Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Qindra mbështetës të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro kanë pushtuar selinë e Kongresit Kombëtar. Ngjarja ka ndodhur sot, teksa mbështetësit e Bolsonaros kanë zhvilluar një demonstratë duke bërë thirrje për një ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar presidentin Luiz Inácio Lula da Silva. • Grupi kapërceu një pengesë policore dhe u ngjit në vendin që i jep akses në taracën e godinave të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit dhe disa u futën brenda selisë legjislative. Ekstremistët, kryesisht të veshur me këmisha të verdha dhe jeshile e me flamuj brazilian në duar, sulmuan edhe disa automjete të Policisë Legjislative, e cila kujdeset për sigurinë e Kongresit. • Gjithçka vjen pasi Lula u ribetua si President më 1 janar. Liderët ndërkombëtarë e kanë dënuar këtë sulm dhe e kanë krahasuar me 6 janarin që shkaktuan mbështesit e Donald Trump në Washinton. Vetë Lula është shprehur se të gjithë autorët e këtij sulmi do të ndëshkohen.
3 artikuj për këtë temë.
BRAZIL- Liderët botërorë kanë reaguar pas asaj që ndodhi këtë pasdite në Brazil, ku mbështetësi e Jair Bolsonaro kanë sulmuar Kongresin. Të gjithë e konsiderojnë një sulm frikacak dhe të poshtër ndaj demokracisë.
Gabriel Boriç, presidenti i Kilit:
Qeveria braziliane ka mbështetjen tonë të plotë përballë këtij sulmi frikacak dhe të poshtër ndaj demokracisë.
Gustavo Petro, presidenti kolumbian:
I gjithë solidariteti im për Lulën dhe popullin e Brazilit. Fashizmi ka vendosur të bëjë një grusht shteti. ... Është urgjente që OAS (Organizata e Shteteve Amerikane) të mblidhet nëse dëshiron të vazhdojë të jetojë si institucion.
Pedro Sanchez, kryeministër spanjoll:
E gjithë mbështetja ime për Presidentin Lula dhe për institucionet e lira dhe të zgjedhura në mënyrë demokratike të popullit brazilian. Ne dënojmë kategorikisht sulmin ndaj Kongresit të Brazilit dhe bëjmë thirrje për kthim të menjëhershëm në normalitetin demokratik.
Marcelo Ebrard, ministri i Jashtëm i Meksikës:
Në vazhdën e ngjarjeve në Brazil, ne shprehim mbështetjen e plotë të Meksikës për administratën e Presidentit Lula, të zgjedhur me vullnetin popullor. Ne refuzojmë çdo përpjekje kundër institucioneve demokratike.
Santiago Cafiero, ministër i Jashtëm i Argjentinës:
Ne shprehim solidaritetin tonë me Lulën dhe ngremë zërin në mbrojtje të demokracisë së Brazilit.
Ministria e Marrëdhënieve të Jashtme të Ekuadorit
Ekuadori dënon ngjarjet kundër institucionalitetit në Brazil dhe rithekson mbështetjen e tij të pakufizuar për demokracinë dhe qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime.
Charles Michel
Dënojmë sulmin ndaj institucioneve demokratike të Brazilit
Ç’ndodhi këtë pasdite?
Qindra mbështetës të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro kanë pushtuar selinë e Kongresit Kombëtar. Ngjarja ka ndodhur sot, teksa mbështetësit e Bolsnaros kanë zhvilluar një demonstratë duke bërë thirrje për një ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar presidentin Luiz Inácio Lula da Silva. Grupi kapërceu një pengesë policore dhe u ngjit në vendin që i jep akses në taracën e godinave të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit dhe disa u futën brenda selisë legjislative. Ekstremistët, kryesisht të veshur me këmisha të verdha dhe jeshile e me flamuj brazilian në duar, sulmuan edhe disa automjete të Policisë Legjislative, e cila kujdeset për sigurinë e Kongresit. Gjithçka vjen pasi Lula u ribetua si President më 1 janar.
BRAZIL- Lula, presidenti brazilian e ka konsideruar një barbarizëm sulmin në Kongresin e Brazilit, që u realizua nga mbështetësit e paraardhësit të tij, Jair Bolsonaro. Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se policia nuk ka vepruar në mbrojtje të Kongresit dhe se kjo gjë duhet dënuar.
“Policia nuk bëri asgjë fare. Thjesht i lanë protestuesit brenda. Nuk ka asnjë precedent për atë që ndodhi në Brasília të dielën. Ata që qëndrojnë pas stuhisë së kongresit janë fashistë fanatikë, të cilët përfaqësojnë çdo gjë që është e neveritshme në politikë. Ata do të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Këta fanatikë kanë bërë diçka që nuk është bërë kurrë më parë në këtë vend,”- tha Lula.
Ç’ndodhi këtë pasdite?
Qindra mbështetës të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro kanë pushtuar selinë e Kongresit Kombëtar. Ngjarja ka ndodhur sot, teksa mbështetësit e Bolsnaros kanë zhvilluar një demonstratë duke bërë thirrje për një ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar presidentin Luiz Inácio Lula da Silva. Grupi kapërceu një pengesë policore dhe u ngjit në vendin që i jep akses në taracën e godinave të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit dhe disa u futën brenda selisë legjislative. Ekstremistët, kryesisht të veshur me këmisha të verdha dhe jeshile e me flamuj brazilian në duar, sulmuan edhe disa automjete të Policisë Legjislative, e cila kujdeset për sigurinë e Kongresit. Gjithçka vjen pasi Lula u ribetua si President më 1 janar.
BRAZIL- Trazira në Brazil! Qindra mbështetës të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro kanë pushtuar selinë e Kongresit Kombëtar. Ngjarja ka ndodhur sot, teksa mbështetësit e Bolsnaros kanë zhvilluar një demonstratë duke bërë thirrje për një ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar presidentin Luiz Inácio Lula da Silva. Grupi kapërceu një pengesë policore dhe u ngjit në vendin që i jep akses në taracën e godinave të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit dhe disa u futën brenda selisë legjislative.
Ekstremistët, kryesisht të veshur me këmisha të verdha dhe jeshile e me flamuj brazilian në duar, sulmuan edhe disa automjete të Policisë Legjislative, e cila kujdeset për sigurinë e Kongresit.
Ata gjithashtu shkatërruan barrierat mbrojtëse dhe, të armatosur me shkopinj, u përballën me agjentët që u përpoqën pa sukses të ndalonin hyrjen e protestuesve. Lula, i cili mori presidencën e Brazilit më 1 janar, po udhëton këtë fundjavë në qytetin Araraquara, në Sao Paulo.
???????? Ha vuelto a pasar, esta vez en Brasil. Los seguidores de Bolsonaro han invadido el Congreso y están destrozando lo que se encuentran a su paso. Es peligrosísimo. pic.twitter.com/Y0WVC1JxlO
— Fernando H. Valls (@FernandoHValls) January 8, 2023
Ministri i Drejtësisë, Flávio Dino, autorizoi të shtunën aksionin e Forcave të Sigurisë Kombëtare, një grup elitar i forcave policore nga i gjithë vendi, i cili është mobilizuar për misione speciale. Para pushtimit të Kongresit, Dino foli në rrjetet sociale dhe tha se kundërshtarët do të duhet të presin deri në vitin 2026, kur mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ashtu siç priti qeveria aktuale midis 2018 dhe 2022.
Në një deklaratë, Dino tha se Ministria e Drejtësisë ka thirrur një takim urgjent me agjencitë e sigurisë për t'u marrë me demonstratat.