LIVE UPDATES
Bota

Scholz mbron Greqinë nga kërcënimet e Turqisë: S’mund të vihet në pikëpyetje sovraniteti i njëri-tjetrit

Në grindjen mes Greqisë dhe Turqisë kancelari i Gjermanisë gjatë vizitës në Athinë ofroi ndërmjetësimin gjerman. Por edhe mes nikoqirit dhe mysafirit ka një pikë konflikti.

28 Tetor 2022, 09:06 Nga A.B
Scholz mbron Greqinë nga kërcënimet e Turqisë: S’mund
Scholz dhe Mitsitakis

Kancelari Olaf Scholz mori në mbrojtje Greqinë ndaj kërcënimeve të Turqisë lidhur me ishujt grekë në lindje të Mesdheut. Nuk është e mundur, "që partnerët e NATO-s të venë në pikëpyetje sovranitetin e njeri-tjetrit", tha Scholz gjatë vizitës (27.10) në Athinë. Marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Greqisë janë të rëndësishme jo vetëm për këto dy vende, por për të gjithë Europën. Problemet duhet "të zgjidhen në dialog dhe mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare", theksoi ai. "Nëse palët e konsiderojnë të nevojshme, Gjermania mund të kontribuojë", ofroi kancelari Scholz.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis në konferencën e përbashkët të shtypit me Scholz akuzoi presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan se përhap  gënjeshtra për Greqinë". Kryeministri deklaroi, përkundër akuzave nga Ankaraja, se nga ishujt grek "nuk vjen rrezik". Njëkohësisht ai deklaroi, se gjashtë tanke mbrojtëse Marder nga Gjermania do të dislokohen në kufirin me Turqinë. Ato do të vendosen në lumin kufitar të Evros në veri-lindje të vendit, tha Mitsotakis.

Shkëmbim tankesh në mbështetje të Ukrainës

Gjermania para pak ditësh dërgoi në Greqi gjashtë nga 40 tanket Marder që do të dërgohen gjithsej në Greqi për të realizuar një shkëmbim në mbështetje të Ukrainës: Greqia do të mbajë tanket gjermane për të dërguar në Ukrainë 40 tanket e arsenalit të saj të tipit BMP-1, të cilat ukrainasit mund t'i përdorin kundër agresionit nga Rusia.

Mes Greqisë dhe Turqisë ka tensione masive, që kanë të bëjnë me dislokimin e armëve dhe trupave në ishujt grekë në Mesdhe. Presidenti turk në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar vendin fqinj me një sulm duke paralajmëruar: "Ne mund të vijmë papritur një natë." Të dy vendet anëtare të NATO-s prej vitesh grinden mbi të drejtat ndaj rezervave të gazit natyror në lindje të Mesdheut.

Çështja e reparacioneve të luftës: "ende e parregulluar" apo "juridikisht e mbyllur"?

Një pikë konflikti megjithatë doli në pah në takimin në përgjithësi harmonik mes Scholz dhe Mitsotakis: Qeveria greke kërkon edhe më tej që Gjermania të paguajë reparacione për dëmet dhe vuajtjet e shkaktuara nga pushtimi gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Kjo temë ende nuk është rregulluar, tha mikpritësi në Athinë. Kjo vlen kryesisht për një kredi të imponuar, që Banka greke e Rezervave duhej t'u paguante pushtuesve më 1942. "Megjithatë kjo nuk i trazon marrëdhëniet tona", shtoi Mitsotakis. Scholz përpara vizitës i pati thënë gazetës "Ta Nea": "Çështja e reparacioneve është mbyllur juridikisht dhe politikisht."

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave në Athinë, të Bankës Qendrore dhe të një komisioni parlamentar bëhet fjalë për 269 miliardë euro – duke përfshirë edhe një kredi të detyrueshme, që Greqia duhej t'i siguronte Bankës gjermane të Rajhut gjatë luftës. Gjermania e konsideron të mbyllur këtë temë duke iu referuar Traktatit Dy plus Katër për pasojat në politikën e jashtme të ribashkimit gjerman më 1990.

Gjermania naziste më 6 prill 1941 sulmoi Greqinë. Deri më 1944 SS e Wehrmachtit ushtruan disa masakra. Dhjetra mijë civilë grekë humbën jetën në luftë./DW

olaf scholz

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale