27 Maj 2022, 14:09
Nga DOSJA
Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha se qeveria e tij po vazhdon të zbatojë masa për të trajtuar sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga "vendet jomiqësore".
“Qeveria e Rusisë po merr vendime të menjëhershme për të siguruar funksionim të qëndrueshëm të tregut dhe sektorit financiar. Ne jemi duke punuar në rritjen e aksesit në financa, për të mbështetur kapitalin qarkullues dhe likuiditetin." , u tha ai udhëheqësve euroaziatikë gjatë një takimi virtual të Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik të premten.
Rusia kishte filluar t'u kërkonte vendeve që të paguanin për dërgesat e naftës dhe gazit në rubla, por Putin thotë se politika do të ndryshojë për disa partnerë.
"Ne po zgjerojmë praktikën e pagesave në monedhat kombëtare për ato vende që e kanë provuar veten si partnerë të besueshëm për Rusinë," tha ai.
Presidenti rus vazhdoi të trajtojë çështjen e pasigurisë ushqimore, e cila ka dalë në pah për shkak se Rusia pushtoi Ukrainën, një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në Evropë.
“Rusia dhe anëtarët e tjerë të organizatës sonë po sillen me më shumë përgjegjësi”, tha ai, duke shtuar se vendet euroaziatike ishin plotësisht të vetë-mjaftueshme kur ishte fjala për këto produkte.
Putin vazhdoi duke thënë se interesi për Bashkimin Ekonomik Euroaziatik ishte në rritje “pavarësisht situatës komplekse ndërkombëtare, të lëshuar nga i ashtuquajturi Perëndim kolektiv, me konfrontimin e tij”.
Takimi i Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik u zhvillua në ditën e dytë të forumit të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të mbajtur në Kirgistan.
(d.a/dosja.al)
Bota
27 Maj 2022, 13:39
Penny Wong
AUSTRALI-Ministrja i Punëve të Jashtme të Australisë Penny Wong, vizitoi Fixhin dhe ka deklaruar se vendet e Paqë...
Bota
27 Maj 2022, 14:06
Peskov
RUSI- Kremlini ka fajësuar Ukrainën për faktin se bisedimet e paqes mes dy vendeve janë ngrirë dhe nuk po vijojnë.
Z&...
Bota
27 Maj 2022, 13:58
Putin
RUSI- Pas 3 muajsh që Rusia vijon sulmin e saj në Ukrainë duket se përkrahja ndaj Putin ka filluar të zbehet ku ditën e...
Bota
27 Maj 2022, 13:50
Pamje nga ngjarja
SHBA- Çështja e posedimit të armëve dhe dhunës në SHBA ka dalë jashtë kontrollit. Të ...
Bota
27 Maj 2022, 13:47
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Plani i Turqisë për të zgjeruar një zonë brenda Sirisë veriore dhe për ta përdorur at&...
Bota
27 Maj 2022, 13:26
Foto ilustruese
SHBA- Një nxënës i klasës së katërt që i mbijetoi të shtënave masive të së mart...
Bota
27 Maj 2022, 13:35
GREQI- Një vajzë dy muaj më parë në Serres, Greqi ka bërë kallëzim për përdhunim nga bab...
Bota
27 Maj 2022, 13:25
Shperthim ne Athine
GREQI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Athinës pak minuta më parë në...
Bota
27 Maj 2022, 13:07
Asteroid
AUSTRALI-Asteroidi më i madh i vitit, për sa i përket kalimeve të afërta me Tokën, po përgatitet ta prekë...
Bota
27 Maj 2022, 13:18
Foto ilustruese
ITALI- Policia italiane ka arrestuar një shqiptarë. Policia i ka gjetur në kroskotin e makinës shqiptarit 6 gram kokain...