Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjeneralët kanë dërguar përfaqësues në Arabinë Saudite për ta negociuar një armëpushim humanitar në një përpjekje të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, por këto negociata nuk kanë pasur rezultat deri më tani. Deri të hënën, bisedimet nuk patën “asnjë përparim të madh”.
SUDAN- Sulmet ajrore tronditën sërish kryeqytetin e Sudanit më 8 maj, teksa bisedimet e fundit të armëpushimit në Xheda nuk rezultuan të suksesshme. Një diplomat saudit tha se të dyja palët e konsiderojnë veten “të afta për ta fituar betejën”.
Luftimet në Sudan nisën më 15 prill midis forcave të shefit të ushtrisë, Abdel Fattah al-Burhan, dhe zëvendësit të tij të kthyer në rival, Mohamed Hamdan Daglo, i cili kryeson Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Që nga atëherë, betejat kanë lënë qindra njerëz të vrarë, mijëra të plagosur dhe miliona të tjerë të bllokuar brenda shtëpive të tyre, mes mungesës së madhe të ujit, ushqimit dhe produkteve të tjera bazike.
Gjeneralët kanë dërguar përfaqësues në Arabinë Saudite për ta negociuar një armëpushim humanitar në një përpjekje të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, por këto negociata nuk kanë pasur rezultat deri më tani. Deri të hënën, bisedimet nuk patën “asnjë përparim të madh”, tha një diplomat saudit për agjencinë e lajmeve AFP, duke folur në kushte anonimiteti.
"Armëpushimi i përhershëm nuk është në tryezë... Secila palë beson se është e aftë ta fitojë betejën”, shtoi diplomati.
“Ka rrezik kudo”
Luftimet kanë shkaktuar një eksod masiv të të huajve dhe sudanezëve përmes fluturimeve, udhëtimeve përmes detit dhe udhëtime të vështira tokësore drejt Egjiptit, Çadit, Sudanit Jugor dhe vendeve të tjera fqinje.
'Ka rrezik kudo”,- tha Rawaa Hamad, i cili u arratis nga Port Sudan në një fluturim evakuimi për në Katar të hënën duke transportuar 71 persona.
Në Sudan, tha ajo, nuk ka “aspak siguri tani, për fat të keq”, teksa shtetasit detyrohen të jetojnë me “mungesën e gjithçkaje – mungesën e ujit, mungesën e karburantit, mungesën e ilaçeve, madje edhe mungesën e spitaleve dhe mjekëve”.
Përpjekjet për ndërmjetësim
Arabia Saudite po punon për vendosjen e “një afati kohor për negociata të zgjeruara për të arritur një ndërprerje të përhershme të armiqësive”, tha ministria e saj e Jashtme.
Bisedimet në Xheda, të cilat do të vazhdojnë “në ditët në vijim”, synojnë të arrijnë “një ndalesë efektive afatshkurtër” të luftimeve, për ta lehtësuar shpërndarjen e ndihmës dhe rivendosjen e shërbimeve bazike, thuhet në deklaratën e ministrisë arabe. Që nga mesi i prillit, marrëveshje të shumta armëpushimi janë shpallur dhe janë shkelur shpejt në vendin e goditur nga varfëria, që gjithashtu ka një histori të gjatë jostabiliteti./REL
Gordan Gerlic Radman KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gerlic Radman do të zhvillojë sot një...
Glauk Konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se asnjë propozim që...
ëolfgang Sobotka AUSTRI- Kryetari i Parlamentit të Austrisë, ëolfgang Sobotka, në një konferencë t...
foto ilustruese MALI I ZI- Me anë të një vendimi të ri për rendin komunal, Kuvendi i Komunës së Budvës në...
Takimi KOSOVË- Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot një takim me diplomaten zviceriane, Livia Leu. N&...
Woramet Ben Taota TAJLANDË- Një adoleshent britanik është gjetur i vdekur me plagë në kokë në një pyll n&...
Princ Harry BRITANI- Edhe pse tashmë ceremonia historike e kurorëzimit të mbretit Charles ka përfunduar me performanvc...
Kemal Dervis TURQI- Kemal Dervish, ish-ministri i ekonomisë i Turqisë, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare n&eu...
Adhara Perez Sanchez MEKSIKË- Adhara Perez Sanchez, një 11-vjeçare me autizëm nga Meksika, ka një IQ më t&eu...
Zyra e Partisë Republikane TURQI- Kaos para zgjedhjeve presidenciale në Turqi. Zyrat e Partisë Republikane të Kemal Kilicdaroglu ...