29 Nëntor 2022, 11:20
Nga k.m.
Foto ilustruese
Forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë infrastrukturën dhe ndërtesat civile në Ukrainë, teksa luftimet në pjesën lindore kanë vazhduar edhe të martën, kanë thënë zyrtarë ushtarakë dhe rajonalë.
Disa burime në Uashington kanë thënë se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë të ditur ndihmë të re për Ukrainën, sidomos për rregullimin e infrastrukturës së energjisë, e cila është dëmtuar rëndë në javët e fundit si pasojë e sulmeve ruse.
Qyteti i Dnjipros ka qenë shënjestër e sulmeve të natës së mbrëmshme, ka thënë guvernatori i rajonit Dnjipropetrovsk, Valentyn Reznichenko. “Fabrikat e prodhimit janë shkatërruar. Ka pasur zjarr”, ka thënë ai, ndonëse nuk ka raportime për të plagosur.
Forcat ushtarake ruse janë tërhequr nga rajoni i Lumit Dnjepër më herët gjatë këtij muaji, mirëpo kanë vazhduar të bombardojnë qyteza, fshatra dhe qytetin e Hersonit nga lokacionet e afërta. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje banorëve që të bëhen gati për ndërprerje të energjisë, teksa temperaturat sa shkojnë e ulen me afrimin e stinës së dimrit.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
lufta ukraine-rusi
Bota
29 Nëntor 2022, 11:11
e.k
Arijtë në shtëpinë e pushimit
SHBA- Një grup miqsh që kishin zgjedhur të kalonin një fundjave të këndshme...
Bota
29 Nëntor 2022, 10:34
a.l
Kosovë
KOSOVË- Janë zbardhur emrat e kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave...
Bota
29 Nëntor 2022, 10:48
k.m.
Anthony Fauci
SHBA- Anthony Fauci, lidhur me pandeminë e koronavirusit, tha se ka një "mendje të hapur" lidhur me origjinën e tij. ...
Bota
29 Nëntor 2022, 10:21
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën gjermane ...
Bota
29 Nëntor 2022, 10:13
e.k
Elon Musk
SHBA- Pak javë pasi mori drejtimin e Twitter problemet për Elon Musk nuk kanë të sosur. Këtë herë Musk ës...
Bota
29 Nëntor 2022, 08:39
Papa Françesku
RUSI- Rusia ka kritikuar komentet e Papa Françeskut se disa grupe pakicë të ushtarëve të saj, kanë pa...
Bota
29 Nëntor 2022, 08:21
Frank Walter Steinmeier
BERLIN- Në një intervistë ekskluzive me DW presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, flet për p&eu...
Bota
29 Nëntor 2022, 08:05
Rishi Sunak
BRITANI- Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se “epoka e artë” e marrëdhënieve me Kinën ka p...
Bota
29 Nëntor 2022, 07:51
e.k
Foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Palermo të Italisë mbrëmjen e djeshme ku nj&e...
Bota
29 Nëntor 2022, 07:45
e.k
Pamje nga lufta
UKRAINË- Trupat ruse bombarduan Kherson dhe 30 vendbanime në rajonin Kherson 258 herë gjatë javës së kal...