LIVE UPDATES
Bota

Rritja e pensioneve në Maqedoninë e Veriut: Mund të blejmë 15 bukë më shumë

Bazuar në metodologjinë e re për rritjen e pensioneve, dy herë në vit, në mars dhe në shtator, mbi 337 mijë pensionistë të Maqedonisë së Veriut, në prill kanë marrë pensionet me një rritje prej 5.3 për qind të vlerës aktuale, apo 10 deri në 65 euro, varësisht shumës së pensioneve që u takon.

3 Prill 2024, 16:32 Nga N.F
Rritja e pensioneve në Maqedoninë e Veriut: Mund të blejmë
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- “Me rritjen e pensionit do të blejmë deri 15 bukë më shumë në muaj”, thotë Nikolla, një pensionist nga Shkupi duke shprehur pakënaqësinë me nivelin e rritjes së pensionit që ka marrë në muajin prill.

Bazuar në metodologjinë e re për rritjen e pensioneve, dy herë në vit, në mars dhe në shtator, mbi 337 mijë pensionistë të Maqedonisë së Veriut, në prill kanë marrë pensionet me një rritje prej 5.3 për qind të vlerës aktuale, apo 10 deri në 65 euro, varësisht shumës së pensioneve që u takon.

Pjesa më e madhe, apo 40 për qind e pensionistëve që marrin pensione nga 12.500 deri në 16.000 mijë denarë (200 - 250 euro), në llogaritë e tyre kanë hyrë deri në 10 euro më shumë.

“Rritje të pensionimit këtë muaj kemi prej 500 deri 600 denarë [8-10 euro]. Me këtë rritje mund të blejmë 10-15 bukë, varësisht se çfarë lloji konsumojmë. Kjo më shumë është një rritje provokuese sesa një ndihmë për zbutjen e gjendjes së rëndë ekonomike, në veçanti për ne pensionistët. Çmimet aq shumë janë rritur saqë ne nuk po mund ta sigurojmë as bukën”, thotë pensionisti Nikolla.

“Kjo rritje nuk është asgjë, thjesht është sikur një pikë ujë në det. Kjo është tallje me pensionistët, të cilët kanë punuar një jetë të tërë dhe në fund kanë përfunduar si raste sociale, të mos mund të bëjnë një jetë sado normale. Ata janë kategoria më e rrezikuar. Me pensionet që marrim nuk mund të sigurojmë as ilaçet dhe bukën e gojës”, thotë Veselin Ristevski, pensionist.

Pensionistët e grupit më të lartë, të cilët marrin pensione mbi 54 mijë denarë, apo rreth 900 euro, kanë marrë rritje prej gati 3.000 denarësh apo rreth 50 euro.

Për ta tejkaluar hendekun mes pensioneve më të larta dhe atyre më të ulëta, pensionistët kërkojnë që të rikthehet rritja lineare, pra të gjitha pensionet të rriten me të njëjtën masë.

“Duke marrë parasysh shtrenjtimet, kjo rritje është shumë e ulët. Rritja e pensioneve duhet të bëhet në bazë lineare, të ketë një rritje të njëjtë për të gjithë, jo me përqindje. Ata që kanë pensione të larta, kanë rritje më të madhe dhe ne që jemi me pensione minimale, kemi rritje qesharake. Prandaj kërkojmë rritje lineare, apo rritje të përnjëhershme prej së paku 5.000 denarësh [80 euro] për të gjithë pensionistët”, thotë Dragi Stojkov, pensionist.

Rritje lineare kërkojnë edhe pensionistë të tjerë, të cilët mendojnë se do të ishte mënyra më e mirë për zbutjen e gjendjes ekonomike të kësaj kategorie të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Për rritjen e pensioneve duhet të bëhen ndryshime ligjore me qëllim që të ketë një harmonizim të pensioneve. Kështu mund të realizohet kërkesa për rritjen lineare. Me ligjin aktual rritja e pensioneve bëhet vetëm me përqindje”, thotë një pensionist.
Kërkesa për rritje lineare të pensioneve për rreth 80 euro është mbështetur nga partia opozitare, VMRO-DPMNE, e cila bëri të ditur se pas zgjedhjeve më 8 maj, në rast të ndërrimit të pushtetit, kjo kërkesë do të realizohet, ashtu siç kishte rritje të tilla edhe para vitit 2017 kur kjo parti qeveriste me Maqedoninë e Veriut.

“Rritje lineare të pensioneve prej 5.000 denarësh do të ketë jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e ardhshëm. E kaluara ekonomike ka dëshmuar se për të qenë relativisht të kënaqur pensionistët, pensioni mesatar duhet të jetë rreth 60 për qind e pagës mesatare”, thonë nga VMRO DPMNE-ja.

Paga mesatare në Maqedoninë e Veriut në muajin janar ishte 39.500 denarë (645 euro) dhe me propozimin e VMRO-së, pensioni më i vogël do të ishte 385 euro. Por, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi, ka deklaruar se me një rritje të tillë, apo rritje lineare prej 5.000 denarësh, deficiti në Fondin Pensional do të arrinte në 52 për qind, që, sipas tij, do të nënkuptonte se pensionistët do të mbeten pa pension brenda pak viteve.

“Në thelb, mendoj se duan të na kthejnë atje ku ishim, në pasiguri me pagesën e pensioneve pasi për tre vjet, pensionistët nuk do të kishin pensione”, ka thënë Bytyçi.

Nga Qeveria vlerësojnë se formula e tanishme për rritjen e pensioneve në përqindje, dy herë në vit bazuar në rritjen e pagës mesatare, është zgjidhja më e mirë, që garanton stabilitet të Fondit Pensional, por edhe rritje të pensioneve.

Marrë nga REL

maqedoni pension rritje ushqim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet