LIVE UPDATES
Bota

SHBA e Irani i vazhdojnë sulmet, por Shtëpia e Bardhë këmbëngul se diplomacia është ende e mundur

Mëngjesin e së premtes, CENTCOM njoftoi se misioni ishte kryer "me sukses" dhe se ishin goditur "dhjetëra" shënjestra ushtarake në Iran.

17 Korrik 2026, 14:40 Nga I.A

SHBA e Irani i vazhdojnë sulmet, por Shtëpia e Bardhë

SHBA- Forcat amerikane i kanë shtuar sulmet ndaj shënjestrave në Iran, duke goditur ura kyç, linja hekurudhore dhe një aeroport, gjë që ka nxitur kundërpërgjigje nga Teherani. Më gjithë këto sulme të reja, Shtëpia e Bardhë ngul këmbë se bisedimet për paqe po vazhdojnë dhe se diplomacia mbetet ende mundësi e arritshme.

"Forcat amerikane filluan një valë të re sulmesh kundër Iranit për natën e gjashtë radhazi, me qëllim dobësimin e mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake iraniane", tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) natën vonë të enjten.

Mëngjesin e së premtes, CENTCOM njoftoi se misioni ishte kryer "me sukses" dhe se ishin goditur "dhjetëra" shënjestra ushtarake në Iran.

"Forcat amerikane, përfshirë avionë luftarakë, dronë dhe anije luftarake, përdorën municione precize për të goditur dhjetëra shënjestra ushtarake iraniane, si pozicione të mbikëqyrjes bregdetare dhe mbrojtjes ajrore, infrastrukturë logjistike ushtarake dhe kapacitete detare", thuhet në deklaratë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se "arsyeja e sulmeve të ditëve të fundit është se Irani shkeli memorandumin e mirëkuptimit që kishim arritur me ta".

"Sipas memorandumit të mirëkuptimit që ata nënshkruan, ata nuk duhej veçanërisht të qëllonin mbi anijet tregtare që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, por fatkeqësisht ata morën vendimin tragjik për ta bërë këtë", tha ajo.

Në mëngjes herët të premten, mediat shtetërore iraniane raportuan për shpërthime dhe sulme në disa zona të vendit.

Konfirmimi i këtyre shpërthime nuk ishte i mundur menjëherë dhe CENTCOM nuk tregoi se në cilat zonat saktësisht kishte vepruar.

Mediat iraniane raportuan sulme rreth ishullit Qeshm pranë Ngushticës së Hormuzit, që ka qenë pika qendrore e konfliktit javët e fundit.

Agjencia e lajmeve Tasnim raportoi gjithashtu se avionë luftarakë amerikanë kishin sulmuar aeroportin në Iranshahr, një qytet me rreth 100.000 banorë, rreth 300 kilometra nga Gjiri i Omanit në jug të Iranit.

Veçmas, agjencia Fars raportoi se një urë në Bandar Khamir ishte goditur nga një sulm amerikan. Bandar Khamir ndodhet në territorin kontinental iranian përballë ishullit Qeshm, i cili është goditur shpesh.

Më vonë, mediat iraniane raportuan se pesë ura në jug të vendit ishin goditur gjatë valës së fundit të sulmeve amerikane, duke shtuar se shtatë njerëz kishin humbur jetën. Verifikimi i këtyre raportimeve ishte i pamundur.

Shpërthime u raportuan edhe në Bushehr, qytet ku ndodhet centrali i vetëm bërthamor civil i Iranit. Televizioni shtetëror e cilësoi sulmin si "vazhdim i agresionit të armikut amerikan".

Shpërthime u raportuan gjithashtu në një nyje hekurudhore në Bandar Abbas dhe pranë Ahvazit, ku banorët i thanë AFP-së se kishin dëgjuar shpërthime të fuqishme për natën e dytë radhazi.

Në orët e para të së premtes, autoritetet në Kuvajt, Bahrejn dhe Katar thanë se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore po reagonin ndaj sulmeve me raketa dhe dronë iranianë.

Mediat iraniane thanë se ushtria e vendit po synonte helikopterë dhe avionë amerikanë të vendosur në një bazë ajrore në Bahrejn "në përgjigje të veprimit armiqësor të armikut që goditi infrastrukturën urbane dhe njerëzit e pafajshëm".

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) pretenduan në dy deklarata të ndara të enjten vonë se kishin goditur baza ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Jordani.

Në njërën deklaratë, IRGC pretendoi se ushtria amerikane kishte përdorur bazat ajrore në Jordani për të nisur sulmet ndaj Iranit një natë më parë.

Sipas deklaratës, Irani u kundërpërgjigj me sulme raketore ndaj “platformës së parkimit të avionëve luftarakë amerikanë dhe qendrës së re amerikane të komandës dhe kontrollit në Azinë Perëndimore në bazën ajrore Azraq në Jordani”.

Në një deklaratë të dytë, IRGC pretendoi se kishte kryer një sulm të kombinuar me raketa dhe dronë ndaj “qendrës së komunikimeve satelitore, objektit të radarit të paralajmërimit të hershëm në bazën ajrore Ali Al Salem dhe molit ushtarak amerikan në Shuaybah të Kuvajtit”.

CENTCOM ende nuk ka reaguar ndaj pretendimeve të IRGC-së.

Veprimet e reja ushtarake kanë shtuar shqetësimet mes analistëve në rajon dhe në Perëndim se Uashingtoni dhe Teherani mund të jenë pranë rikthimit në luftë të përgjithshme.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë la të kuptohet se diplomacia vazhdon të mbetet një mundësi e arritshme.

"Presidenti do t'i mbajë përgjegjës udhëheqësit iranianë kur ata tërhiqen nga premtimet që ua kanë bërë Shteteve të Bashkuara. Por, ai është gjithmonë i hapur ndaj diplomacisë në të njëjtën kohë", u tha gazetarëve Leavitt.

"Ata kanë shprehur se ende duan të arrijnë një marrëveshje me presidentin. Ne po bisedojmë me ta, por presidenti nuk do t'i lejojë t’i sulmojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit pa u përballur me pasoja".

Në një fjalim televiziv mbrëmjen e së enjtes, Trump tha se "po fitojmë bindshëm në Iran. Shumë shpejt do të shihni rezultatet e kësaj pune", pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Shpresat se të dyja palët mund të jenë duke lëvizur drejt pajtimit u rritën mbrëmjen e 15 korrikut, kur Teherani lejoi një shtetase amerikane, për të cilën Uashingtoni thotë se ishte "mbajtur padrejtësisht" që nga viti 2024, të largohej nga vendi.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë këtë gjest vullneti të mirë nga Irani!", shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.

Avokati për të drejtat e njeriut, Jared Genser, e identifikoi amerikanen si Dena Karari, duke thënë se ajo ishte liruar pasi ishte përballur me "akuza të fabrikuara".

Sistemi gjyqësor iranian deklaroi se hetimet e tij treguan se asnjë shtetas amerikan që përputhej me përshkrimin e bërë nga Trump, apo ndonjë amerikan tjetër i ndaluar, nuk ishte liruar nga burgjet iraniane ose shkëmbyer.

Megjithatë, avokati i Kararit tha se gruaja 53-vjeçare nuk kishte qenë e burgosur, por se pasaporta e saj ishte konfiskuar, gjë që e kishte penguar të largohej nga Irani.

Teherani është përfshirë shpesh në atë që është quajtur "diplomacia e pengjeve" - ndalimi i shtetasve me shtetësi të dyfishtë dhe i qytetarëve të huaj për arsye arbitrare, me qëllim përdorimin e tyre si mjet presioni ndaj qeverive të huaja për të përmbushur kërkesat e veta./REL

shtëpia e bardhë

Sondazh

Poll

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë