Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zyrtarët në Ukrainë thanë se Rusia goditi me dronë një bllok banimi në qytetin e Odesës të premten, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Sipas autoriteteve të Kievit, në 24 orët e fundit, 6 persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në një sërë rajonesh në Ukrainë.
UKRAINË- Ukraina dhe Rusia njoftuan për sulme të ndërsjella ndërsa shënohet dy vjetori i agresionit të Moskës ndaj Kievit. Zyrtarët në Ukrainë thanë se Rusia goditi me dronë një bllok banimi në qytetin e Odesës të premten, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Sipas autoriteteve të Kievit, në 24 orët e fundit, 6 persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në një sërë rajonesh në Ukrainë. Forcat ajrore ukrainase njoftuan se rrëzuan 23 nga 31 dronë që lëshoi Rusia në 5 rajone.
Ndërkohë, guvernatori i rajonit Lipetsk në Rusi, Igor Artamonov tha se dronët goditën një fabrikë çeliku në këtë zonë, duke shkaktuar zjarr, por pa dëme në njerëz.Mediat e pavarura ruse njoftuan se fabrika metalurgjike Novolipetsk është fabrika më e madhe e çelikut në Rusi. Në videot e shpërndara në mediat sociale në Rusi dukeshin pamjet e djegies së fabrikës ndërsa dëgjohej edhe një shpërthim.
Mediat e pavarur ruse Mediazona tha të premten se rreth 75 mijë rusë kanë vdekur gjatë luftimeve në 2022 dhe 2023.Të premten, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Rusisë, që vunë në shënjestër mbi 500 individë dhe subjekte. Presidenti Joe Biden vuri në dukje se masat synojnë individët që kanë luajtur rol në burgosjen e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny, gjithashtu edhe sektorin financiar rus.
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov u citua nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria të ketë deklaruar se “ sanksionet e reja të paligjshme janë një përpjekje cinike për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Federatës Ruse” duke shtuar “se masat e reja godasin interesat kyçe të Rusisë, por Moska do të vazhdojë t’i mbrojë ato”.
Marrë nga VOA
Mbreti Charles III MBRETËRI E BASHKUAR- Mbreti Charles III “Homazh për vendosmërinë dhe forcën e popullit ukrainas” p&...
Foto Ilustrim RUSI- Vajza e ikur në mërgim e kundërshtarit të vrarë politik të Kremlinit, Boris Nemtsov, e ka akuzuar Rusin&e...
Foto ilustruese GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 30 vjeçar shqiptar ka hyrë në shtëpin&eu...
Dmitry Medvedev RUSI- Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha të shtunën se Moska do të kërkojë “hakmarrje”...
Foto Ilustrim IRLANDË- Sipas një studimi të ri të botuar në Nature Neuroscience , studiuesit në Kolegjin Trinity n&...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Në përvjetorin e dytë të pushtimit rus presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha “ne do të...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova i qëndron përkrah Ukrainës në dyvjetor...
Presidenti i Brazilit BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ditën e djeshme akuzoi sërish Izraelin për "gjen...
Foto Ilustrim SHBA- Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut po monitoron fluturimin e nj...
Papa Françesku VATIKAN- Vatikani njoftoi se Papa Françesku është me grip dhe seancat e tij të planifikuara për ditën...