All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK plagos dy të rinjtë serbë. Arrestohet menjëherë. Serbët bllokojnë rrugën. Kurti: Dënoj sulmin!

•Dy kushërinjtë, Stefan Stojanoviç, 11-vjeç dhe Millosh Stojanoviq 21-vjeç kanë mbetur të plagosur ditën e sotme si pasojë e të shtënave në fshatin Drajkovc të Shtërpcës në Kosovë. •Dy kushërinjtë janë qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. •Ata u dërguan menjëherë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. •Policia ka arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K (M/K) i moshës 33 vjeçare. Ai dyshohet se është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. • Fëmijët ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin dhuratat e Krishtlindjeve kur autori hapi zjarr ndaj tyre. •Njëri djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull. •Pas plagosjes, banorët vendas të nacionalitetit serb bllokuan rrugën lokale ndërmjet Shtërpcës dhe Uroshevacit. •Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka deklaruar se Kosova është getoja e fundit në Evropë. •Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me plagosjen e 2 serbëve në Kosovë ditën e sotme. Kurti thotë se e dënon sulmin ndaj qytetarëve dhe se ndihet i brengosur.

26 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Plagosja e 2 serbëve në Kosovë, patriarku Porfirije: Sonte po lutem për ju

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Patriarku Porfirije
All - Paragraf - 1

BEOGRAD- Patriarku Porfirije ka bërë lutje për dy serbët e plagosur me armë zjarr në Kosovë. Në rrjetet e tij sociale, Patriarku Porfirije shkruan se sonte, në natën e Krishtlindjeve ortodokse, do të lutet për "fëmijët" e tij të dashur nga Shtërpca.

"Të dashur Stefan dhe Millosh, sonte për ju po luten fëmijët e Kosovës. Lutemi që e keqja të mos e turbullojë gëzimin, lojën dhe besimin tuaj. Ju uroj shërim të shpejtë dhe pushime të lumtura. Paqja e Zotit - Krishti lindi!,"-shkruan Patriarku Porfir në Instagram.

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Патријарх Порфирије (@porfirije_patrijarh)

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur ditën e sotme në fshatin Drajkovc të Shtërpcës. Në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. I dyshuari, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë s’tregon çfarë përgjigje u ka dhënë KFOR, zarfi i shkon Vuçiçit në zyrë

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Foto ilustruese

BEOGRAD- Përfaqësuesit e Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë morën përgjigje për kërkesën për kthimin e deri në 1000 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe në Merdare. Ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. E gjitha kjo, me qëllim që ta njohë presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it.

Zyra e Presidentit konfirmoi për Kurir se dokumenti është dorëzuar dhe se Vuçiç do të informohet për përmbajtjen e tij sapo të kthehet nga Hilandar.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur ditën e sotme në fshatin Drajkovc të Shtërpcës. Në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. I dyshuari, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Dyshohet për plagosjen e dy serbëve, ushtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës është djalë dëshmori (EMRI)

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Azem Kurtaj dhe Danush Kurtaj

KOSOVË- Dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Lidhur me këtë rast është arrestuar një ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Azem Kurtaj është djali i dëshmorit Danush Kurtaj. Ai dyshohet se sot, rreth orës 15:20 ka qëlluar me armë zjarri ndaj një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar serb.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët e kanë shoqëruar për në Policinë Rajonale të Ferizajt, 33-vjeçarin si të dyshuarin kryesor. Nga vendi i ngjarjes, hetuesit rajonal kanë konfiskuar armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Por, kush është ushtari i FSK-së Azem Kurtaj?

Azem Kurtaj, është djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Danush Kurtajt. Danush Kurtaj lindi në fshatin Gabrricë të komunës së Kaçanikut. Në qershor të vitit 1998, ai i bashkohet luftëtarëve të lirisë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Danush Kurtaj ka ndihmuar edhe në furnizimin e UÇK-së me mjete, pajisje të nevojshme dhe me artikuj ushqimorë. Më 9 gusht të vitit 1998, ka qenë në radhët e njësitit të parë çlirimtarë të rrethinës së Kaçanikut.

Danush Kurtaj u plagosur rëndë me 21 maj 1999, për të vdekur një ditë më pas. I biri i dëshmorit Danush Kurtaj, Azem Kurtaj më 25 nëntor, ishte mes ushtarëve të Kosovës që u dekorua nga Ushtria e Shqipërisë.

3 VITE ME PARE

Plagosja në Shtërpcë, OSBE: Dënojmë sulmin, personat përgjegjës të sillen para drejtësisë

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
OSBE

KOSOVË- Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Në reagimin e tyre thuhet se veprimi i shpejtë i Policisë së Kosovës në kapjen e autorit të dyshuarit duhet të ndiqet nga personat përgjegjës që të sillen para drejtësisë.

Ne dënojmë me termat më të ashpër të shtënat me makinë në afërsi të Shtërpcës më herët gjatë ditës së sotme, në të cilën u plagosën dy persona. Veprimi i shpejtë i Policisë së Kosovës në arrestimin e një autori të dyshuar është i mirëseardhur dhe duhet të ndiqet nga personat përgjegjës që të sillen para drejtësisë”, thuhet në postimin e OSBE-së në Twitter.

Ata kanë thënë se duhet të ketë zero tolerancë për akte të tilla dhune.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur ditën e sotme në fshatin Drajkovc të Shtërpcës. Në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. I dyshuari, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Plagosja në Shtërpcë, Ambasadori britanik: Pres reagimin e shpejtë për arrestimin e të dyshuarit

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Nicholas Abbott

KOSOVË- Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë. Ai shprehu shqetësimin për sulmin ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe tha se mirëpret reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës për arrestimin e të dyshuarit.

'Isha i shqetësuar kur dëgjova për një sulm ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe mirëpres arrestimin e shpejtë të një të dyshuari. I uroj shërim të shpejtë.'- tha ai. 

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtërpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Plagosja në Shtërpcë/ Plagë në krah dhe në dorë, futen në operacion dy serbët, ja si është gjendja e tyre

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Millosh Stojanoviç

KOSOVË- Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, të cilët mbetën të plagosur ditën e sotme në Shtërpcë, janë futur në operacion.

Pas ndërhyrjes, mjeku i cili e ka kryer këtë proçes, deklaroi për Klan Kosova, se dy serbët janë rrezikut për jetën. Gjithashtu, bëhet e ditur se njëri prej është plagosur në në krah, ndërsa tjetri në dorë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person i moshës 33-vjeçare e se atij i është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se e ka kryer veprën.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Ngjarja në Shtërpcë, Njësia Speciale arrin në stacionin policor të Ferizajt (PAMJET)

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Policia

KOSOVË- Njësia Speciale është nisur drejt Shtërpcës, pas plagosjes së dy serbëve. Media 'Indeksonline' raporton se në stacionin policor të Ferizajt tashmë kanë arritur autoblindat e Njësisë Speciale.

Deri më tani, policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet të ketë shtënë me armë drejt viktimave, gjatë kohës sa po ngiste automjetin.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Ngjarja në Shtëpcës, babai i të plagosurit: S’di kë të fajësoj, është vështirë

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Zvonimir Stojanviç

KOSOVË-Zvonimir Stojanviç, babai i një prej të plagosurve në Shtërpcë ka thënë se ndihet keq për ngjarjen që erdhi deri këtu. Ai tha se është e vështirë dhe është i shqetësuar për shëndetin e të plagosurve.

Nuk di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu, është vërtet vështirë”, është shprehur Stojanviç.

Më tej, ai tha se nuk është i informuar në detaje në lidhje me ngjarjen, por vetëm ka marrë një telefonatë nga klinika në Shtërpcë.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

'Sqarim....'/ Policia e Kosovës del me njoftim të dytë: I plagosuri nuk është 31-vjeç por 21!

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Policia ne rruge

KOSOVË- Policia e Kosovës gaboi fillimisht me moshën e një prej personave që u plagos në Komunën e Shtërpcës. Ata kanë dalë sërish me një njoftim tjetër, për të saktësuar moshat.

Policia, sqaron se njëri nga të plagosurit ka moshë 21-vjeçare dhe jo 31-vjeçare, siç ishte raportuar fillimisht, dhe tjetri ka moshë minore, pra 11-vjeçare.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Informatë shtesë lidhur me personat e plagosur në Shtërpcë. Sqarim për media. Në lidhje me personat e plagosur në Shtërpcë , fillimisht nga informatat e para që kemi pranuar,  ju kemi njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31 vjeçar. Mirëpo, Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një person 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Plagosja e dy të rinjve, rriten TENSIONET, serbët bllokojnë rrugën Prevallë-Shtërpcë, kërkojnë prani të madhe të KFOR-it

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Rruga e bllokuar

KOSOVË- Pas plagosjes së dy të rinjve në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, serbët kanë bllokuar rrugën Prevallë-Shtërpcë. 

Banorët serbë që po protestojnë kërkojnë prani më të madhe të KFOR-it, për siguri në mënyrë që sulme të tilla të mos përsëriten.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas rastit të plagosjes së një 11 vjeçarit dhe një 21 vjeçarit të komunitetit serb, rruga që çon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.

Prokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se kryetari i Shtërpcës dhe Policia e Kosovës janë duke negociuar me serbët lokal për t‘i liruar rrugët për shkaqe sigurie.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Plagosja e dy serbëve në Shtërpcë, Osmani: Autori të vihet para drejtësisë

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë. Përmes një deklarate për media, Osmani tha se plagosja e 11 dhe 21-vjeçari është akt i patolerueshëm dhe kërkoi që autori të vihet para drejtësisë. Ajo shtoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë.

'Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë. Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit.'- tha Osmani.

Cfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Plagosja e dy serbëve në Kosovë, Varhelji: Jam i tronditur, s'ka justifikim për dhunë

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Oliver Varhelji

BRUKSEL- Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelji, ka reaguar në lidhje me plagosjen e dy djemve serbë në Shtërpce. Përmes një postimi të bërë në 'Twitter', ai thotë se pret një hetim të plotë nga autoritetet.

'Jam i tronditur nga sulmi ndaj dy fëmijëve në Shtërpac. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për asnjë dhunë'- nënvizoi Varhelji teksa u uroi të plagosurve shërim të shpejtë.

Cfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Plagosja e serbëve në Shtërpcë, autori vetëdorëzohet në Polici, AUDIO: Hala s'ka ardh patrulla

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Autori i dyshuar

KOSOVË- Media 'indeksonine' ka kontaktuar me autorin e dyshuar për rastin e plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë. Personi, A.Kurtaj ka thënë se është i pafajshëm për rastin që po akuzohet.

Ai ishte në pritje të patrullës së Policisë në një vend në Prevallë.

“Qe veç erdhën”(policia v.j.), thotë ai për “Indeksonline”.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Plagosja e dyfishtë në Shtërpcë/ Autori pjesëtar i FSK-së, Mehaj: Do ta trajtohet sipas ligjeve në fuqi

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Ushtria

KOSOVË- Autori i dyshuar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas kësaj ngjarje, ka ardhur dhe reagimi i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj. Teksa e ka konfirmuar këtë, Mehaj ka thënë se me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.

 I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, ka shkruar ai në Facebook. Më tej, ministri ka shprehur keqardhje për rastin.

“Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin. Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, ka përfunduar Mehaj.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

TENSIONE pas plagosjes në Kosovë/ Serbët thirrje kundër Petkoviç dhe Listës Serbe: Turp! Shqiptarët po na mbrojnë

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Njerezit

KOSOVË- Gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes ortodokse në Zubina Potok, serbët e mbledhur kanë brohoritur edhe kundër drejtorit të Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç dhe krerëve të Listës Serbe, që ishin të pranishëm aty. Sipas medias serbe “Nova.rs”, gjatë fjalimit të peshkopit Teodosije, një grup serbësh filluan të thërrasin: 'Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë”, më pas i kanë drejtuar një sërë sharjesh.

Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosije, gjatë gjithë kohës u përpoqën t’i qetësonin por nuk ia dolën dot.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zubin Potok INFO (@zubinpotokinfo)

Disa qytetarë me këmbëngulje e pyesnin Petkoviçin: “A po ju ruajnë edhe juve shqiptarët?”. “Është e lehtë për juve atje lart në Beograd”.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Sulmi me armë në Shtërpcë, Lista Serbe: Pasojë e politikës anti-serbe të Kurtit

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Lista Serbe

KOSOVË- Lista Serbe ka dënuar ashpër sulmin që ka ndodhur në komunën e Shtërpcës, ku dy djem kanë mbetur të plagosur. Përmes një reagimi zyrtar, ata fajësojnë politikën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e cila sipas tyre është anti-serbe.

“Lista Serbe dënon ashpër tentativën e vrasjes së djemve serbë në fshatin Gotovushë dhe kërkon që urgjentisht të gjenden dhe të ndëshkohen përgjegjësit e këtij krimi brutal dhe të tmerrshëm. Në ditën e Krishtlindjes, kur fëmijët serbë po ktheheshin nga Badnjaku, pranë tyre u ndal një automjet me dy shqiptarë, të cilët i kërcënuan dhe më pas u përpoqën t'i vrisnin duke i qëlluar. Me atë rast u plagosën të dy djemtë”, thuhet në njoftim.

'Sulmi është pasojë e drejtpërdrejtë e histerisë antiserbe të nxitur nga Albin Kurti'- mbyllet njoftimi.

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Sulmi ndaj serbëve në Kosovë, Petkoviç: Përpjekje për të vrarë fëmijët tanë

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Petar Petkoviç

KOSOVË- Plagosja e dy qytetarëve serbë të Kosovës ka ngjallur reagime të shumta. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që drejtohet nga Petar Petkoviç, ka thënë se është një tentativë për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë.

“Ata kanë marrë plagë me armë zjarri, njëri djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull dhe vetëm për fat të tyre nuk kanë pësuar lëndime apo rrezik për jetën. Në këto momente po transportohen për në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë, ku do të kenë kujdesin më të mirë të mundshëm. Është një tentativë evidente për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë të cilët janë shqetësuar vetëm për shkak se kanë veshur pemën e Krishtlindjes dhe kështu kanë treguar qartë se janë serbë”, thuhet në njoftim.

Madje, në komunikatën e tyre, kjo zyrë thotë se ky sulm është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës anti-serbe të kryeminsitrit Albin Kurti.

Ky lloj sulmi është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës antiserbe të Albin Kurtit, i cili me sjelljen dhe veprimet e tij inkurajon të gjithë ata që duan gjak serb, edhe në Krishtlindje. Kërkojmë reagim urgjent dhe të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare dhe Zyra për Kosovë dhe Metohi do t'u ofrojë familjeve dhe të lënduarve të gjithë ndihmën e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Plagosja e 2 serbëve nga efektivi i Forcave Speciale, kryeministrja Brnabiç: Kosova, getoja e fundit në Europë! Ndërkombëtarët të reagojnë

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Ana Brnabiç

BEOGRAD- Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka komentuar ngjarjen e rëndë të plagosjes së dy të rinjve serbë në Kosovës nga një person që dyshohet se është anëtar i Forcace Speciale të Kosovës. Në një reagim zyrtar ka deklaruar me nota mllefi se e ashtuquajtura Kosova është getoja e fundit në Evropë.

"Edhe në natën e shenjtë ortodokse, serbët në Kosovë nuk janë të sigurt. E dënoj fuqishëm këtë krim të urryer dhe i kërkoj komunitetit ndërkombëtar të reagojë menjëherë dhe të nxjerrë fajtorët para drejtësisë. Ky është një tjetër në serinë e incidenteve të tmerrshme që tregojnë ashpërsinë e kushteve në të cilat jetojnë serbët në Kosovë çdo ditë. Kur dhuna e përditshme dhe sistematike nënvlerësohet vazhdimisht, atëherë ekstremizmi përhapet shpejt nga lidershipi i përkohshëm iluzion në të gjithë shoqërinë dhe krimet bëhen përditshmëri. Kosova është getoja e fundit evropiane,"-tha ajo.

3 VITE ME PARE

Plagosja e 2 serbëve në Kosovë, reagon Kurti: Dënoj sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me plagosjen e 2 serbëve në Kosovë ditën e sotme. Kurti thotë se e dënon sulmin ndaj qytetarëve dhe se ndihet i brengosur. Kurti thotë se siguron qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.

'E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë. Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.  Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.'- shkruan Kurti.

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Plagosja në Shtërpac, nëna e 11-vjeçarit në SHOK, Zorica mes lotësh: Nuk di detajet, ç'faj kanë fëmijët

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Nena e te miturit

KOSOVË- 'Nuk i di detajet, jam në shok. E di vetëm se mbi fëmijët tanë është qëlluar me armë zjarri'- tha mes lotëve për Kosova Online, Zorica Stojanoviç, nëna e Stefanos 11-vjeçar, derisa priste që mjekët t'i tregonin se si është fëmija i saj.

Zorica, tregon se ajo e ka marrë vesh nga njerëzit atë që ndodhi, raporton 'Kurir.rs'.

“Çfarë faji kanë fëmijët”, thotë mes lotësh Zorica.

Pas plagosjes, Stefan Stojaonovic dhe Millosh Stojkovicit, morën ndihmë mjekësore në spitalin më të afërt e më pas janë dërguar në repartin e kirurgjisë në Graçanicë.

Djali i vogël është qëlluar në pjesën e sipërme të krahut, shpresojmë që lëndimi të mos jetë i rëndë, prandaj po i dërgojmë në Graçanicë, sepse plumbi ka mbetur në dorë, djali tjetër është goditur në krah, po ashtu ka pasur ka mbetur një plumb, po i dërgojmë në Kirurgji Fëmijët janë nën stres, të shohim çfarë do të ndodhë”, tha mjeku në ambulancën ku po trajtoheshin fëmijët.

Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11-vjeç dhe Millosh Stojanoviç 21-vjeç, u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës. 

3 VITE ME PARE

FOTO- Plagosi dy serbët në Shtërpcë, arrestohet autori, dyshohet se i përket Forcave të Sigurisë së Kosovës

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
I dyshuari

KOSOVË- Personi i dyshuar për plagosjen e dyfishtë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës është arrestuar.

Sipas informacioneve jozyrtare nga 'Indeksionline', i riu me inicialet A.K dyshohet se është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. I dyshuari u dërgua në Uroševac për t'u marrë në pyetje, shkruan 'Kurir.rs'.

“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K. mashkull/kosovarë, i moshës 33-vjeçare. I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”.- thuhet në njoftimin e policisë.

Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11-vjeç dhe Millosh Stojanoviq 21-vjeç, u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës. 

3 VITE ME PARE

Plagosja me armë zjarri në Kosovë, serbët bllokojnë rrugën në Shtërpcë

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Shtërpcë

KOSOVË- Serbët kanë bllokuar rrugën rajonale Shtërpcë-Uroševac pas plagosjes me armë zjarri që ndodhi pranë kësaj zone mbrëmjen e sotme, ku dy serbët u qëllua nga një shtetas Kosovar, shkruan Tanjug. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Sipas mediave të huaja, në momentin e sulmit, dy kushërinjtë 21 dhe 11 vjeç ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.

Një djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull, por për fat nuk u rrezikohet jeta. Ata në këto momente po transportohen në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë. Lajmi ka bërë bujë në Serbi, ku e ashtuquajtura "Zyrë për Kosovë dhe Metohi" njoftoi se ishte një tentativë e dukshme për të vrarë fëmijë të pafajshëm serbë, të cilët ishin të veshur me rroba Krishtlindjesh, duke treguar kështu qartë se ishin serbë./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Plagosja në Kosovë, 21-vjeçari: Dolëm të bënim një foto, erdhi një makinë e më qëlloi, me siguri janë shqiptarë

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Policia

KOSOVË- Millosh Stojanoviç, i riu i cili mbeti i plagosur ditën e sotme afër Shtërpcës ka shpjeguar për 'Blic' se si ka ndodhur ngjarja:

'Ne shkuam për Krishtlindje si çdo vit. Ne dolëm rrugës për të bërë foto, pasi bëmë foto erdhi një makinë, nuk e di se cila, më qëlloi një plumb, u godita në krah. Me siguri janë shqiptarë, nuk jemi ende të sigurt. Menjëherë pas të shtënave kanë ikur, janë zhdukur'- tha i plagosuri.

Shoku i tij, një nga djemtë që ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes, tha:

'Arritëm në fshat, në hyrje ndaluam për të bërë foto, pastaj erdhi një burrë, rrokullisi dritaren, nxori një armë dhe qëlloi mbi ne. Dy shokët e mi u goditën dhe ata ikën menjëherë'

Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11-vjeç dhe Millosh Stojanoviq 21-vjeç, u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës. Një shqiptar vendas qëlloi mbi ta nga një makinë në lëvizje.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Këta janë dy serbët e plagosur në Shtërpcë, mjeku: Vogëlushi u qëllua me plumb në krah

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Millosh Staojanoviç

KOSOVË- Dy persona njëri 11-vjeç dhe tjetri 21-vjeç mbetën të plagosur ditën e sotme me armë zjarri. Ata u qëlluan me armë, nga një mjet i cili ishte në lëvizje në drejtim të Ferizajt. Fëmija 11-vjeçar i plagosur është transferuar me urgjencë në ambulancë, raporton 'Alo.rs'.

21-vjeçari serb, i cili po ashtu u plagos, këshilloi të voglin me fjalët: Qëndro i fortë, qëndro i fortë. 

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK

'Vogëlushi është goditur në pjesën e sipërme të krahut'- tha mjeku Zoran Zrnçeviç, duke shtuar: Plumbi ndoshta ka rënë në pjesën e sipërme të krahut'.

Me një plagë të dukshme në pjesën e dorës është plagosur edhe Millosh Staojanoviç. Mjeku Zoran ka bërë të ditur se plumbi ka mbetur në dorën e Millosh Stojanoviqit dhe se për këtë do të duhet të shkojë edhe në repartin e kirurgjisë.

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK

3 VITE ME PARE

Plagosi 21- vjeçarin serb dhe të miturin, arrestohet autori në Kosovë

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Policia e Kosovës

KOSOVË- Autori i plagosjes me armë zjarri në Kosovë është vënë në pranga nga policia pak pas ngjarjes. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Drajkovc të Shtërpcës, ndërsa autori është identifikuar me iniciale A.K. i moshës 33 vjeçar.

I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

Mbrëmjen e sotme policia njoftoi se dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur sot në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

3 VITE ME PARE

Shqiptari qëllon me armë dy të rinj serbë në Gotovushë, njëri vetëm 11 vjeç, transportohen me urgjencë në spitalin e Graçanicës

Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK
Foto ilustruese

SERBI- Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç dhe Millosh Stojanoviç, u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës, pasi një shqiptar qëlloi mbi ta nga një automjet në lëvizje. Sipas mediave të huaja, në momentin e sulmit, dy kushërinjtë 21 dhe 11 vjeç ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.

Një djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull, por për fat nuk u rrezikohet jeta. Ata në këto momente po transportohen në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë. Lajmi ka bërë bujë në Serbi, ku e ashtuquajtura "Zyrë për Kosovë dhe Metohi" njoftoi se ishte një tentativë e dukshme për të vrarë fëmijë të pafajshëm serbë, të cilët ishin të veshur me rroba Krishtlindjesh, duke treguar kështu qartë se ishin serbë.

"Ndonëse disa dëshmitarë okularë panë targën e mjetit nga i cili u qëllua, policia lokale e la mjetin të shkojë. Ky lloj sulmi është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës antiserbe të Albin Kurtit, i cili me sjelljen dhe veprimet e tij inkurajon të gjithë ata që duan gjak serb, qoftë edhe në Krishtlindje. Kërkojmë reagim urgjent dhe të prerë nga bashkësia ndërkombëtare," - thuhet në deklaratën e parë lidhur me ngjarjen. 

plagosen dy serbet ne kosove

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta