LIVE UPDATES
Bota

Uria dhe ngrohja globale/ DW: Në samitin e G7 do të diskutohet për kriza të mëdha

Me sulmin ndaj Ukrainës, Rusia është izoluar ndërkombëtarisht dhe kjo e bën më të vështirë bashkëpunimin, jo vetëm në Kombet e Bashkuara. Prandaj grupi G7 po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

21 Qershor 2022, 08:09 Nga DOSJA
Uria dhe ngrohja globale/ DW: Në samitin e G7 do të diskutohet
Takim me Scholz e kryeministrit kroat Plenkkoviç para samitit të G7-s

EUROPË- Thatësira, të korra të këqia, kriza të mundshme urie dhe pandemia e vazhdueshme e koronës. Këto probleme janë në qendër të takimit të grupit G7. Në samitin e G7 do të dikutohet për kriza të mëdha - nga lufta në Ukrainë tek uria dhe ngrohja globale. Pritshmëritë për takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Elmau të Bavarisë janë aq të mëdha sa edhe problemet. Përveç Gjermanisë mikpritëse, grupi i G7 përfshin Francën, Italinë, Japoninë, Kanadanë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Në samit janë ftuar edhe India, Afrika e Jugut, Senegali, Indonezia dhe Argjentina. Po ashtu në të dëshiron të marrë pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Me sulmin ndaj Ukrainës, Rusia është izoluar ndërkombëtarisht dhe kjo e bën më të vështirë bashkëpunimin, jo vetëm në Kombet e Bashkuara. Prandaj grupi G7 po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Në këtë samit mund të përcaktohen drejtime udhëzuese vendimtare për samitin e G20 dhe konferencën e ardhshme të OKB-së për klimën. Të dyja do të zhvillohen në nëntor. "G7 është ndoshta i vetmi forum shumëpalësh, mbirajonal që vazhdon të mbetet i aftë për të vepruar tani që në Ukrainë kemi luftë," thotë Friederike Meister, drejtoresha për Gjermaninë e Global Citizen, një organizatë që punon për të luftuar varfërinë ekstreme. "Kjo është arsyeja pse G7 ka një rëndësi të veçantë këtë vit, gjithashtu si një koalicion i vendeve më të rëndësishme donatore."

Kriza në fushën e ushqimit

Për një kohë të gjatë bashkësia ndërkombëtare kishte bërë përparime në luftën kundër urisë. Por kriza klimatike, pandemia e koronës dhe konfliktet po shfaqin pasoja shkatërruese. Sipas Programit Botëror të Ushqimit, 50 milionë vetë janë në prag të urisë. Organizata e OKB-së e vlerëson si katastrofike situatën në Etiopi, Nigeri, Sudanin e Jugut, Jemen, Afganistan dhe Somali. 750,000 vetë në vendet veçanërisht të prekura kërcënohen nga uria.

Lufta e Ukrainës, pandemia e koronës dhe ndryshimet klimatike të lidhura me thatësirat, për shembull, e përkeqësojnë situatën dhe çmimet e ushqimeve po rriten. Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë, ato zakonisht mbulojnë pothuajse një të tretën e kërkesës globale. Sipas Kombeve të Bashkuara 1.4 miliardë vetë në mbarë botën mund të përballen me mungesë ushqimi pasi Rusia mban të bllokuara portet e Ukrainës dhe eksportin e produkteve bujqësore përtej Detit të Zi.

Kriza e klimës

Sipas Këshillit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike emetimet globale të gazeve serrë ishin midis 2010 dhe 2019 më të larta se kurrë më parë në historinë njerëzore. Pa reduktime të menjëhershme të emetimeve qëllimi për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë në krahasim me kohërat para-industriale nuk mund të arrihet më. Organizata Botërore e Motit paralajmëron se temperatura mesatare vjetore në botë mund të kalojnë 1.5 gradë për herë të parë deri në vitin 2026. Sipas raportit të OKB-së për thatësirën numri dhe kohëzgjatja e periudhave të thatësirës në botë është rritur tashmë me 29 për qind  që nga viti 2000.

Marrë nga DW. 

g7 samiti i g7

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale