22 Dhjetor 2022, 14:56
Nga d.a.
Mevlut Cavusoglu
TURQI- Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu tha të enjten se Suedia nuk ka vepruar ende për të ekstraduar apo ngrirë pasuritë e atyre personave që Ankaraja beson se janë të lidhur me terrorizmin, në një kohë kur Stokholmi po përpiqet të bindë Turqinë që të mbështesë kërkesën e saj për t'u bërë anëtare e NATO-s.
Komentet e ministrit Cavusoglu u bënë gjatë një konference për shtyp në Ankara me homologun suedez Tobias Billstrom. Ky i fundit tha se Stokholmi kishte ndërmarrë hapa konkretë për të gjithë elementët e një marrëveshjeje trepalëshe të nënshkruar në muajin qershor mes Turqisë Suedisë dhe Finlandës.
"Ne po ndërmarrim hapa për çdo paragraf të marrëveshjes dhe do të vazhdojmë ta zbatojmë atë. Kemi rritur bashkëpunimin ligjor me Turqinë në lidhje me terroristët e dyshuar", tha zoti Billstrom.
Zoti Cavusoglu tha se Turqia i vlerësoi hapat e ndërmarrë nga Suedia deri tani. Megjithatë, shtoi ai, nuk ka asnjë zhvillim konkret në lidhje me ekstradimin e atyre personave që Ankaraja i konsideron si terroristë, apo për ngrirjen e pasurive të tyre.
Në fillim të kësaj jave, Gjykata e Lartë e Suedisë hodhi poshtë një kërkesë të Ankarasë për të ekstraduar Bulent Kenes, një shtetas turk që ka punuar si kryeredaktor i gazetës "Today's Zaman", një gazetë me lidhje me rrjetin e klerikut islamik Fetullah Gulen.
Ankaraja fajëson rrjetin e Fetullah Gylenit për grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016.
"Nëse Suedia dëshiron të jetë aleate e NATO-s, duhet që ne të shohim bashkëpunim konkret. Negociatat po zhvillohen në një atmosferë pozitive, por mos-ekstradimi i Kenesit e ka prishur këtë atmosferë", tha zoti Çavushoglu gjatë konferencës për shtyp.
Ministri i Jashtëm suedez, Billstrom tha se gjyqësori është i pavarur. Ai shtoi se lidhur me këto çështje, nuk duhen parë vetëm raste të caktuara, por pamja e përgjithshme, duke iu referuar ligjeve më të ashpra kundër terrorizmit, që do të hyjnë në fuqi më 1 janar në Suedi./VOA/
mevlut çavusoglu suedia dhe finlanda ne nato tobias billstrom
Bota
22 Dhjetor 2022, 14:32
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Një operacion sekret e shoqëroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, për të siguruar që udh...
Bota
22 Dhjetor 2022, 14:14
d.a.
Musk
SHBA- Rrjeti i njohur social, Twitter, pas blerjes nga miliarderi Elon Musk, mesa duket ka pezulluar mundësinë e regjistrimit të pë...
Bota
22 Dhjetor 2022, 13:57
I.A
Stevo Pendarovski
SHKUP- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij vjetor, të enjten, para deputetëv...
Bota
22 Dhjetor 2022, 13:52
a.l
protesta
KOSOVË- Përfundon paqësisht protesta e thirrur sot në Zveçan nga qytetarët serbë. Pas fjalimeve, protestuesit...
Bota
22 Dhjetor 2022, 13:51
A.B
Spitali
KOSOVË-Një rast i rëndë ka ndodhur në Pejë duke i tronditur të gjithë. Një foshnje e pajetë ë...
Bota
22 Dhjetor 2022, 13:42
a.l
Goran Rakiç
KOSOVË- I pranishëm në protestën e sotme të orgazniaur nga serbët në Zveçan ishte edhekryetari...
Bota
22 Dhjetor 2022, 13:35
A.B
Airbnb
ITALI- Shërbimi i qirasë afatshkurtër të akomodimit Airbnb duhet të ndajë informacione nga kontratat e ...
Bota
22 Dhjetor 2022, 13:17
a.l
Protesta
KOSOVË- Vijon protesta e serbëve në veri të Kosovës. Mes protestuesve është edhe djali i ish-policit Dejan Pant...
Bota
22 Dhjetor 2022, 13:09
a.l
Protesta e serbëve
KOSOVË- Grupe të qytetarëve serbë nisën protestën në fshatin Rudarë, Komuna e Zve&cce...
Bota
22 Dhjetor 2022, 12:25
a.l
policia
KOSOVË- Protesta e thirrur sot nga qeytetarët serbë në Veri të Kosovës ka nisur tashmë dhe dhjetëra protest...