Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në debat nuk mori pjesë ish-Presidenti Trump i cili kryeson garën republikane. Mungesa e tij do të jetë një provë vendimtare për guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, i cili nuk ka mundur të rrisë mbështetjen pavarësisht se rënditet i dyti pas Trump.
SHBA-Kandidatët republikanë që po përpiqen të fitojnë emërimin e Partisë Republikane për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara, zhvilluan debatin e parë mbrëmjen e së mërkurës duke kritikuar ashpër Presidentin Joe Biden për çëshjte si ekonomia dhe shpenzimet e tepruara qeveritare, siç u shprehën ata.
Në debat nuk mori pjesë ish-Presidenti Trump i cili kryeson garën republikane. Mungesa e tij do të jetë një provë vendimtare për guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, i cili nuk ka mundur të rrisë mbështetjen pavarësisht se rënditet i dyti pas Trump.
“Vendi ynë është në rënie”, tha guvernatori i Floridës Ron DeSantis i cili u duartrokit nga të pranishmit.
Ndërsa kanë mbetur më pak se pesë muaj nga fillimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatit republikan për president, debati është një mundësi kritike që kandidatët të prezantohen përpara miliona votuesve.
Ndërsa guvernatori i Floridës Ron DeSantis pritej të ishte objektivi kryesor i sulmeve, kandidatët i përqendruan sulmet e tyre ndaj sipërmarrësit Vivek Ramaswamy, mbështetja ndaj të cilit ka filluar të rritet.
“Nuk është koha për të trajnuar dikë në detyrë. Nuk kemi nevojë të sjellim njerëz pa përvojë”, tha ish-Zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili e hapi debatin me një notë të zjarrtë ndërsa u përpoq të pozicionohej si kandidati më me përvojë.
Në qendër të debatit ishte kandidati 38-vjeçar Vivek Ramaswamy, i cili disa muaj më parë nuk pritej të arrinte në këtë fazë. Megjithëse shumë prapa Trump në sondazhe, Ramaswamy e ka ngushtuar diferencën me guvernatorin e Floridës Ron DeSantis.
Ramaswamy tha se nuk ishte një politikan i zakonshëm duke deklaruar se, “Unë jam i vetmi person në skenë që nuk blihem”.
Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, e sulmoi Ramaswamy duke thënë, “Mjaft me dikë që tingëllon si ChatGPT”, duke shtuar se fjalimi hapës i zotit Ramaswamy si një djalë i dobët me një emër të vështirë për t'u shqiptuar i kujtoi atij ish-Presidentin Barack Obama.
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, e kritikoi argumentin e Ramaswamy se Uashingtoni nuk duhet të mbështesë Ukrainën kundër agresionit rus. “Nën drejtimin tuaj, do ta bënit Amerikën më pak të sigurt. Ju nuk keni përvojë në politikën e jashtme dhe kjo duket”, tha Haley, duke e shikuar në sy Ramaswamy.
Lidhur me situatën me të cilën përballet Trump me drejtësinë amerikane, Ramaswamy tha se nëse do të zgjidhej president ai do ta falte atë. Christie, një ish-prokuror, reagoi në mënyrë agresive pavarësisht se u kundërshtua nga audienca e zëshme.
Pence gjithashtu refuzoi të thoshte nëse do ta falte Trump nëse ai dënohet. Ai tha se do ta shqyrtonte mundësinë në baza të drejta. DeSantis u tregua më i kujdesshëm. Ai nuk foli për aktakuzat ndaj Trump. Përkundrazi, ai bëri thirrje për dhënien fund të politizimit të Departamentit të Drejtësisë.
Kandidatët republikanë në përgjithësi u pajtuan se Pence bëri gjënë e duhur më 6 janar 2021 duke mos zbatuar kërkesën e Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve./Dosja.al
Foto ilustruese KOREJA E VERIUT-Përpjekja e dytë e Koresë së Veriut për të vendosur një satelit spiun në hapës...
Prigozhin RUSI- Përveç Yegeny Prigozhin dhe krahut të tij të djathtë Dimitry Utkin, në aeroplan kishte edhe pesë pasa...
Yevgeny Prigozhin dhe Putin RUSI- Përpjekja për grusht shteti të Wagnerit në Rusi, e cila ndodhi të shtunën, më 24 qers...
Policia SHBA-Një person i armatosur hapi zjarr brenda një lokali në Kaliforni, duke vrarë të paktën 4 persona dhe duke plagos...
Grupi RUSI- Pa Prigozhin, Wagner në formën e tij aktuale ka përfunduar. Paraqitjet e shpeshta dhe vetëlavdëruese të she...
Yevgeny Prigozhin Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë, ka përfshirë emrin e Yevgeny Prigozhin në listën e person...
Yuri Felshtinsky UKRAINE- Yuri Felshtinsky, një ish-këshilltar i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, thotë se nëse Y...
Yevgeny Prigozhin Kanë kaluar dy muaj që kur Yevgeny Prigozhin nisi të ashtëquajturin "Marshimi i Drejtësisë". Rebelimi i Wag...
Një oficer policie i Louisville tregon një dritare ku ai dhe oficerët e tjerë më vonë gjetën një grua më 16 gusht...
Yevgeny Prigozhin RUSI- Grupi Wagner ka konfirmuar vdekjen e Yevgeny Prigozhin. "Kreu i grupit Wagner heroi dhe patrioti i vërtetë i Rusis&...