1 Dhjetor 2023, 16:52
Nga I.A
Jens Stoltenberg dhe Erdogan
TURQI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se i ka thënë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ka ardhur koha që ajo ta lejojë Suedinë të bëhet anëtare e aleancës ushtarake. Turqia dhe Hungaria janë vendet e vetme të NATO-s që nuk e kanë aprovuar ende formalisht anëtarësimin e Suedisë në aleancë.
Stoltenberg tha për Associated Press se i bëri thirrje Turqisë ta finalizojë procesin gjatë një takimi me presidentin Erdogan të premten në margjinat e samitit të klimës në Dubai.
“E takova presidentin Erdogan mëngjesin e sotëm dhe ia përsërita mesazhin se ka ardhur koha për ta finalizuar procesin e pranimit për Suedinë”, tha Stoltenberg.
Turqia e ka vonuar ratifikimin për më shumë se një vit, duke e akuzuar Suedinë se nuk po i merr seriozisht shqetësimet e Turqisë, përfshirë luftën e saj kundër militantëve kurdë dhe grupeve të tjera të cilat Ankaraja i vlerëson si kërcënim për sigurinë e vet.
Gjërat ndryshuan gjatë një samiti të NATO-s në korrik, ku Erdogani pati njoftuar se do t’i dorëzonte në Parlamentin turk dokumentet e pranimit të Suedisë, por një debat rreth kësaj çështje në Komisionin e Punëve të Jashtme përfundoi pa ndonjë vendim muajin e kaluar.
Stoltenberg nuk ishte në gjendje të thoshte se kur mund të kompletohet procesi i ratifikimit.
“Nuk jam në gjendje ta jap një datë të saktë, por e mirëpres faktin se para disa javëve presidenti Erdogan i dorëzoi dokumentet për ratifikim në Parlamentin turk”, tha shefi i NATO-s.
Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe aplikuan për t’iu bashkuar NATO-s, pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Finlanda iu bashkua NATO-s në prill. Pranimi i një anëtari të ri duhet të aprovohet nga të gjithë anëtarët ekzistues të aleancës.
Marrë nga REL
jens stoltenberg rexhep taip erdogan
Bota
1 Dhjetor 2023, 16:31
h.k
Foto ilustruese
BELGJIKË-Policia ka goditur një bandë droge që përpunonte kokainën në ambalazh kartoni. Në nj&...
Bota
1 Dhjetor 2023, 16:14
r.ll
Mbreti Charles dhe Rishi Sunak
DUBAI- Mbreti Charles III është paraqitur me një kravatë me motive të flamurit grek në samitin...
Bota
1 Dhjetor 2023, 16:23
h.k
Foto nga Gaza
IZRAEL-Luftimet mes Hamasit dhe Izraelit rifilluan në Gazë pas ndërprerjes shtatëditore që bëri të mundur ...
Bota
1 Dhjetor 2023, 16:04
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Irani mbeti sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit global vitin e kaluar, duke u përshirë në mbështetjen e...
Bota
1 Dhjetor 2023, 15:56
r.ll
foto ilustruese
ZVICËR- Kriza klimatike përbën një kërcënim të madh për luftën kundër malaries, sipas Org...
Bota
1 Dhjetor 2023, 15:59
I.A
Hashim Thaci
HAGË- Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është duke hetuar çështjet që nd&e...
Bota
1 Dhjetor 2023, 15:43
h.k
Takim ne Bruksel
BRUKSEL- Bashkimi Europian ka zbardhur propozimin e kushtit negociues për Serbinë ndaj Kosovës, një pikë e cila ...
Bota
1 Dhjetor 2023, 15:14
r.ll
foto ilustruese
DUBAI- Delegacioni i Iranit në COP28 , i kryesuar nga ministri i Energjisë Ali Akbar Mehrabian, u largua nga samiti i k...
Bota
1 Dhjetor 2023, 15:07
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Numri i palestinezëve të vrarë që nga rifillimi i armiqësive ka arritur në 109, sipas ministris&eu...
Bota
1 Dhjetor 2023, 14:45
a.l
Hamas
GAZA- Një zyrtar i lartë i Hamasit tha më 1 dhjetor se ky grup palestinez – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e ...