LIVE UPDATES
Bota

Republikanët flasin për zëvendësuesin e mundshëm të presidentit Biden në zgjedhje

Një ndër thirrjet që dëgjoheshin në Kuvendin Kombëtar Republikan ishte “Joe duhet të largohet”. Nëse presidenti Biden largohet vërtet, pas trysnisë nga vetë partia e tij që pritet të mbajë muajin e ardhshëm Kuvendin Kombëtar Demokrat, republikanët kanë parashikimet e tyre se kush mund ta zëvendësojë atë si kandidat.

20 Korrik 2024, 18:16 Nga N.F
Republikanët flasin për zëvendësuesin e mundshëm
Foto ilustruese

SHBA- Ndërsa zyrtarë të lartë demokratë po ushtrojnë trysni që presidenti Joe Biden të tërhiqet nga gara, edhe republikanët janë duke diskutuar se kush mund ta zëvendësojë për t’u përballur në nëntor me kandidatin e tyre, ish-presidentin Donald Trump. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman ndoqi punimet e Kuvendit Kombëtar Republikan në Miluoki.

Një ndër thirrjet që dëgjoheshin në Kuvendin Kombëtar Republikan ishte “Joe duhet të largohet”. Nëse presidenti Biden largohet vërtet, pas trysnisë nga vetë partia e tij që pritet të mbajë muajin e ardhshëm Kuvendin Kombëtar Demokrat, republikanët kanë parashikimet e tyre se kush mund ta zëvendësojë atë si kandidat.

“Sipas rregullores, nëse e zbatojnë, do të ishte Kamala Harris derisa të shkojnë në kuvend dhe aty mund të bëhet proces i hapur”, thotë Lori Klein Corbin, anëtare nga Arizona e Komitetit Kombëtar Republikan.

Ky lloj procesi do të ishte një kuvend i hapur me më shumë se një raund votimi. Herën e fundit që demokratët kanë bërë një proces të tillë dhe që u rezultoi me fitore në zgjedhje, ishte në vitin 1932, kur u përzgjodh Franklin Roosevelt-i.

Republikanët që gjendeshin në Miluoki patën disa emra befasues për personat që mendojnë se mund të bëhen kandidati demokrat për president.

“Mendoj se do të kandidonte Jill Biden. Po, mendoj se do të kandidonte dhe do të dilte më mirë se bashkëshorti i saj”, thotë Rochelle Brooks, delegate alternative në Kuvendin Kombëtar Republikan.

Ajo po diskutonte për atlernativat e ndryshme me një tjetër delegat alternativ nga Kalifornia.

“Gavin Newsome është një tjetër emër, pas Michelle Obamës dhe Kamala Harris”, thotë zoti Tran.

Gavin Newsome është guvernator në Kaliforni. Michelle Obama, bashkëshortja e ish-presidentit Barack Obama, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk është e interesuar për t’u bërë politikane. Nënpresidentja Kamala Harris është zëvendësuesja më e mundshme për presidentin Biden, thotë Alan Swain, i cili kandidon në Karolinën e Veriut si kandidat republikan për në Kongres.

“Mendoj se për shkak të financave dhe ndryshimit në minutën e fundit, ndoshta do të duhet të jetë Kamala Harris, e cila duhet të përzgjedhë një numër dy, që mendoj se do të jetë guvernatorja e Miçiganit, Whitmer”, thotë zoti Swain.

Hera e fundit që një president amerikan vendosi të mos kandidojë për një mandat të dytë, ishte në vitin 1968 me demokratin Lyndon Johnson, ndërsa vazhdonte lufta e Vietnamit./ VOA

biden trump zgjedhje presidenciale

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet