u mor pasi ushtria libaneze kërkoi qasje në zonën në fjalë me qëllim që të adresonte një shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
Ushtria izraelite nuk do të lejojë Hezbollahun të ridislokohet ose të riarmatoset. Një burim sigurie libanez tha se ushtria fillimisht u përpoq të kontrollonte ndërtesën që ushtria izraelite donte ta shënjestronte, por dështoi për shkak të kundërshtimit të banorëve.
Burimi shtoi se ushtria libaneze arriti të kthehej në vendngjarje më vonë dhe të kontrollonte ndërtesën, pasi banorët ndiheshin të kërcënuar dhe ikën nga frika e një sulmi. Ushtria libaneze pritet të përfundojë shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut midis kufirit me Izraelin dhe lumit Litani, rreth 30 kilometra në veri, deri në fund të vitit, sipas një marrëveshjeje armëpushimi. Një mekanizëm monitorimi i armëpushimit që përfshin OKB-në, SHBA-në dhe Francën u vu në fuqi një vit më parë./Dosja.al
liban gaza izrael
Bota
14 Dhjetor 2025, 08:48
E.d
Foto ilustruese
GJERMANI- Autoritetet gjermane thanë kanë arrestuar pesë burra të dyshuar për planifikimin e një sulmi me mak...
Bota
14 Dhjetor 2025, 08:25
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një video e bërë publike tregon momentin, kur policia largon studentët e frikësuar nga godinat e Un...
Bota
14 Dhjetor 2025, 08:07
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Fermerët grek pritet të shpallin zyrtarisht listën e kërkesave të tyre sot, por të ...
Bota
14 Dhjetor 2025, 08:00
E.d
Foto ilustruese
Shtatë vjet më parë, kur lufta tregtare e SHBA-së me Kinën sapo kishte filluar, Ministria e Shkencës dhe Tekn...
Bota
14 Dhjetor 2025, 07:46
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, konkretisht në Universitetin Brown. Një person i armatosur i ves...
Bota
13 Dhjetor 2025, 22:57
I.A
Donald Trump
Marrëdhëniet transatlantike janë cënuar fort që me ardhjen në pushtet të Donald Trumpit. Publikimi i S...
Bota
13 Dhjetor 2025, 22:31
I.A
Foto Ilustruese
Gjermania do të dërgojë ushtarë për të ndihmuar Poloninë të sigurojë kufirin e saj lindor me B...
Bota
13 Dhjetor 2025, 22:36
I.A
UKRAINË- Në përgjigje të komentit të presidentit të SHBA-së Donald Trump se ishte koha për zgjedhje në Ukrain&eum...
Bota
13 Dhjetor 2025, 21:50
I.A
Srđan Milivojević
TIRANË- Iniciativa e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtar&...
Bota
13 Dhjetor 2025, 20:21
I.A
GAZA- Kushtet e këqija të motit gjatë 72 orëve të fundit në Gaza kanë lënë 14 persona të vdekur, përfsh...