LIVE UPDATES
Bota

SHBA, ndikimi i uraganëve të njëpasnjëshëm tek fushata presidenciale

Uraganët e njëpasnjëshëm i kanë detyruar kandidatët, demokraten Kamala Harris dhe republikanin Donald Trump të ndryshojnë kalendarin e fushatës dhe temat e saj.

11 Tetor 2024, 20:51 Nga E. D
SHBA, ndikimi i uraganëve të njëpasnjëshëm tek fushata
fotot ilustruese

SHBA- Uraganët Helene dhe Milton ndërhynë në fushatën presidenciale të këtij viti si miq të paftuar dhe shkatërrimtarë. Uraganët e njëpasnjëshëm i kanë detyruar kandidatët, demokraten Kamala Harris dhe republikanin Donald Trump të ndryshojnë kalendarin e fushatës dhe temat e saj. Të enjten të dy ata ia kushtuan një pjesë të mirë të ditës përgjigjeve për përpjekjet për rimëkëmbjen nga stuhitë.

Ato u bënë shkas për pyetjet e amerikanëve se cili president do t'u përgjigjej më mirë fatkeqësive natyrore vdekjeprurëse, një çështje të cilës dikur nuk i kushtohej shumë vëmendje, por që gjithnjë e më shumë është bërë një pjesë e rutinës së punës së administratës. Dhe duke ndodhur vetëm disa javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit, uraganët kanë sjellë pasoja tek planet e votimit në disa qarqe kyçe.

Nënpresidentja Harris po përpiqet ta përdorë këtë si një mundësi për të projektuar aftësitë e një udhëheqëseje, duke u paraqitur përkrah Presidentit Joe Biden për t’u informuar për gjendjen dhe duke bërë thirrje për bashkëpunim dypartiak.

Ish-presidenti Trump po përpiqet të përdorë këtë moment për të akuzuar administratën për paaftësi, si edhe për të hedhur dyshime se ajo nuk po ndihmon zonat republikane, pavarësisht se nuk ka prova për një gjë të tillë.

Trysnia rritet më tej nga nevoja për të siguruar më shumë fonde për Administratën e Biznesit të Vogël dhe Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, gjë që do të kërkonte që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të bashkëpunojnë me administratën Demokrate.

Presidenti Biden tha të enjten se ligjvënësit duhet të merren menjëherë me këtë çështje.

“Përballja me kriza të njëpasnjëshme do ta vendosë FEMA-n më shumë në qendër të vemendjes dhe për rrjedhojë, administrata e (Presidentit) Biden do të jetë nën mikroskop në ditët para zgjedhjeve,” thotë Timothy Kneeland, profesor i Universitetit Nazareth në Rochester në New York, i cili e ka studiuar këtë çështje.

“Nënpresidentja Harris duhet të shfaqë ndjeshmëri për viktimat pa ndryshuar kalendarin e fushatës” shton Prof. Kneeland.

Kandidatët Trump dhe Harris secili kanë vizituar Xhorxhian për të vlerësuar dëmet nga uragani dhe për të premtuar mbështetje, dhe zonja Harris ka vizituar Karolinën e Veriut, çka do të thotë që kandidatëve u është dashur të anulojnë aktivitete fushate diku tjetër në një moment kur koha është burim i çmuar në javët e fundit përpara zgjedhjeve.

Si Xhorxhia, ashtu edhe Karolina e Veriut janë shtete vendimtare për zgjedhjet.

Pasojat e uraganit janë të dukshme edhe në aktivitetet e tyre të fushatës.

Kandidati republikan Donald Trump sulmoi kandidaten demokrate, Nënpresidenten Kamala Harris dhe Presidentin Joe Biden lidhur me masat e rimëkëmbjes nga stuhia.

"Qeveria federale ... nuk ka bërë atë që duhet të bënte, në veçanti në lidhje me Karolinën e Veriut," tha ai të enjten.

Zonja Harris, e cila ka thënë se zoti Trump po përhap gënjeshtra në lidhje me përgjigjen e qeverisë, iu kundërpërgjigj politizimit të kësaj çështjeje gjatë një bisede me votues organizuar nga televizioni Univision të enjten.

“Për fat të keq kemi parë gjatë dy javëve të fundit, që me uraganin Helene dhe tani me pasojat e menjëhershme të Miltonit, që njerëzit po luajnë lojëra politike”, tha ajo pa përmendur emrin e ish-Presidentit Trump.

Zonja Harris e ka vënë theksin edhe tek dezinformatat që po përhapin republikanët.

Politikanët e të dyja palëve janë thellësisht të vetëdijshëm se si ra mbështetja e për ish-Presidentin republikan George W. Bush pasi uragani Katrina shkatërroi New Orleans-in në vitin 2005. Perceptimi i shumë njerëzve në atë kohë ishte se përgjigja e administratës së tij ishte e pamjaftueshme.

Stuhitë kanë shkaktuar probleme edhe për procesin e votimit. Bordi Shtetëror i Zgjedhjeve i Karolinës së Veriut ka miratuar një rezolutë për të ndihmuar njerëzit në qarqet e prekura të shtetit që të votojnë. Florida do t'u lejojë disa qarqeve fleksibilitet më të madh në shpërndarjen e fletëvotimeve me postë dhe ndryshimin e vendeve të votimit./VOA

uragani milton

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet