LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç kërkon të dërgojë ushtar serb, mblidhen ministrat e BE, Borrell: Jemi larg kompromisit

•Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, nuk arriti që të vinte sot në Kosovë për shkak se u infektuar me Covid. Por i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar erdhi dhe kreu takime në Prishtinë udhëheqësit e Republikës së Kosovës. Takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë u zhvilluan në orët e vona të pasdites, ndërsa me udhëheqësit e opozitës do të takohen paraditen e së martës. •Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë. •Serbia ka paralajmëruar shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. •Borrell ka thënë se ministriat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ndërkohë që theksoi se tensionimi i situatës nuk ndohmon në arritjen e një marrëveshje.  • Po ashtu Borrell theksoi se BE-ja e gatshme të shtojë trupat e EULEX-it në Kosovë. •Dy gazetarë të medias në Kosovë kanë kanosur nga një person, ende i paidentifikuar, pranë pikës kufitare veriore në Rudar. •Ministri i mbrojtjes së Serbisë Millosh Vuçeviç u shpreh se autoritetet kosovare po krijojnë kushte që e bëjnë të pamundur mbijetesën e serbëve në Kosovë gjë që po shkakton tensione. Vuçeviç pretendon se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe dialogut dhe do të përpiqet të bëjë gjithçka për të kërkuar një marrëveshje politike. • Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka theksuar se Serbia kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar nga veriu i Kosovës dhe në të njëjtën kohë po kërkon mënyra për të ulur tensionet në atë zonë. •EULEX ka deklaruar se ndaj një patrulle vëzhguese të tyre në Rudare është hedhur një bombë çorientuese (shok-bombë), nga e cila nuk ka lëndime në njerëz e as dëme materiale. EULEX e quan këtë sulm dhe sulmet e tjera ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, si të papranueshme. •Disa sulme me bomba kanë shpërthyar një natë më parë në veri të Kosovës duke rritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Mësohet se shpërthimet janë dëgjuar në “Lagjen e Boshnjakëve”.

26 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri, EULEX-i konfirmon praninë e grupeve të armatosura dhe të maskuara

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
EULEX

KOSOVË- Situata e sigurisë në vendin tonë, konkretisht në veri vazhdon të jetë shqetësuese. Pas dorëheqjes së serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës, rezistenca ndaj heqjes së targave ilegale dhe mos formimit të Asociacionit vazhdon në forma të ndryshme. Nga Zyra për Media e EULEX, thonë për Gazetën Sinjali, se situata e sigurisë në Kosovë është shumë shqetësuese dhe e tensionuar.

“Gjatë fundjavës, kemi parë një përshkallëzim me një sërë sulmesh, duke përfshirë kundër Policisë së Kosovës, një patrulle vëzhguese të EULEX-it dhe gazetarëve. Në ditët e kaluara, gjithashtu kemi qenë dëshmitarë të një pranie shqetësuese të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, shpesh nga individë dhe grupe të maskuara. Kjo është e papranueshme. Prishja e rendit publik dhe dhuna duhet të ndalen tani. Personat që janë përgjegjës për këto sulme duhet të japin llogari”, thonë nga EULEX.

Më tej nga EULEX-i thonë se gjithashtu, ishin dëshmitarë të ngritjes së barrikadave. Siç ka thënë Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Borrell, ato duhet të largohen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës pasi që kjo nuk është e pranueshme. Më e rëndësishmja tani është që situata të çtensionohet menjëherë, të rivendoset qetësia dhe të ketë përmbajtje nga veprimet tjera provokuese. Kjo është para së gjithash në të mirën e popullatës lokale, qetësia dhe siguria e së cilës janë në rrezik për shkak të situatës aktuale. EULEX-i është duke kontribuar për qetësinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it me 10 dhjetor, në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme material”, thonë nga EULEX-i.

 

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, Hovenier e Escobar takojnë Rakiç dhe tre zyrtarë të Listës Serbe

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Pamje nga takimi

KOSOVË- Drejtuesit e Listës Serbe janë takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffery Hovenier. Situata në Veriun e Kosovës ka qenë temë diskutimi.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe me ndihmës të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe të dërguarin amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier biseduan për situatën politiko-sigurie”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Kjo parti nuk ka treguar nëse e ka pranuar kërkesën perëndimore për heqjen e barrikadave në Veriun e Kosovës. Ka qenë kërkesë e qartë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania që barrikadat të hiqen. 

3 VITE ME PARE

Kurti diskutoi për anëtarësimin e Kosovës në BE me deputetë të Parlamentit Evropian

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Albin Kurti

KOSOVË- Me ftesë të deputetit të Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një lidhje direkte iu adresua deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët po merrnin pjesë në diskutimin e organizuar nga deputeti Mandl me temë “Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE: Si do të jetë një sukses për të gjithë Evropën”. Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që aplikon për anëtarësim, u shpreh kryeministri Kurti, para se të rendiste disa nga arsyet kryesore të aplikimit e të cilat përputhen edhe me vet titullin e diskutimit. Së pari, vendimi për aplikim në Bashkimin Evropian i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri.

Së dyti, shtoi më tej kryeministri, aplikimi përmbush dhe synon që ta realizojë premtimin e BE-së gati 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut, dhe tash së fundmi në Samitin e Tiranës për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit. Së treti, besimi se momenti është i duhur duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon. Ai falënderoi deputetin e Parlamentit Evropian, Mandl për ftesën dhe mundësinë e dhënë, dhe në të njëjtën kohë falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, si në rastin e liberalizimit të vizave edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu Këshillin e Evropës.

Në këtë diskutim pjesëmarrës ishin edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Haki Abazi, Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon dhe nënkryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Zeljana Zovko.

3 VITE ME PARE

Osmani diskuton me Escobar për zhvillimet e fundit në Kosovë: Biseduam për tensionet në veri

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Gabriel Escobar dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Pas takimit që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u tha se “është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon”, por nuk u dhanë më shumë detaje. Në njoftimin për media të presidencës, thuhet se Osmani ka theksuar nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit. Escobari nuk ka folur për mediat rreth vizitës së tij në Kosovë. Të hënën, ai është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

"U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë", thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Mëngjesin e së martës, Escobari pritet të takohet edhe përfaqësues të partive politike opozitare.

Një ditë më herët, Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të barrikadave të ngritura në veri të Kosovës nga serbët lokalë.

Bashkë me Esobarin në Kosovë ishte paraparë që të vinte edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili anuloi vizitën në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi doli pozitiv me sëmundjen COVID-19.

Vizita vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - është e tensionuar.

Barrikadat e ngritura më më 10 dhjetor, bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ndaj u caktua një muaj paraburgim Të dielen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Borrell: BE-ja e gatshme të shtojë trupat e EULEX-it në Kosovë

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Josep Borrell

BRUKSEL- Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën në mbrëmje se blloku është shprehur i gatshëm të shtojë praninë e forcave të Misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, nëse është e nevojshme, ndërsa e cilësoi të papranueshme situatën ne veriun e Kosovës.

Në një konferencë me gazetarë pas takimit të ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së ai tha se incidentet fundit janë me pasoja për qytetarët e Kosovës, Serbisë dhe gjithë rajonit.

“Që nga gushti, jemi në një rreth vicioz të konfrontimeve, provokimeve dhe reagimeve, që përshkallëzuan ditët e fundit, dhe kanë nxitur incidente serioze të sigurisë, përfshirë edhe një sulm ndaj misionit tonë, EULEX-it dhe ndaj policisë së Kosovës. Barrikadat që bllokojnë rrugët, njerëz të armatosur nëpër rrugë, nuk janë diçka që jemi të gatshëm ta pranojmë, nuk e pranojmë këtë nga partnerët tanë, që po aspirojnë një të ardhme evropiane. Kjo situatë duhet të përfundojë. Bllokadat duhet të largohen. Qetësia duhet të rivendoset”, tha zoti Borrell, duke theksuar se blloku u ka bërë thirrje të dyja palëve për qetësi dhe përmbajtje nga veprimet e dhunshme e provokuese.

“U kërkova shteteve anëtare të jenë të gatshëm të dërgojnë përforcime shtesë për misionin tonë të EULEX-it”, tha zoti Borrel duke theksuar se shumë prej tyre janë pajtuar e janë shprehur të gatshëm për ta bërë këtë nëse është e nevojshme.

Zoti Borrel tha se si Kosova, ashtu edhe Serbia kanë pohuar se janë të gatshme për shtendosjen e situatës duke u bërë thirrje që t’u kthehen bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

“Pas incidenteve gjatë verës, ne kemi bërë një propozim për udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës. E kemi përditësuar atë javët e fundit, pas marrëveshjes së fundit që e arritëm për targat, e që shpresonim se me të shmangëm tensionet. Ne e kemi ofruar atë propozim dhe duhet ta çojmë përpara urgjentisht”, tha ai duke theksuar se propozimi tani është 27 vendeve të BE-së.

Propozimi i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, parasheh një marrëveshje normalizimi që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë Kosovë – Serbi, por zotimin e palëve se nuk do ta pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Zoti Borrel tha se ndërkaq se për shkak të situatës së rrezikshme në terren i ka kërkuar të dërguarit të posaçëm evropian Miroslav Lajçak të udhëtojë në Kosovë e Serbi, në përpjekje për të ulur tensionet.

Që nga e shtuna rrugët në veriun e Kosovës po mbahen të bllokuara nga protestuesit serb në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish pjesëtari të policisë, nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrtarëve policor gjatë javës, ndërsa po bëheshin përgatitje për zgjedhjet komunale në veri, të cilat kundërshtoheshin nga përfaqësuesit serbë të mbështetur nga Beogradi.

I arrestuari kishte dhënë dorëheqje si pjesë e largimeve të serbëve të veriut të Kosovës nga institucionet vendase muajin e kaluar, mes tensioneve rreth përdorimit të targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Të shtunën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpalli vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në veri për në muajin prill të vitit të ardhshëm, për shkak të situatës së sigurisë në zonë.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

Borrell: Barrikadat duhet të largohen, nuk mund të pranojmë njerëz të armatosur nëpër rrugë

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Josep Borrell

KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka kërkuar që të largohen barrikadat nga rruga në veri të Mitrovicës. Në një konferencë për media, ai theksoi se BE-ja nuk mund t’i pranojë barrikadat që bllokojnë rrugët, e njerëz të armatosur.

“Barrikadat që bllokojnë rrugët, njerëz të armatosur nëpër rrugë, nuk është diçka që jemi të gatshëm ta pranojmë, nuk pranojmë këtë nga partnerët tanë, që po aspirojnë një të ardhme evropiane. Kjo situatë duhet të mbarojë e barrikadat duhet të largohen. Qetësia duhet të kthehet”, tha ai.

Po ashtu Borrell ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në veri.

Që nga gushti, jemi në një rreth vicioz të konfrontimeve, provokimeve dhe reagimeve, që kanë përshkallëzuar në ditët e fundit, dhe kanë provokuar incidente serioze të sigurisë, përfshirë edhe një sulm ndaj misionit tonë, EULEX-it dhe ndaj Policisë së Kosovës”, u shpreh më tej.

Borrell shton se BE-ja është e gatshme ta rris kapacitetin dhe ta forcojë EULEX-in nëse paraqitet nevoja.

Këshilli qartë u ka bërë thirrje të dyja palëve për qetësi dhe frenim nga veprimet e dhunshme e provokative. I kam kërkuar shteteve anëtare që të jenë të gatshme të dërgojnë më tepër njësite në misionin tonë të EULEX-it. E shumë nga to janë pajtuar e kanë shprehur gatishmëri për të rritur kapacitetet nëse është e nevojshme”, deklaroi Borrell

3 VITE ME PARE

Takimi me Escobar, flitet për veriun, Kurti: Shërim të shpejtë Cholletit

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot për një takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka diskutuar lidhur me situatën e fundit të krijuar në veri, për dialogun Kosovë-Serbi dhe për normalimin e plotë të marrëdhënieve.

Siç njofton Kryeministria, takimi i sotëm ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19 e pati të pamundur të realizojë vizitën e tij.  Në njoftim thuhet se fillimisht kryeministri Kurti i ka uruar shërim dhe rikuperim të shpejt të Chollet, teksa i ka shprehur mirëseardhje Escobarit.

“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë. Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në fund.

Ndërkaq, Escoba, pas takimit, nuk ka dhënë detaje lidhur me bisedën që e kanë pasur. Ai ka thënë se ky takim ishte në kuadër të takimeve të rregullta që kanë me kryeministrin Kurti.

3 VITE ME PARE

Anuloi vizitën e tij në Ballkan, këshilltari i DASH: Rezultova pozitiv me Covid

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Derek Chollett

SHBA- Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka deklaruar se ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, për shkak se ka dalë pozitiv me Covid.

“Më duhet ta shtyjë vizitën time në Ballkan dhe Bruksel për shkak të rezultimit pozitiv me Covid. DO të qëndrojë i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres ta realizojë vizitën në fillimvitin tjetër”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Vizita e Chollettit ishte paralajmëruar më parë dhe planifikohej që sot, ai me Gabriel Esbobarin, të dërguarin e DASH për Ballkanin Perëndimor, të vinin në Prishtinë. Zyrat e krerëve shtetërorë megjithatë kanë njoftuar se sot to ta presin Escobarin për takim.

Chollett do të zhvillonte vizitë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi përveç Shqipërisë. Po ashtu Chollett do të vizitonte dhe Kroacinë dhe Belgjikë.

3 VITE ME PARE

U arrestua dy ditë më parë, Gjykata cakton një muaj paraburgim për ish-policin serb

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç

KOSOVË- Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, i tha Radios Evropa e Lirë se ish-policit serb, Dejan Pantiç, i është caktuar një muaj paraburgim. Ai dyshohet për “kryerjen e veprës penale terroriste”, tha ajo. Pantiç u arrestua më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.

Serbët lokalë ngritën gjashtë barrikada në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok në ditën e arrestimit të tij. Pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për arsye sigurie. Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri, nis takimi i Presidentes Osmani me Gabriel Escobar

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Gabriel Escobar dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka nisur. Ende nuk dihet se sa do të zgjasë takimi, pasi mediat u lejuan vetë që të marrin pamje në fillim të takimit. 

Ndërkohë që nga zyrtarë të presidencës u bë e ditur se nuk do të ketë deklarata për media pas takimit. Më pas Escobar do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku qendra e bisëdës do të jetë tensionet në veri të vendit.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri, Von Cramon: Serbët t’i heqin barrikadat, e papranueshme kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Viola von Cramon

GJERMANI- Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, ka rishpërndarë adresimin e shefes së diplomacisë, Annalena Baerbock, ku akuzon Serbinë se po nxit tensione. Me anë të një postimi në Twitter, von Cramon thotë se është e papranueshme deklarata për rikthimin e ushtarëve serbë në territorin e Kosovës.

“Rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Posaqërisht sulmet ndaj EULEX-it dhe njoftimi për ushtarët e Serbisë është krejtësisht i papranueshëm. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen për t’u qetësuar situata. Përkrahje të plotë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Këtë shënim, eurodeputetja gjermane, që përcjell vazhdimisht zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë, e ka bërë mbi një reagim të kryediplomates së Gjermanisë.

“Kosova uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale. Serbia e bëri të kundërtën me retorikën e saj së fundmi. Kërkesa për kthimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Ashtu siç janë sulmet ndaj EULEX-it”, kishte shkruar mbrëmë Baerbock.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Pas barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qëndrojnë persona të maskuar

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Barrikada

KOSOVË- Kamionë të mëdhenj dhe autobusë vazhdojnë t’i bllokojnë rrugët në veri të Kosovës, duke penguar qarkullimin drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Gazetari i Euronews Albania Kosovë Gjoci raportoi nga Merdare, ku siç tha mesditën e sotme ka pasur prani të KFOR-it amerikan.

Gjatë patrullimit të tyre janë parë njerëz të maskuar që qëndrojnë pas automjeteve të rënda me të cilat prej 2 ditësh janë krijuar barrikadat në Veri, raportoi gazetari Gjoci.

Disa grupe të qytetarëve serbë nisën ngritjen e barrikadave qysh më 10 dhjetor, kur autoritetet në Kosovë njoftuan për arrestimin e një ish-polici serb./Euronews/

3 VITE ME PARE

Vuçiç: Më 15 dhjetori do ti dërgojmë kërkesë NATO-s për vendosjen e trupave në Kosovë

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.

Deri te kjo situatë erdhi një muaj pasi serbët në veri u larguan nga institucionet e Kosovës.

3 VITE ME PARE

"Do ti shtroj 5 marrëveshjet në tavolinë dhe ata të zgjedhin", Vuçiç i ashpër pas deklaratës së Baerbock

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur pyetjes së një gazetari për të komentuar deklaratën e ministres së jashtme gjermane Analena Baerbock.

Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbock, ka thënë se kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë është i papranueshëm, deklaratë që sipas mediave serbe ajo e dha pa pritur reagimin e komandantit të KFOR-it, i cili duhet të marrë vendim për kthimin e ushtrisë serbe.

"Baerbock, Borrell, duhet të analizosh secilën prej atyre deklaratave, për të ditur pse ndodh. Unë kam një pyetje për të gjithë ata. Unë do të paraqes pesë dokumente të rëndësishme para tyre, le të thonë se cilat duan që ne të respektojmë. Lërini të zgjedhin atë që duan, si një shuplakë."- u shpreh Vuçiç.

Ai vijoi duke thënë se kanë patur kaq shumë netë pa gjumë për të miratuar Marrëveshjen e Brukselit ndërkohë që sot po dëgjon si nga zyrtarët e Kosovës dhe si nga ndërkombëtarët se nuk është e vlefshme.

3 VITE ME PARE

Serbia paralajmëron kërkesën për dërgimin e trupave në Kosovë, çfarë thuhet në Rezolutën 1244?

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Kombet e Bashkuara

SERBI- Serbia ka paralajmëruar shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Por çfarë thuhet në rezolutë?

Rezoluta 1244

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:

Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.

3 VITE ME PARE

BBC: S'ka rrezik të ndodhë gjë në Verit të Kosovës! Serbia e di se nuk mund të përplaset me forcat e NATO-s

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Foto ilustruese

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa tensionet në Kosovë janë rritur mes autoriteteve atje dhe serbëve etnikë. Të shtunën një granatë trullosëse u hodh në drejtim të Policisë së BE-së në veri të Kosovës, ku serbët përbëjnë shumicën, dhe policia lokale shkëmbeu zjarr me grupe të panjohura.

NATO, e cila ka trupa paqeruajtëse në Kosovë, u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin provokimet. BE-ja ka bërë të njëjtën gjë, duke paralajmëruar se nuk do të tolerojë sulme ndaj policisë së BE-së ose akte kriminale. Të hënën, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell përsëriti thirrjen e tij për de-eskalim të situatës, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia.

"Ata duhet të gjejnë një mënyrë për t'i dhënë fund tendencës për të luftuar, për të krijuar bllokada,"-tha ai.

Trazirat e fundit u shkaktuan nga arrestimi i një ish-oficeri serb të policisë të shtunën. Duke folur për agjencinë e lajmeve "Reuters" pas takimit me këshillin e tij të sigurisë kombëtare, Vuçiç tha se donte të qetësonte situatën. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i përshkroi protestuesit si "banda kriminale" dhe kërkoi nga Forcat paqeruajtëse të Kosovës (KFOR) të udhëhequra nga NATO që të heqin barrikadat.

Policia e Kosovës tha se ata kishin qëlluar me armë në lokacione të ndryshme afër një liqeni në kufi me Serbinë të shtunën, e të shtënave iu kundërpërgjigjën për vetëmbrojtje. Kosova shtoi efektivët e Policisë në zonat me shumicë serbe - të cilat nuk e njohin qeverinë e Kosovës, por kjo lëvizje i rriti edhe më tej tensionet.

Vuçiç tha se përdorimi i policisë ka shkelur marrëveshjet e mëparshme të paqes. Ai tha se planifikonte t'u kërkonte paqeruajtësve të NATO-s leje për të dërguar policinë dhe trupat serbe në zonë, megjithëse pranoi se kishte pak mundësi që kjo të jepej. Sa herë që rriten tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - ose ndërmjet pakicës serbe të Kosovës dhe autoriteteve në Prishtinë - paqeruajtësit e KFOR-it të NATO-s luajnë një rol vendimtar.

Ata nuk duhet të bëjnë asgjë të veçantë. Thjesht prania e 4000 trupave shumëkombëshe ka qenë e mjaftueshme për të parandaluar çdo problem serioz për pjesën më të mirë të dy dekadave. Autoritetet në Beograd mbështeten në KFOR për të garantuar sigurinë e serbëve të Kosovës. Ata i frikësohen përsëritjes së dhunës në vitin 2004, e cila rezultoi në vdekjen e më shumë se një duzinë serbësh, qindra të plagosur dhe mijëra të zhvendosur. Në të njëjtën kohë, prania e KFOR-it vepron edhe si garanci se Serbia nuk do të dërgojë asnjë nga forcat e veta në Kosovë. Beogradi është i vetëdijshëm se angazhimi me trupat e NATO-s nuk do të ishte jashtëzakonisht i mençur.

Pra, ndërsa tensionet mund të mbeten të larta, çdo incident ka të ngjarë të jetë i izoluar. Megjithatë, BE-ja do të punojë 'jashtë orarit' për të sjellë të dyja palët rreth tryezës për të arritur një zgjidhje afatgjatë.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, pas luftës së përgjakshme njëvjeçare një dekadë më parë. Serbia nuk e njeh atë si një shtet sovran, megjithatë pranon autoritetin qeverisës sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar në 2013 për normalizimin e marrëdhënieve. Nga 1.8 milionë banorë që jetojnë në Kosovë, 92% janë shqiptarë dhe 6% janë serbë. 

Rreth 50,000 njerëz në zonat me shumicë serbe kanë refuzuar deri më tani të përdorin targat e Kosovës sepse nuk e njohin pavarësinë e saj nga Serbia. Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga BE-ja në fund të nëntorit solli dy vendet në përfundimin se Kosova nuk do i gjobiste ata që nuk ndërronin targat, por edhe Serbia nuk do lëshonte më targa serbe.

Marrë dhe përkthyer nga BBC

3 VITE ME PARE

Tensionet në Veri të Kosovës, Rama: Kurti ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare për qeverinë Kurti pas tensioneve në veri të Kosovës. “Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski. Të dy e patën të pamundur të ishin sot këtu për arsye angazhimesh. Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend që pamundësia është e lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës. Situatë në të cilën qeveria e republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë tonë dhe Republikës së Shqipërisë”, -tha Rama në prezantimin e projektit të ri për Portin tregtar të Durrësit në Porto Romano.

3 VITE ME PARE

Policia e Kosovës jep detaje për tre rastet kur njësitet policore u sulmuan me armë zjarri

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Policia e Kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tri raste të ndara kur persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore.

Në njoftimin e saj thuhet se oficerët e policisë së Kosovës në vetmbrojtje ata janë detyruar të kundërpërgjigjen me armë zjarri, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

“SULM KUNDËR RENDIT KUSHTETUES TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS&TERRORIZËM |Jasenovik, Ujman 10.12.2022. Në lokacionin në fjalë, në tri raste të ndara në intervale të ndryshme kohore, njësitet policore kanë raportuar se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Të njëjtit në vet mbrojtje janë detyruar të kundërpërgjigjen me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar.”, thuhet në raport.

3 VITE ME PARE

Ministrat e BE mblidhen sot për situatën në Kosovë, Borrell: Tensionet nuk ndihmojnë në arritjen e një dialogu

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Borrell

BRUKSEL- Kosova dhe Serbia duhet të de-përshkallëzojnë një situatë të tensionuar në rajon, tha të hënën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell pasi protestuesit serbë në veri të Kosovës bllokuan rrugët kryesore për të dytën ditë të dielën.

Sipas Reuters, Borrell ka thënë se ministriat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ndërkohë që theksoi se tensionimi i situatës nuk ndohmon në arritjen e një marrëveshje.

“Unë e di që të dy pjesët janë të gatshme të de-përshkallëzojnë dhe u bëj thirrje të dyve ta bëjnë këtë. Ata duhet të kthehen në dialog, duhet ta kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë”, tha Borrell teksa mbërriti në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së. 

Protestat e fundit u shkaktuan nga arrestimi i një ish-oficeri policie të shtunën. Ai ishte pjesë e një dorëheqjeje masive të serbëve nga forca muajin e kaluar, pasi Prishtina tha se do t'u kërkonte serbëve të heqin targat serbe që datojnë para Luftës së Kosovës 1998-99 që çoi në pavarësi.

Për të dytën ditë të dielën, kamionët dhe automjetet e tjera të rënda bllokuan disa rrugë kryesore që çojnë në dy pika kufitare me Serbinë. Të dy vendkalimet ishin të mbyllura për qarkullim.

EULEX, misioni i Bashkimit Evropian i ngarkuar me patrullimin e veriut të Kosovës, tha se një granatë trullosëse u hodh në një nga automjetet e blinduara të saj të shtunën në mbrëmje, por askush nuk u lëndua. Borrell tha se kjo ishte e papranueshme.

3 VITE ME PARE

Ishin duke filmuar barrikadat në Rudar, kanosen dhe kërcënohen dy gazetarë në Kosovë

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Barrikadat ne Rudar

KOSOVË- Dy gazetarë të medias në Kosovë kanë kanosur nga një person, ende i paidentifikuar, pranë pikës kufitare veriore në Rudar.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, të dy gazetarët kanë qenë duke filmuar pamje nga barrikadat që janë ngritur në zonën e Rudarit kur janv sulmuar nga një person.

“KANOSJE | Fsh. Rudar 11.12.2022 – 10:30.  Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

3 VITE ME PARE

Deklarata e Borrell për dërgimin e trupave serbë në Kosovë, Vuçeviç: Rezoluta 1244 na e jep këtë të drejtë

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Vucevic

KOSOVË- Ministri i mbrojtjes së Serbisë Millosh Vuçeviç, foli sot për situatën në veri të Kosovës si dhe hapat e ardhshëm të Serbisë për të ruajtur paqen në komunat me shumicë serbe.

Sipas mediave serbe, Vuçeviç u shpreh se autoritetet kosovare po krijojnë kushte që e bëjnë të pamundur mbijetesën e serbëve në Kosovë gjë që po shkakton tensione. Vuçeviç pretendon se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe dialogut dhe do të përpiqet të bëjë gjithçka për të kërkuar një marrëveshje politike.

"Njëra palë nuk mjafton për këtë. Situata është e tensionuar, kam thënë edhe ditë më parë se atmosfera në Kosovë është e ndezshme. Por besoj se mbi të gjitha ne si Serbi dhe popull do të jemi të disiplinuar dhe të përgjegjshëm, se nuk do të biem në provokime dhe do të përpiqemi të shmangim asnjë konflikt. Kjo nuk do të thotë se kemi frikë. Askush nuk mund ta kundërshtojë terrorin ndaj serbëve. Ata krijojnë kushte që ua bëjnë të pamundur mbijetesën serbëve në Kosovë"- tha ai.

Ai tregon se situata po intensifikohet dita-ditës, dhe se gjithçka ka nisur me kërkesën për ndërrimin e targave të popullatës serbe. Ministri u shpreh se askush nuk i mbron, as EULEX-i që mbikqyr policinë e Kosovës dhe as KFOR-i, i cili është neutral.

Duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë Josep Borrell se kërkesa e Serbisë për dërgimin e një pjese të forcave në Kosovë sipas rezolutës 1244 do të refuzohet, Vuçeviç theksoi se ajo i jep vetes të drejtë të paragjykojë vendimin, para se Serbia ta dërgojë kërkesën.

"Nuk është diçka që na ka shkuar në mendje nga dëshpërimi, por në vijim të formave ligjore nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të marrëveshjes ushtarako-teknike, duke pasur parasysh situatën në terren, thirren klauzolat dhe kërkohet të aktivizohen. Sepse me sa duket nuk ka forca të mjaftueshme të sigurisë në Kosovë për të mbrojtur sigurinë e serbëve. Baza ligjore për këtë ekziston që nga viti 1999. Serbia ka të drejtë të kërkojë aktivizimin e kësaj klauzole dhe të kërkojë kthimin e forcave të saj. Do ta lejojnë apo jo, do ta shohim. Neve na takon të bëjmë gjithçka që është në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare dhe të mos shfaqim dëshirë për konflikt, por për stabilizim dhe vazhdim të dialogut. Ata na përgjigjen se dialogu është njohje e Kosovës ose se Kosova bëhet anëtare e OKB-së. Ata do të paraqesin edhe një kandidaturë për Bashkimin Evropian. Na thotë dikush nga komuniteti ndërkombëtar, Cila marrëveshje është saktësisht në fuqi? A është marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës, është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, marrëveshja e Brukselit apo e Uashingtonit? Pasi që asnjëra nga ato marrëveshje nuk respektohet kur bëhet fjalë për obligimet e Prishtinës. Thjesht na tregoni se çfarë marrëveshje është në fuqi dhe ne do t'i përmbahemi asaj marrëveshjeje. Meqenëse në vende të tjera të botës i referohen të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit, vetëm për të na thënë nëse është ende në fuqi apo do të shpikin për ne se e ka humbur kuptimin. Ti firmos çdo gjë sot dhe në tre vjet ata thonë se kanë ndryshuar rrethanat, mos ngul këmbë për këtë. E ke Dejtonin, pastaj pas 20, 30 vjetësh thonë “Nuk është në frymën e Dejtonit”. Mendoj se kemi një doktrinë ligjore se si interpretohen normat. Ndonjëherë ju duhet të bëni gjëra që nuk janë të njohura, të dukeni afatgjatë, strategjike, për të kuptuar se si të shmangen pasojat negative. Pas kësaj ata ju thonë se kanë rregulla të reja."- u shpreh ai.

Autoritetet e Kosovës dhe policia kanë paralajmëruar heqjen e barrikadave dhe Vuçeviç thekson se shpreson se KFOR-i do të jetë mjaft i përgjegjshëm dhe i zgjuar dhe se nuk do të lejojnë që barrikadat të hiqen me forcë, sepse nuk e di se ku do ti çonte ky veprim.

"Dy momente janë shumë interesante, ato rrugë ku janë ata kamionë janë të drejtuar ekskluzivisht nga komuniteti serb. Shqiptarët as nuk udhëtojnë atje, nuk ua kemi ndërprerë komunikimin. Dhe është interesante se si fajin e ka Serbia gjithmonë në Kosovë për atë që nuk duan ta shohin dhe kur ne bëjmë diçka apo pyetje për Kosovën, thonë se nuk është vendi ynë, se nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë. Për ta është sipas nevojës, herë kemi të drejtë të ndërhyjmë e herë jo. Ata duhet të kuptojnë gjendjen e rëndë të serbëve në Kosovë dhe Metohi. Kam frikë se mos i shohin lotët në sytë e grave, fëmijëve dhe pleqve tanë. Ata e konsiderojnë atë një veprim legjitim. Sa herë që hyjnë me formacione policore, do të duhej të merrnin pëlqimin e kryetarit të komunës në veri të Kosovës. Pa të, është një shkelje e drejtpërdrejtë e Marrëveshjes së Brukselit. Shkollat ​​në veri sot nuk janë të hapura, është e kuptueshme pse nuk janë të hapura. Siguria nuk është në atë nivel."-përfundoi Vuçeviç.

3 VITE ME PARE

Vuçiç për Reuters, Policia e Kosovës nuk ka punë në veri, po frikësojnë popullin serb

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka theksuar se Serbia kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar nga veriu i Kosovës dhe në të njëjtën kohë po kërkon mënyra për të ulur tensionet në atë zonë.

Këto deklarata Vuçiç i ka bërë për Reuters, ku ka folur rreth tensionimit të situatës në veri të Kosovës, aksioneve të policisë së Kosovës në komunat me shumicë serbe dhe ngritja e barrikadave nga këta të fundit.

Ai ka theksuar se policia e Kosovës nuk ka çfarë të bëjë në veri sidomos njerëz të armatosur deri në dhëmbë. Ai shtoi se kjo krijon shqetësim dhe frikë te popullata serbe. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiç tha se serbët e Kosovës nuk duhet të marrin pjesë në dhunën kundër trupave të NATO-s dhe anëtarëve të misionit të BE-së në Kosovë.

“Askush, në asnjë rrethanë, nuk duhet të përfshihet në sulmet... ndaj EULEX-it dhe KFOR-it”, tha Vuçiç.

Ai nuk pranoi të sqarojë hapat e rënë dakord në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërkohë i pyetur nëse Beogradi do të përpiqet të de-përshkallëzojë situatën në veri të Kosovës, ai u përgjigj: “Absolutisht”. Vuçiç tha të shtunën se Serbia do t'i kërkojë KFOR-it të kthejë ushtrinë dhe policinë e saj në Kosovë, por në të njëjtën kohë shtoi se nuk beson se KFOR-i do të pajtohet me këtë.

Serbët në veri të Kosovës që nga e shtuna kanë bllokuar rrugët kryesore për shkak të arrestimit të ish-polici Dejan Pantiç. Mbrëmjen e së shtunës, siç ka thënë EULEX-i, në patrullën e tij zbuluese është hedhur një bombë, e cila është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, nga ai sulm nuk pati të lënduar apo dëme materiale.

BE, SHBA dhe NATO kanë bërë thirrje që të dyja palët të qetësohen dhe të heqin barrikadat.

Kryetarët e komunave serbe në veri të Kosovës, së bashku me gjyqtarët vendas dhe rreth 600 policë, dhanë dorëheqjen muajin e kaluar për shkak të vendimit të autoriteteve të Prishtinës për të filluar zbatimin e një mase për zëvendësimin e targave të lëshuara nga Beogradi me ato të lëshuara nga Prishtina në territorin e Kosovës. Kosova më vonë pranoi të shtyjë zbatimin e atij vendimi dhe Beogradi deklaroi se do të ndalonte lëshimin e targave të reja. Po ashtu, Kosova ka vendosur që zgjedhjet në komunat serbe në veri të shtyhen deri në pranverë.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri, Escobar pritet të zhvillojë një takim me presidenten Osmani dhe Kurtin gjatë ditës

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Escobar dhe Osmani

KOSOVË- I dërguar i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ndodhet në Kosovë ku pritet që të zhvillojë disa takime me krerët e shtetit.

Gjatë ditës së sotme Escobar pritet të zhvillojë një takim me presidenten e vendit Vjosa Osmani në zyrën e saj, ndërkohë gjatë pasdites do të takohet dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Përveç Escobarit, për vizitë në Prishtinë do të jetë edhe këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Vizita e Escobar dhe Chollet, vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili qëndroi në Prishtinë e Beograd për tu takuar me krerët e dy shteteve.

Po ashtu, kjo vizitë vjen edhe disa ditë pas njoftimit të kryediplomatit evropian, Josep Borell, se Prishtinës dhe Beogradit u është dorëzuar teksti i përditësuar i të ashtuquajturit plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.

3 VITE ME PARE

Veriu i Kosovës ende i bllokuar, ​​mbyllen shkollat, nuk lejohet as kalimi në këmbë

Tensionet në veri, Escobar në Kosovë, Vuçiç
Foto ilustruese

KOSOVË- Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor teksa raportohet se shkollat ​​në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura.

Pak pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi janë dëgjuar në Rudar afër Zveçanit. Nuk dihet se kush ka qëlluar. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren.

Për shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi. Pas seancës së Këshillit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se barrikadat janë shprehje e protestës kundër arrestimit të njerëzve dhe thekson se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar përmes deklaratave të përbashkëta për situatën në veri të Kosovës. Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri. Kryediplomatja gjermane deklaroi se Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale, ndërkaq Serbia ka vazhduar të rris tensionet – duke mos vepruar njëjtë si Kosova në atë situatë të tensionuar.

tensione në veri të kosovës gabriel escobar ne kosove

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci