Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pushtimi i këtyre dy shënjstrave strategjike nënkupton se forcat ruse do të kenë kontrollin e gjithë rajonit Luhansk në lindje
UKRAINË-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se forcat ukrainase janë duke luftuar ende në Severodonjeck, pavarësisht se ushtria ruse ka më shumë trupa dhe armë në rajonin lindor të Ukrainës.
“Ata janë më shumë në numër, janë më të fuqishëm, mirëpo ne kemi mundësi të luftojmë”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se luftimet e ashpra shtëpi për shtëpi dhe bombardimet pa dallim të ushtrisë ruse, kanë kthyer Severodonjeckun dhe Lisiçanskun në “qytete të vdekura”.
Pushtimi i këtyre dy shënjstrave strategjike nënkupton se forcat ruse do të kenë kontrollin e gjithë rajonit Luhansk në lindje.
Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e saj të fundit më 7 qershor se përparimi rus muajin e kaluar rreth Severodonjeckut, tani ka stagnuar.
Sipas saj, Moska duhet të bëjë pikë kthese në zonat e Popasnas, Severodonjeckut dhe Izjumit, nëse dëshiron të shënojë “sukses dhe përparim drejt objektivave politike për të kontrolluar Donjeckun”.
Zelensky ka thënë orët e vona të 6 qershorit se “situatë kërcënuese” është duke u zhvilluar në Zaporizhja, qytet të cilin forcat ushtarake ruse mëtojnë ta kontrollojnë, pavarësisht se janë duke luftuar në Donbas. “Armiku dëshiron të pushtojë Zaporizhjan”, ka thënë Zelensky.
Edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se trupat ushtarake ruse janë duke u forcuar në drejtim të Zaporizhjas.
Marrja e kontrollit të këtij qyteti do t’i mundësonte ushtrisë ruse që të arrinte më lehtë në qendër të Ukrainës.
Rajoni i Zaporizhjas, pjesë të të cilit tashmë kontrollohen nga Rusia, përbën një prej zonave më të mëdha industriale në Ukrainë dhe aty gjendet centrali më i madh bërthamor në Evropë.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Marrë nga REL
Joe Biden, Hunter Biden SHBA- Djali i presidentit të SHBA-së Joe Biden, Hunter Biden i janë bërë publike sërish foto ku ...
Arma e perdorur ne krim SHBA- Një dy vjeçar ka vrarë aksidentalisht babanë e tij në Florida të SHBA-ve. Ngjarja t...
Orlando Jorge Mera REPUBLIKA DOMENIKANE- Ministri i mjedisit dhe burimeve natyrore i Republikës Dominikane është qëlluar dhe vrarë...
Policia italiane ITALI- Goditet grupi mafioz ‘Clan del Golfo’! Policia italiane ka sekuestruar 4.3 ton kokainë me një vlerë...
Det TIRANË- Cilësia e ujërave në Evropë është përmirësuar në mënyrë dramatike në dekadat e...
GREQI- Një zjarr ka rënë të hënën vonë në një fabrikë në Aspropirgos në Greqi. Protothema shkruan ...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi vijën e parë të luftimeve në rajonin lindor të...
Berat Buzhala KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala i ka quajtur përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje mashtruesa. Kjo sepse sipas tij, a...
Pamjet nga vendngjarja GREQI- Një skenë e frikshme ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qendër të plazhit në...
Sergej Lavrov MALI I ZI- Mali i Zi nuk lejon fluturime të avionëve rusë mbi territorin e tij, me përjashtim të përjashti...