LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani' e presidentit Milatoviç, por jo mjaftueshëm për të krijuar qeverinë! Abazoviç merr vetëm 11 mandate

•Në Mal të Zi ka nisur procesi i numërimit të votave. •Sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), 56.4 përqind e votuesve të regjistruar kanë votuar. Procesi zgjedhor vijoi pa incidente. •Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe ish-presidenti Milo Gjukanoviç dhe presidenti aktual Jakov Milatoviç. •Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, e patën 542.468. •Si forcë e dytë në këto zgjedhje pritet të dalë Partia Demokratike e Socialistëve. •Dy partitë që pas zgjedhjeve të vitit 2020 së bashku me Frontin Demokratik përbënin shumicën në nivel shtetëror, Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit me mandat të përkohshëm Dritan Abazoviç, dhe Demokratët kandidojnë së bashku në zgjedhjet e së dielës. •Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe dy koalicione të partive shqiptare: Forumi Shqiptar me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Koalicioni i Aleancës Shqiptare me deputetin me përvojë Genci Nimanbegu. •Nik Gjeloshaj, kryetari i Komunës së Tuzit, njëherësh edhe kryetari i partisë Forumi Shqiptar në Mal të Zi, deklaroi se kanë fituar 2.1 për qind të votave, dhe se ky është një rezultat i madh në zgjedhje. •Ai tha se koalicioni i tij do të vazhdojë të punojë, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, e veçanërisht shqiptarëve. •Lëvizja Evropa Tani e Malit të Zi (PES) fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme të dielën, tha anketuesi i Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CEMI) në bazë të një projeksioni të rezultateve nga një kampion qendrash votimi. •Nga këto zgjedhje dalin 81 deputetë, dhe shumica e re parlamentare do të zgjedhë kryeministrin dhe qeverinë e re të Malit të Zi.

17 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Forumi Shqiptar në Mal të Zi merr 2 mandate, në parlament do jenë 6 shqiptarë! Festime në Tuz me këngë patriotike (VIDEO)

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
festime pas rezultatit

MAL I ZI- Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi janë historike, për shkak të sigurimit të një përfaqësie të madhe shqiptare. 2 koalicionet shqiptare marrin 3 deputetë, në parlament do jenë 6 shqiptarë.

Festimet kanë nisur në Tuz, ku shqiptarët kanë vendosur këngë patriotike shqiptare.

 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Mal të Zi, partia e presidentit Milatoviç shpall fitoren duke marrë 23 deputetë: Gati për t’u shërbyer qytetarëve

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
momenti pas daljes se rezultatit

MAL I ZI- Partia Evropa Tani e presidentit Milatoviç ka shpallur fitoren, teksa ka marrë 23 deputetë. Lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Milojko Spajiq, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që Qeveria të formohet sa më shpejt. Milojko Spajiq shtoi më tej se kanë arritur një fitore e madhe, pavarësisht keqpërdorimit të resurseve shtetërore.

Spajiq njoftoi se PES do të bisedojë me të gjithë me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta. I pyetur se me kë do të formonin qeverinë, Spajiq tha me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare URA.

“Për sa më përket mua, përgjigja është e qartë, por parimet e programit janë më të rëndësishmet, le të shohim se kush dëshiron të ndihmojë programin Europe Tani 2... Ne jemi këtu për të dhënë rezultate për qytetarët në të ardhmen në katër vjet dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson”, tha ai.

Zyrtari i PES, Filip Ivanoviq, tha se kjo parti do të ketë grupin më të madh parlamentar në Kuvend, dhe do të jetë përbërësi kryesor i Qeverisë. Ai prezantoi Spajiqin si kryeministër të ri.

 

3 VITE ME PARE

Fitoi dy mandate në zgjedhjet e Malit të Zi/ Gjeloshaj: Për ne ky është një rezultat i madh, do punojmë për të mirën e shqiptarëve!

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
Nik Gjeloshaj

MAL I ZI- Nik Gjeloshaj, kryetari i Komunës së Tuzit, njëherësh edhe kryetari i partisë “Forumi Shqiptar” në Mal të Zi, ka deklaruar se koalicioni i tij do të vazhdojë të punojë, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi e veçanërisht shqiptarëve. Në një intervistë për televizionin e Malit të Zi, ai tha se kanë fituar 2.1 për qind të votave, dhe se ky është një rezultat i madh në zgjedhje.

“I falënderoj të gjithë, veçanërisht ata që mbështetën Forumin Shqiptar. Forumi Shqiptar do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, veçanërisht të shqiptarëve. Shpresoj se do të kemi një qeveri të qëndrueshme që do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Gjeloshaj. Ai ka uruar edhe listën tjetër shqiptare që ka fituar një mandat.

“Për ne ky është një rezultat i madh, dy mandate të fituara. Pas pushtetit absolut në Tuzi, sot kemi marrë mbështetje edhe në komunat e tjera”, deklaroi ai.

Mali i Zi mbajti sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, rezultatet e të cilave, pritet ti japë fund ndarjeve të thella politike dhe viteve të paqëndrueshmërisë që e kanë penguar vendin e vogël anëtar të NATO-s, në rrugën e tij për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Të drejtën për të votuar për të zgjedhur 81 deputetët e parlamentit malazez e patën 542.468 qytetarë, ndërsa qendrat e votimit të cilat u hapën në orën 07:00 u mbyllën në orën 19:00 dhe rezultatet paraprake kanë dalë në orën 21:00.

Rezultatet e para në Mal të Zi! Ja si renditen partitë shqiptare

Lëvizja 'Evropa Tani' fitoi 25.5 përqind të votave, sipas të dhënave paraprake nga Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT), bazuar në 88.3 përqind të kampionit të përpunuar. Koalicioni "Së bashku" (DPS-SD-LP-DUA) fitoi 22.8 përqind, "Për të ardhmen e Malit të Zi" (NSD-DNP) 15 përqind, koalicioni "Hrabro se Broji" (Demokratët-URA) 12.9 përqind.

Partia Boshnjake ka 7.8 përqind, Partia Socialdemokrate (SDP) 3.1 përqind. Poshtë regjistrimit janë aktualisht PKSH dhe Demos me 2.8 përqind, Pravda za sve me 2.6, Përmbysja me 1.5 përqind dhe Koalicioni Popullor (DHP, Prava, Slobodna) me 1.1 përqind. Forumi Shqiptar ka dy përqind, Aleanca Shqiptare 1.6 përqind, Lëvizja për Ndryshim 0.6, Nisma Qytetare Kroate 0.7 përqind dhe Ne Mund 0.5 përqind.

3 VITE ME PARE

Numërimi në Malin e Zi/ Partia 'Evropa Tani' shpall fitoren në zgjedhje me 25.5% të votave

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
zgjedhjet ne Malin e Zi

MALI I ZI- Lëvizja Evropa Tani e Malit të Zi (PES) fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme të dielën, tha anketuesi i Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CEMI) në bazë të një projeksioni të rezultateve nga një kampion qendrash votimi.  Partia Pro-Evropiane Demokratike e Socialistëve (DPS), e cila sundoi Malin e Zi midis 1990 dhe 2020, doli e dyta me 23.8% të mbështetjes, raporton "France 24".

Aleanca konservatore Për të Ardhmen e Malit të Zi, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro- serb dhe pro-rus, mblodhi 14.7%. Një grup tjetër pro- BE që përfshin Partinë Demokratike dhe lëvizjen URA të kryeministrit në largim Dritan Abazovic doli në vendin e katërt me 12.3%, tha CEMI në bazë të 90.5% të votave të numëruara në një kampion përfaqësues prej 400 qendrash votimi në të gjithë vendin.

Komisioni shtetëror zgjedhor pritet të shpallë rezultatet përfundimtare në ditët në vijim. 15 parti dhe aleanca po konkurrojnë për 81 vende parlamentare në vendin me pak më shumë se 620,000 banorë.

PES, e cila ka politika pro Bashkimit Evropian dhe gjithashtu dëshiron lidhje më të ngushta me Serbinë fqinje, nuk arriti të sigurojë vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, dhe do të duhet të kërkojë partnerë në parlamentin prej 81 vendesh për të formuar qeverinë.

Malazezët shpresojnë se administrata e re do të përmirësojë ekonominë dhe infrastrukturën e vendit, dhe do ta çojë vendin anëtar të NATO-s më pranë anëtarësimit në BE.

Votimi ishte i pari në ish-republikën jugosllave që kur Milo Gjukanoviç, ish-udhëheqësi i DPS-së, humbi zgjedhjet presidenciale në prill dhe dha dorëheqjen pas 30 vjetësh në pushtet. Sipas CEMI, pjesëmarrja e votuesve deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 20:00 ishte jashtëzakonisht e ulët, në 56.4%. Vëzhguesit thanë se kishte pak parregullsi.

Votimi pritet t'i japë fund një bllokimi politik, në të cilën dy qeveritë që erdhën në pushtet pas protestave të vitit 2020 të mbështetura nga Kisha Ortodokse Serbe me ndikim, u shembën pas votimit të mosbesimit.

Mali i Zi u bashkua me NATO-n në vitin 2017, një vit pas një përpjekje të dështuar për grusht shteti, për të cilin qeveria fajësoi agjentët rusë dhe nacionalistët serbë. Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla si "absurde" dhe qeveria serbe mohoi përfshirjen.

Pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Mali i Zi, ndryshe nga Serbia, iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Moskës, dërgoi ndihmë në Ukrainë dhe dëboi një numër diplomatësh rusë. Kremlini e ka vendosur Malin e Zi në listën e shteteve jo miqësore.

3 VITE ME PARE

Pjesëmarrje e ulët në votimet në Malin e Zi/ Kryetari i KKZ-së së Shavnikut: Kanë votuar 82.40 përqind e qytetarëve

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
zgjedhjet ne Mal te Zi

 

MALI I ZI- Një pjesëmarrje e ulët eshtë parë gjatë procesit të votimit në Malin e Zi. Kryetari i KKZ-së së Shavnikut, Dushan Radanoviq, tha se në Shavnik kanë votuar 82,40 për qind nga 1727 votues të regjistruar ose 1423.

Në Durmitor pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte rreth 82 për qind, ndërsa në rrethin e dytë votuan 87,56 për qind e votuesve.

Në Shavnik, dalja në zgjedhjet parlamentare, tre vjet më parë, ishte 88,36 për qind, ndërsa 79,56 për qind e qytetarëve të Shavnikut e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

 

3 VITE ME PARE

Mbyllet procesi i votimit në Mal të Zi/ Pjesëmarrja 56.4 përqind, nis numërimi i votave

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
votimi

MALI I ZI- Procesi i votimit në Mal të Zi ka përfunduar. Sipas mediave të huaja, kanë votuar 56.4% votues, rreth 18% më pak se në vitin 2020.

Rezultatet e para të numërimit pritet të dalin rreth orës 21:00. 

Votimi është i pari në republikën ish-Jugosllave që kur Milo Gjukanoviç, ish-udhëheqësi i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), humbi zgjedhjet presidenciale në prill dhe dha dorëheqjen pas 30 vjetësh në pushtet.

3 VITE ME PARE

Procesi zgjedhor në Mal të Zi/ Pjesëmarrje e ulët e votuesve, deri në orën 16:00 votojnë 39.16% e qytetarëve

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
Foto ilustruese

MAL I ZI- Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Mal të Zi. Sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI)deri në orën 16:00 pjesëmarrja ishte 39.16 për qind.

“Në nivel të rajonit qendror pjesëmarrja është 39,96 për qind, në rajonin verior pjesëmarrja është: 41,36 për qind dhe në atë jugor dalja është: 32,47 për qind", thuhet në njoftim. 

Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.    

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Konflikt mes votuesve dhe anëtarëve të komisionit në Podgoricë

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
qendër votimi

MALI I ZI- Gjatë procesit të votimeve në Podgoricë ka pasur një konflikt mes votuesve dhe anëtarëve të komisionit në qendrën e votimit 73A.

Parregullsitë janë publikuar nga Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMI) dhe Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT). Në këtë qendër votimi është konstatuar se në listën e votuesve, në hapësirën e nënshkrimeve, gjendet nënshkrimi i një votuesi tjetër.

3 VITE ME PARE

"Zgjedhje pa tensione"/ Abazoviç pas votimit: Do vazhdojmë me të njëjtën forcë të promovojmë vlerat

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pasi i është drejtuar qendrës së votimit u shpreh i kënaqur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Abazoviç ka njoftuar se zgjedhjet e këtij viti janë më të qetat dhe procesi do të vazhdojë pa tensione deri në përfundim, tha ai për Klankosova.tv.

“Ju falënderoj që keni ardhur dhe që i përcillni zgjedhjet, atmosfera është e relaksuar. Është shumë kënaqësi të konstatoj nga pozita e kryeministrit se është gjendja shumë më mirë se që ka qenë më herët, nuk ka tensione, partitë politike shumicën e debateve i kanë pasur për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Malit të Zi. Në këtë frymë shpresoj që do të mbarohen zgjedhjet, pastaj sigurisht që do të ketë bisedime pasi në Parlamentin e Malit të Zi kemi pasë shumë fytyra të reja dhe jam i bindur që do të vijmë në një zgjidhje shumë të mirë. Sa më përket mua apo partisë që e përfaqësojë, unë nuk kam dilemë se ne kontributin tonë e kemi dhënë jashtëzakonisht dhe se duhet të vazhdojmë me të njëjtën forcë t’i promovojmë ato vlera me të cilat luftojmë”, ka thënë Abazoviç.

3 VITE ME PARE

Vijon procesi zgjedhor në Mal të Zi, presidenti Jakov Milatoviç voton në Podgoricë

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
Jakov Milatoviç

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka votuar në qendrën e votimit në universitetin e sporteve në Malit të Zi në Podgoricë. 

Deri më tani procesi zgjedhor ka vijuar pa incidente apo parregullsi. Ndërkohë, të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.    

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi/ Kryetari i KSHZ-së: Deri tani asnjë incident apo parregullsi! Pjesëmarrja e votuesve në zona

 

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
Votimi

 

MAL I ZI- Kryetari i KSHZ-së në Mal të Zi, Nikolla Mugosh, në konferencë për media tha se procesi zgjedhor deri më tani ka vijuar pa asnjë incident. 

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në Andrijevicë votuan 26,84 për qind, në Tivar 17,5 për qind, në Berane 22,26, në Bijelo Polje 22,57, në Budva 20,78, në Cetinje 21,5, në Danilovgrad 25, në Danilovgrad 25. 10.96 për qind.

Në Herceg Novi votuan 21,93 për qind, në Kolashin 25,22, në Kotorr 19,47, në Mojkovac 31, në Nikshiq 25,89, në Petnjica 14,8, në Plavë 16,72, në Pljevlja 30,17 dhe në Pozhinë 2,127 për qind, në Pluzhinë 31, në Nikshiç 25,89 për qind, në Petnjic

Në Rozhajë deri në orën 12 pjesëmarrja është 14 për qind, në Shavnik 36,42, në Tivat 19,57, në Tuzi 13,21, në Ulqin 13,56 për qind, në Zhabljak 26,51 dhe në Zetë 22,24 për qind.

“Pjesëmarrja totale deri në orën 12 është 21,71 për qind”, tha Mugosha. Të drejtë vote në zgjedhje kanë 542.468 qytetarë dhe qendrat e votimit janë të hapura deri në orën 20:00. 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, voton ish-presidenti Milo Gjukanoviç

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
Milo Gjukanoviç

MAL I ZI- Ish-presidenti i Malit të Zi dhe ish-lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç, ka ushtruar sot të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare. 

Deri më tani procesi zgjedhor ka vijuar pa incidente apo parregullsi. Ndërkohë, të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.    

3 VITE ME PARE

Asnjë incident deri tani nga zgjedhjet në Mal të Zi, KSHZ nxjerr shifrat, sa % e qytetarëve kanë votuar në orën 12:00

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
Mal të Zi

MAL I ZI- Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Mal të Zi. Mediat vendase raportojnë se sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI), deri në orën 12:00 ishte 21,99 për qind. 

Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.  

3 VITE ME PARE

Vijon procesi zgjedhor në Mal të Zi, të drejtën e votës e ushtron edhe kandidati për deputet i 'Koalicionit Popullor'

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'

MAL I ZI- Kandidati për deputet i "Koalicionit Popullor" dhe kryetar i Malit të Zi të Lirë, Vladislav Dajkoviç, ka votuar në Podgoricë në vendvotimin numër 79 shkolla fillore "Pavle Rovinski". 

Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.   

3 VITE ME PARE

Procesi zgjedhor në Mal të Zi, zbulohet numri i votuesve deri në orën 10:00

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
Zgjedhjet në Mal të Zi

MAL I ZI- Sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI), deri në orën 10 kanë votuar 10.45 për qind. 

Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.   

3 VITE ME PARE

Vijon procesi zgjedhor në Mal të Zi, deri në orën 9:00 kanë ushtruar të drejtën e votës 5.8 % i votuesve

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
Votimi në Mal të Zi

MAL I ZI- Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Mal të Zi. Mediat vendase raportojnë se sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI), deri në orën nëntë kanë votuar 5.8 për qind e votuesve të regjistruar. 

Për krahasim, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, pjesëmarrja me nëntë ishte 6.6 për qind. Sipas të dhënave të CDT, pjesëmarrja para orës nëntë është 5.4 për qind.

Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.  

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, voton kandidati për deputet i "Koalicionit Popullor"

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fituese del Lëvizja 'Evropa Tani'
Marko Milacic

MAL I ZI- Kandidati për deputet i "Koalicionit Popullor" dhe kryetar i Prava Montenegro Marko Milaçiç ka votuar në Podgoricë në vendvotimin (65-A) të Administratës Tatimore të Malit të Zi PJ Podgoricë. 

Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.  

zgjedhje ne mal te zi 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet