LIVE UPDATES
Bota

Shfrytëzimi i të burgosurve në Bjellorusi, aktivistët: Si në kohën e skllavërisë

Burgu ku ka qenë ajo përdoret për të prodhuar rrobat e autoriteteve bjelloruse të burgjeve.

28 Qershor 2022, 08:13 Nga DOSJA
Shfrytëzimi i të burgosurve në Bjellorusi, aktivistët: Si
Foto ilustruese

BJELLORUSI- Grave e burrave që ndodhen në burgjet e Bjellorusisë u duhet të bëjnë punë të rënda. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe të prekurit, mes të cilëve të burgosur politikë tregojnë përvojat e tyre për Deutsche Wellen.

"Këto janë kushte pune si gjatë kohës së skllavërisë”, tregon ish e burgosura politike, Natalia Hersche. Ajo e ka vuajtur dënimin për pjesëmarrje në marshimet e protestave në Minsk, në burgun e Gomelit.

"Vendet e punës nuk janë pajisur si duhet. Makina qepëse ka vetëm një këmbë druri të thjeshtë. Pak të burgosur pajisen me këpucët që parashikon për rrobaqepëset siguria në vendin e punës. Koha e punës është gjashtë orë në ditë, me dy pushime nga pesë deri dhjetë minuta. Në orën 12 jepet ushqimi i drekës. Shpesh punohet në fundjavë nëse kërkohet që puna të mbarohet shpejt”, kujton opozitarja.

Burgu ku ka qenë ajo përdoret për të prodhuar rrobat e autoriteteve bjelloruse të burgjeve. Por Natalia nuk pranoi të qepte uniformat e tyre. Për këtë arsye asaj iu ndalua të merrte paketa dhe të telefononte me familjen dhe u fut në një qeli, e izoluar vetëm. Më vonë asaj iu desh të qepte rroba pune për një firmë ndërtimi.  

Në burgun për të cilin po flasim është duke vuajtur dënimin edhe një e burgosur tjetër politike me emër: Maria Kolesnikowa. Që prej vitit 2020 ajo është kthyer në simbol të lëvizjes opozitare, e cila akuzon për fallsifikim të zgjedhjeve pushtetmbajtësin Aleksander Lukashenko, në pushtet që prej vitit 1994.

Të gjithë të burgosurit në Bjellorusi janë të detyruar me ligj që të punojnë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. Refuzimi i punës nuk lejohet, përndryshe i burgosuri dënohet me ndëshkime disiplinore që shkojnë deri në zgjatjen e kohës së burgimit. Wasilij Sawadskij, themelues i organizatës "TimeAct", thekson se edhe për të burgosurit duhet të vlejnë ligjet bjelloruse të punës. Por gjendja tregon se mund të flitet për "skllavëri”.

"TimeAct" kërkonte të drejtat e të burgosurve, para se regjimi i Lukashenkos t'i merrte krejt frymën shoqërisë civile në kuadër të protestave kundër fallsifikimit të zgjedhjeve. Sipas Sawadskij-it, i cili ka punuar gati 25 vjet në systemin bjellorus të burgjeve, realiteti është kështu: 40 orë punë në javë, plus punë e papaguar në oborr dhe në kopësht pa marrëveshje pune, me kërkesa të mëdha për punë dhe me shpërblim të vogël. "Të burgosurit nuk mund ta zgjedhin punën që bëjnë. Ata nuk mund të informohen për të drejtat e tyre si punëmarrës dhe nuk mund t'i mbrojnë të drejtat e tyre", thotë aktivisti i të drejtave të njeriut, njëkohësisht dhe mjek.

Gjashtë rubla rrogë mujore

"Rroga e parë mujore më la përshtypje vërtet të madhe: 6,66 rubla (rreh 1,80 euro)", thotë me ironi Natalia Hersche. Sipas asaj që tregon ajo përshembull, menaxheri i bankave dhe politikani Viktor Babariko, që ka qenë kandidati më premtues në zgjedhjet presidenciale bjelloruse të vitit 2020 dhe që është duke vuajtur një dënim 14 vjeçar në Nowopolozk, ka punuar fillimisht gjashtë ditë të javës si furrxhi në një furrë buke. Për këtë punë ai është paguar më pak se dy rubla në muaj (rreth 0,56 euro). Më vonë Babarikon e hoqën nga kjo punë dhe ai punon tani në bërjen e bukës, megjithëse edhe atje ka probleme me kushtet e punës, si temperaturat e larta dhe ajrosja e keqe.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se pagat janë shumë të ulta, sepse nga paga hiqen shpenzimet për ushqime dhe rroba, për kostot e tjera dhe për gjobat. "Tek të burgosurit politikë, puna është mjet ndëshkimi. Tek pjesa tjetër e të burgosurve puna nuk mund të jetë aspak mjet edukimi. Nuk ka mundësi që dikush të përmirësohet kur puna e rëndë dhe e rrezikshme nuk i sjell të mira materiale,” mendon Pawel Sapelko, jurist në qendrën bjelloruse për të drejtat e njeriut, "Viasna".

Prodhim në kurriz të të burgosurve

Një arsye tjetër për përdorimin e të burgosurve si krah i lirë pune është përfitimi që nxjerrin burgjet. Autoritetet bjelloruse të burgjeve kanë nën juridiksionin e tyre 15 ndërmarrje dhe nëntë fabrika. Të burgosurit përdoren kryesisht në përpunimin e drurit dhe metalit, në prodhimin e rrobave dhe këpucëve, në bujqësi si dhe në industri. Ata prodhojnë pjesë këmbimi për prodhuesin e makinave MAZ, në Minsk, për uzinën e traktorëve MTZ dhe për fabrika të tjera.

Në faqen e internetit të autoriteteve të burgjeve, e cila i ngjan kartëvizitës së një firme komerciale, mund të krijosh një ide për prodhimet që bëjnë të burgosurit. Në një katalog 121 faqesh gjenden jo vetëm rrobat speciale që prodhojnë ata, por edhe grila, gurë trotuaresh, dritare, mobilje dhe divanë.

Para vendosjes së sanksioneve të perëndimit kundër Bjellorusisë, disa nga prodhimet e të burgosurve eksportoheshin madje. Sipas të dhënave të Shoqatës Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, (IGFM) me qendër në Frankfurt në Main, të dhëna që janë nxjerrë së bashku me aktivistët bjellorusë të të drejtave të njeriut, disa nga këto prodhime ndodhen ende në dispozicion për t'u blerë në vendet jashtë Bjellorusisë.

"Deri para pak kohësh burgu i Nowosady-s ka shitur mobilje jashtë vendit. Burgu i Iwazewitschi-t furnizonte me prodhimet e tij Francën, në mos gaboj”, thotë aktivisti i të drejtave të njeriut, Wasilij Sawadskij dhe shton se burgjet mund të konkurrojnë madje midis njëri-tjetrit.

Informacionet për kushtet e punës mbahen sekret

Nga burimet zyrtare nuk mund të mësohet për kushtet në të cilat punojnë të burgosurit. "Çdo informacion që ka të bëjë me burgjet në Bjellorusi, ruhet me kyç,” thotë juristi Pawel Sapelko. Informacionet dalin jashtë ose nga vetë të burgosurit ose prej atyre që dalin nga burgu.

Sipas Sapelko-s ankesa të vazhdueshme ka për shkeljet e kushteve të sigurisë. "Jo të gjithë të burgosurit pajisen me rrobat dhe veglat mbrojtëse të punës. Shpesh të burgosurit punojnë me të njëjtat rroba me të cilat shkojnë për të ngrënë dhe qëndrojnë në hapësirën e banimit. Në shumë burgje prodhimi bëhet me makineri të vjetra, gjë që shkakton incidente, të cilat protokollohen rrallë,” thotë përfaqësuesi i "Viasna"-s.

Ish e burgosura politike, Natalia Hersche tregon se: "Kur shkonim në punë, aty punonin njëkohësisht pesë ose gjashtë grupe. Përveç kësaj filluan të bëheshin edhe lyerjet e sallave dhe boja binte shumë erë. Një gruaje i ra të fikët dhe ra midis makinave qepëse. Ajo u nxorr jashtë dhe qëndroi e ulur gjysmë ore në në stol. Më pas iu desh të vinte të vazhdonte të qepte. Por pas dhjetë minutash asaj i ra sërish të fikët. Më në fund u thirr një ambulancë. Tre javë më vonë e pashë atë grua sërish. Ajo ishte duke ecur me shkop, sepse kishte kaluar hemoragji cerebrale.”

Presion mbi të burgosurit politikë 

Punët që u jepen të bëjnë të burgosurve politikë që ndodhen në burg përdoren shpesh si mjet për të bërë presion. Qendra "Viasna" njeh raste ku të burgosurit dërgohen të punojnë në industrinë e rëndë. Kështu për shembull atyre u është dashur të sharrojnë dru të lagët, të bëjnë me dorë izolime kabllosh ose të nxjerrin metal nga rrotat e vjetra të makinave.

"Punë të tilla mund të quhen punë të detyrueshme. Kjo gjë bëhet jo vetëm për të demoralizuar të burgosurit, por edhe për të nxjerrë para prej tyre”, thotë aktivisti i të drejtave të njeriut, Pawel Sapelko.

Marrë nga DW. 

bjellorusi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni