LIVE UPDATES
Bota

Qindra arrestime dhe vrasje, BE vendos sanksione të reja kundër Iranit

BE-ja i është përgjigjur dhunës kundër protestave paqësore në Iran me sanksione të mëtejshme. Masat prekin kryesisht Gardën Revolucionare.

15 Nëntor 2022, 11:05 Nga d.a.
Qindra arrestime dhe vrasje, BE vendos sanksione të reja kundër Iranit
Ali Khamenei

BRUKSEL- Dy muaj pas vdekjes së 22-vjeçares iraniane Jina Mahsa Amini në paraburgim policor, ministrat e jashtëm të BE-së prezantuan një raund të dytë sanksionesh kundër udhëheqjes iraniane. Amini vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit pasi dyshohet se kishte mbajtur një shami në mënyrë të gabuar. Vdekja e saj çoi në një valë masive protestash në të gjithë vendin, të cilat tani janë të drejtuara kundër sistemit të sundimit në teokracinë e Iranit.

Qindra njerëz thuhet se janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë shtypjes së protestave. Sipas një organizate të të drejtave të njeriut, rreth 14.000 vetë janë arrestuar. Disa thuhet se tashmë janë dënuar me vdekje. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn e cilësoi si "mizore". Për shkak të këtij përshkallëzimi, raundi i sotëm i sanksioneve sigurisht që nuk do të jetë i fundit kundër lidershipit në Iran, tha Asselborn.

Një muaj më parë, BE vendosi sanksionet e para ndaj policisë së moralit. Tani po vendosen sanksione ndaj udhëheqjes së Gardës Revolucionare dhe një milicie të përfshirë në shtypjen e protestave dhe demonstratave. Bashkimi Evropian njoftoi pas takimit të ministrave të jashtëm se gjithsej njëmbëdhjetë institucione dhe 126 persona janë subjekt i ngrirjes së aseteve dhe/ose ndalimit të hyrjes. "Ne i mbajmë përgjegjës ata që janë përgjegjës për këto krime të të drejtave të njeriut”, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në Bruksel. Ata që janë përgjegjës nuk duhet të besojnë "se ata mund të shtypin, frikësojnë dhe vrasin njerëzit e tyre pa pasoja". Një sinjal i fortë po i dërgohet udhëheqjes iraniane, the shefja e diplomacisë gjermane.

Përgjigja nga Teherani ishte e prerë. "Autoritetet gjermane duhet të shikojnë historinë e vendit të tyre, historinë e të drejtave të njeriut të lidhur me armatosjen e një regjimi agresor kundër Iranit. Gjermania nuk është në pozitë për të fajësuar Iranin," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanaani, sipas medias shtetërore. Ai nuk tha se për cilin "regjim agresor” e kishte fjalën. Teherani i konsideron Izraelin dhe SHBA-në si armiq të mëdhenj, por edhe Arabia Saudite është një rival rajonal. Sanksionet nuk do të prekin Iranin, tha zëdhënësi.

Qeveria federale ishte shprehur gjithashtu në favor të vendosjes së njësisë elitare ushtarake "Garda Revolucionare" në listën e organizatave terroriste në BE, duke i barazuar ato me al-Kaedën, "Shtetin Islamik" ose milicitë e Hezbollahut. Delegacioni gjerman tha se evropianët nuk shkuan aq larg sepse ishte ligjërisht shumë komplekse.

Nuk ka sanksione për dërgimin e supozuar të raketave në Rusi
Tre javë më parë ishin sanksionuar shtetas dhe institucione iraniane për furnizim të Rusisë me drone luftarake. Irani që atëherë i ka pranuar këto dërgesa. Dronët po përdoren në Ukrainë nga Rusia për të sulmuar infrastrukturën kryesore civile. Megjithatë, nuk ka ende asnjë provë për dërgimin e raketave të raportuara nga media, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Prandaj, nuk mund të vendosen sanksione specifike. Megjithatë, ndërhyrja iraniane është gjithsesi shqetësuese.

Ministrat nuk vendosën asnjë sanksion tjetër kundër vetë agresorit, Rusisë. Raundi tjetër, i nënti, është duke u përgatitur, sipas Borrell. Ai tha se tani po bëhet puna përgatitore ligjore për identifikimin e objektivave të rinj të sanksioneve. Këshilli i Ministrave mban grupin e tij të punës me diplomatë nga të 27 vendet anëtare. Ai merret me menaxhimin e sanksioneve të BE-së pothuajse çdo ditë.

Shtetasit e BE-së të arrestuar në Iran
Ministrat e jashtëm të BE-së janë të shqetësuar për qytetarët e tyre që janë arrestuar gjatë protestave në Iran. Autoritetet iraniane thanë se kishin dorëzuar prova në Francë, Gjermani, Holandë, Poloni dhe Itali që lidhnin gjithsej nëntë persona të arrestuar me protestat.

"Bota po shikon," tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock për situatën në Iran. Kjo është arsyeja pse Gjermania dhe Islanda kanë kërkuar që dhuna ndaj demonstruesve të debatohet në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë javën e ardhshme. Ambasadori i Gjermanisë në Gjenevë solli një ent kërkesë për të folur. "Ne do t'u japim grave dhe burrave të guximshëm në Iran një zë ndërkombëtar," tha Katharina Stasch. "Ne duam që provat të mblidhen në mënyrë të pavarur dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të sillen para drejtësisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”. Megjithatë, Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara nuk mund të vendosë sanksione, por vetëm mund të qortojë publikisht Iranin dhe të fillojë një hetim.

Presidenti francez Emmanuel Macron sheh pak shanse për përparim të mëtejshëm në negociatat me Iranin, të cilat po udhëhiqen nga Bashkimi Evropian, për të ndaluar programin e tij të armëve bërthamore. Macron tha në një intervistë për stacionin radiofonik France Inter se perspektivat janë "shumë të brishta për shkak të situatës së brendshme në Iran dhe kërkesave nga Irani, të cilat janë shumë të vështira për t'u përmbushur. Revolucioni ka ndryshuar shumë".

Macron në intervistë iu referua vazhdimisht asaj që po ndodh në Iran duke e quajtur revolucion. "Ajo që është më mbresëlënëse në këtë lëvizje, këtë revolucion, është se ajo përbëhet nga gra dhe burra të rinj që nuk dinë asgjë tjetër veç jetës nën regjimin”, tha presidenti francez. Emmanuel Macron u takua me Presidentin iranian Ebrahim Raisi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore. Në verë ende dukej sikur marrëveshja e negociuar nga BE, Rusia, Kina dhe SHBA që nga viti 2015 mund të ringjallej. Presidenti amerikan Donald Trump e kishte anuluar atë në mënyrë të njëanshme në vitin 2018./DW/

jean asselborn be vendos sanksione ndaj iranit ali khamenei jina mahsa amini

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale