All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Ushtria amerikane përdor fondet e veta për të stërvitur forcat ukrainase

Ndërkohë që Kongresi ende nuk ka miratuar një buxhet për mbrojtjen dhe Dhoma e Përfaqësuesve nuk ka shqyrtuar votimin për një paketë ndihme shtesë për Ukrainën, ushtria amerikane po shfrytëzon fondet e saj për stërvitjen e forcave ukrainase.

27 Shkurt 2024, 15:53 Nga r.ll
Ushtria amerikane përdor fondet e veta për të stërvitur
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Ushtria amerikane është detyruar të përdor fonde nga buxheti i saj për të mbuluar shpenzimet e stërvitjes së forcave ukrainase. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, kjo strategji mund të ndikojë tek burimet financiare të ushtrisë amerikane në Evropë, ndërsa agresioni rus kundër Ukrainës hyn në vitin e tretë.

Ndërkohë që Kongresi ende nuk ka miratuar një buxhet për mbrojtjen dhe Dhoma e Përfaqësuesve nuk ka shqyrtuar votimin për një paketë ndihme shtesë për Ukrainën, ushtria amerikane po shfrytëzon fondet e saj për stërvitjen e forcave ukrainase.

“Është një mision i rëndësishëm. Ne nuk mund t'ua kthejmë shpinën. Ushtria amerikane duhet të marrë vendime të vështira që do të ndikojnë tek të gjitha forcat ushtarake”, thotë për Zërin e Amerikës Sabrina Singh, zëdhënëse e Pentagonit.

​Zyrtarët e ushtrisë i thanë Zërit të Amerikës se nëse nuk miratohet buxheti, ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë do t'i mbarojnë fondet për gjithçka, përfshirë mbështetjen për Ukrainën, si dhe operacionet dhe stërvitjet amerikane me aleatët e NATO-s – në fillim të verës.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, thotë se mungesa e fondeve po ngre kambanat e alarmit.

“Jemi në një situatë të vështirë dhe nuk jemi në gjendje të zhvillojmë modernizimin apo ndryshojmë programet. Është njëlloj si të luftosh me një krah të lidhur pas shpine”.

Analistët theksojnë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës po ndikon gjerësisht mbi kontinentin evropian.

“Kufizimi i stërvitjes dhe gatishmërisë së forcave amerikane në Evropë është një dhuratë tjetër për Vladimir Putinin”, thotë analisti Brad Bowman me Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

Veterani i ushtrisë amerikane, Brad Bowman, thotë se kjo do të inkurajojë vazhdimin e agresionit rus dhe do të ketë çmim më të lartë se buxheti aktual apo paketat e ndihmës shtesë për Ukrainën.

“Duhet t’u sigurojmë ukrainasve armë sot, që të mos humbim jetë amerikane nesër. Është kaq e thjeshtë”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i tha rrjetit CNN se Ukraina nuk do ta kishte humbur qytetin Avdiivka kohët e fundit, nëse Ukraina “do të ishte furnizuar me municionin e duhur të artilerisë” që nevojitej për ta mbrojtur qytetin. Zëdhënësja e Pentagonit pajtohet me vlerësimin e Kievit.

“Tërheqja nga Avdiivka ishte strategjike, ishte një tërheqje për shkak të mosveprimit të Kongresit. Është e lidhur drejtpërdrejt”, thotë zëdhënësja Sing, duke nënkuptuar paketën e ndihmës për Ukrainën që nuk është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Ky është muaji i pestë radhazi që Pentagoni vepron pa një buxhet të plotë. Që nga fundi i dhjetorit nuk është dërguar ndihmë e re ushtarake për Ukrainën./VOA

shba ushtria ukrainase

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet