LIVE UPDATES
Bota

Shefi i NATO-s: Trajnimi i pilotëve ukrainas nuk na bën pjesë të konfliktit

Stoltenberg e vlerësoi si hap shumë të rëndësishëm nisjen e trajnimit të pilotëve, që do të na mundësojë dërgimin e avionëve në një fazë të ardhshme.

23 Maj 2023, 15:52 Nga a.l
Shefi i NATO-s: Trajnimi i pilotëve ukrainas nuk na bën pjesë
Jens Stoltenberg

Trajnimi i pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë të prodhimit amerikan, F-16, nuk e bën NATO-n pjesë të konfliktit. Kështu deklaroi të martën shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg.

“Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet… Ne e ndihmojmë Ukrainën që ta zbatojë këtë të drejtë. Kjo nuk e bën NATO-n apo aleatët e NATO-s pjesë të konfliktit”, tha ai për gazetarët.

Stoltenberg e vlerësoi si hap shumë të rëndësishëm nisjen e trajnimit të pilotëve, që do të na mundësojë dërgimin e avionëve në një fazë të ardhshme.

Shefi i aleancës ushtarake porositi se Perëndimi nuk do të zmpraset para Rusisë, duke shtuar se një vendim i tillë “dërgon një sinjal shumë të qartë se ne jemi këtu për periudhë afatgjatë dhe Rusia nuk mund të llogarisë se ne do të largohemi. Ndërkaq, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mirëpriti vendimin e Shteteve të Bashkuara për të lejuar trajnimin e pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve F-16.

Ai tha se një vendim i tillë ka krijuar në momentum që do të shpije te dërgimi i këtyre avionëve në fushëbetejat në Ukrainë. Borrell tha se gjithmonë ka ngurrim në fillim për vendime të mëdha, duke marrë shembull debatin e gjatë për dërgimin e tankeve luftarake Leopard në Ukrainë.

“Por në fund – sikurse në rastin e Leopardëve – sa i përket avionëve F-16, vendimi merret për t’i ofruar mbështetjen ushtarake Ukrainës sepse është absolutisht e nevojshme”.

Borrell shtoi se trajnimi i pilotëve ukrainas veçse ka nisur në Poloni dhe në disa shtete të tjera, edhe pse Varshava nuk konfirmoi këtë lajm. Holanda dhe Danimarka janë në mesin e shteteve që kanë planifikuar të ofrojnë trajnime të tilla për pilotët ukrainas.

Megjithatë, ende nuk ka një vendim për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, por vetëm trajnimi disamujor i pilotëve. Ukraina që në nisje të pushtimit nga Rusia në shkurtin e vitit të kaluar, ka kërkuar nga aleatët që t’i dërgojë avionë të sofistikuar. Me këtë vendim, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka bërë një kthesë, pasi për më shumë se një vit ka refuzuar të miratojë dërgimin e avionëve apo trajnimin e pilotëve nga frika se diçka e tillë mund të përshkallëzojë tensionet me Rusinë./REL 

jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet