Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Emri i Suella Braverman është lakuar për një kohë të gjatë edhe në Shqipëri, pas opinioneve të saj mbi çështjen e emigrantëve shqiptarë që hyjnë në Angli përmes detit me gomone.
BRITANI- Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman u shkarkua sot nga detyra nga kryeministri britaik Rishi Sunak. Kjo erdhi si pasojë e komenteve të saj për protesta pro-palestineze, për të cilat tha se janë shqetësuese.
Emri i Suella Braverman është lakuar për një kohë të gjatë edhe në Shqipëri, pas opinioneve të saj mbi çështjen e emigrantëve shqiptarë që hyjnë në Angli përmes detit me gomone.
Braverman, vajza e dy emigrantëve nga Kenya dhe ishujt Mauritius, ka qenë avokatja kryesore e Qeverisë në vitet e fundit, ku pasi u emërua sekretare e brendshme i shpalli “luftë” emigrantëve shqiptarë, të cilët kalojnë kanalin e La Manche, në kërkim të një jetese të ndryshme përtej brigjeve kontinentale. Emri i saj i vërtetë, është në fakt Sue-Ellen Cassiana “Braverman” Fernandes, por shkurtimisht njihet si Suella dhe ka lindur më 3 prill 1980 në Harrow të Londrës. Rrënjët politike Suella i mori nga e ëma, e cila ishte infermiere dhe pati garuar për të qenë deputete në Parlamentin britanik, por pa ia arritur.
Me ardhjen në tryezën e madhe të deputetëve, Braverman filloi të merrte zë, mbi të gjitha mbi çështjen e Brexit, për të cilën ajo ishte mbështetëse e fortë. Më pas, me ardhjen e Boris Johnson në krye të konservatorëve dhe Qeverisë, ajo u bë këshilltarja kryesore e Qeverisë në çështjet ligjore. Me rënien e Johnson dhe tërheqjen e tij nga posti, Suella kërkoi të futej në garën e konservatorëve për kryetare të partisë, por nuk arriti të kualifikohej në duelin final mes Liz Truss dhe Rishi Sunak. Pavarësisht kësaj, pas fitores së Truss, Braverman u shpërblye me postin e sekretares për Punët e Brendshme, të cilin e mbajti nga 6 shtatori 2022 deri më 19 tetor 2022, kur edhe u tërhoq, nën pretendimin se kishte thyer kodin e brendshëm ministror, pasi kishte dërguar disa email-e nga provili i saj privat, për të lobuar për vota mbi një projektligj (gjë e palejuar në Britani).
Dorëheqja e saj do të çonte edhe në rrëzimin e Qeverisë së Truss, e cila u tërhoq nga detyra si kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e Britanisë, me 45 ditë. Por, kur u mendua se edhe për Braverman gjithçka kishte përfunduar në aspektin ministror, me ardhjen e Rishi Sunak në pushtet, vetëm një javë më pas, ajo u rikthye në post.
Deklaratat e saj për shqiptarët dhe reagimet
Braverman shpeshherë ka fajësuar emigrantët për problematikat e Brendshme të Britanisë, ku gjithashtu shumë herë ka veçuar shqiptarët të cilët si cilësoi si pushtues dhe kriminelë. Deklaratat e saj kundrejt shqiptarëve u pritën me protesta ku shqiptarët e Londrës mbanin pankanrta me mesazhin se “janë shqiptarë, punojnë e paguajnë taksa”. Ajo gjithashtu propozoi dërgimin e emigrantëve në Ruandë në kampet që ka ndërtuar Britania për emigrantët. Ndaj kësaj deklaratave të saj asokohe reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili i konsideroi deklaratat e saj si të turpshme, duke shtuar se ishte përgjegjësi e Britanisë që të bashkëpunonte për të menaxhuar situatën me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.
Braverman BRITANI E MADHE- Suella Braverman, e cila u shkarkua nga posti i sekretares së shtëpisë pak më parë, ka dhën&e...
rishi sunak dhe suella braverman BRITANI- James Cleverly është emri i zgjedhur nga kryeministri Rishi Sunak që do të mbajë postin ...
Braverman BRITANI E MADHE- Janë publikuar në rrjet fotot e para të Suella Braverman, teksa po largohej nga shtëpia e saj në Lond&e...
james cleverly BRITANI- Ishte një surprizë e vërtetë kur sekretari i jashtëm i shtetit James Cleverly u paraqit në Downing St...
Rishi Sunak BRITANI E MADHE- Zëvendës redaktori politik i Skynews, Sam Coates ka deklaruar se Rishi Sunak po merr "risqe të mëdha"...
Suella Braverman BRITANI E MADHE- Suella Braverman është shkarkuar nga posti i sekretares së Brendshme. Ky lajm bëhet i ditur nga media...
Ministrat e Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën, më 13 nëntor, në Bruksel me ho...
foto afer spitalit GAZA- Zyrtarët shëndetësorë dhe njerëzit e bllokuar brenda spitalit më të madh në Gazë kan&...
foto ilustruese AUSTRALI- Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka thënë se bota duhet të bëjë dallimin midis Hamasit dh...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme kundër dy vendeve të lidhura me Iranin në Siri të diel&...