All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Studentët serbë vazhdojnë protestat, marshojnë drejt Novi Sadit

Protestat e studentëve janë më të mëdhat ndër vite në Serbi duke sfiduar për herë të parë seriozisht pushtetin e Presidentit populist Aleksandar Vuçiç.

30 Janar 2025, 17:02 Nga E. D
Studentët serbë vazhdojnë protestat, marshojnë drejt Novi
protesta
All - Paragraf - 1

SERBI- Qindra studentë serbë filluan sot (të enjten) një marshim prej mbi 75 kilometrash nga Beogradi drejt qytetit verior të Novi Sadit. Studentët do të bllokojnë atje urat e qytetit për të shënuar tre mujorin e shembjen së një çatie betoni në një stacion treni që mori jetën e 15 njerëzve.

Studentët fajësojnë pushtetin duke thënë se çatia u shëmb pasi ishte ndërtuar dobët si pasojë e korrupsionit dhe keqqeverisjes. Protestat e studentëve në Serbi janë kthyer në një çështje që reflekton pakënaqësinë më të gjerë popullore me qeverisjen populiste të Presidentit Vuçiç. Protestat e studentëve janë më të mëdhat ndër vite në Serbi duke sfiduar për herë të parë seriozisht pushtetin e Presidentit populist Aleksandar Vuçiç.

“Ky marshim është mënyra jonë për të ofruar mbështetje për kolegët tanë nga Novi Sadi. Ne gjithashtu duam të tregojmë se sa këmbëngulës jemi dhe se nuk planifikojmë të ndalemi pa u plotësuar kërkesat tona”, tha Tatjana Gogic, studente e biologjisë.

Protestat disa javore tanimë kanë detyruar dorëheqjen e Kryeministrit Millosh Vuçeviç këtë javë dhe lëshime të tjera nga një pushtet që nuk është mësuar të bëj lëshime. Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Dorëheqja që nënkupton rënien e gjithë kabinetit, duhet të konfirmohet nga parlamenti i Serbisë, i cili ka 30 ditë afat për të zgjedhur një qeveri të re, ose për të shpallur zgjedhjet e parakohshme. Vasilije Milanovic, student në fakultetin e inxhinierisë teknike të Beogradit tha se studentët kërkojnë drejtësi dhe liri të mendimit”.

“Marshimi (drejt Novi Sadit) është një mënyrë tjetër për të treguar se sa të vendosur jemi dhe se nuk do ndalojmë deri në fund”, shtoi studenti Milanoviç.

Tragjedia në Novi Sad, ku më 1 nëntor humbën jetën 15 njerëz pas shembjes së çatisë në një stacion treni, është kthyer në një çështje që reflekton pakënaqësinë më të gjerë popullore me qeverisjen populiste të Presidentit Vuçiç.

“Nuk duhet ta tolerojmë këtë shoqëri kaosi në të cilën jetojmë tani, këtë lloj despotizmi ku një njeri merr vendime për të gjithë ne. Ne nuk jemi pajtuar me këtë, një vend nuk duhet të funksionojë kështu”, thotë aktori Dushan Pavloviç.

Presidenti gjithnjë e më autoritar Vuçiç ushtron një kontroll të fortë mbi të gjitha institucionet shtetërore dhe mediat kryesore në Serbi, ndërsa përballet me akuza për zbrapje të demokracisë. Shumë në Serbi besojnë se çatia prej betoni në stacionin e trenit në Novi Sad u shemb për shkak të punës dhe mbikqyrjes së dobët gjatë rindërtimit si pasojë e korrupsionit të qeverisë në projektet e mëdha të infrastrukturës me kompanitë shtetërore kineze./VOA

protesta ne serbi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale