Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dokumenti do të lejojë Moskën të mbajë zgjedhje parlamentare dhe lokale në territoret e Ukrainës të kontrolluara prej saj.

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin miratoi zyrtarisht një projektligj që lejon mbajtjen e zgjedhjeve në territoret ukrainase të pushtuara aktualisht nga Moska. Më herët Putini kishte shpallur ligj ushtarak në zona të caktuara të Ukrainës nën kontrollin rus. Nën këtë gjendje, mbajtja e zgjedhjeve është e ndaluar. Megjithatë, ligji i sapo miratuar lejon që zgjedhjet të zhvillohen edhe gjatë gjendjes së luftës, me kusht që organizatat e mbrojtjes dhe të sigurisë të japin miratimin e tyre.
Më 18 maj, Duma e Shtetit rus miratoi në leximin e tretë dhe përfundimtar projektliginj që lejon mbajtjen e zgjedhjeve sipas ligjit ushtarak. Dokumenti do të lejojë Moskën të mbajë zgjedhje parlamentare dhe lokale në territoret e Ukrainës të kontrolluara prej saj. Në tetor të vitit 2022, Moska njoftoi aneksimin e rajoneve Donjeck, Zaporizhja, Luhansk dhe Herson të Ukrainës. Nga pikëpamja e legjislacionit rus, këto rajone janë të Rusisë.
Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar nuk i njohin pretendimet e Rusisë mbi këto territore. Megjithatë, me dekret të presidentit rus Vladimir Putin në të gjitha këto rajone është shpallur gjendje lufte dhe veprohet me ligjin ushtarak. Aktualisht, sipas ligjit ushtarak rus, në rajonet ku është futur një regjim i tillë, referendumet, zgjedhjet për autoritetet shtetërore dhe qeveritë lokale nuk zhvillohen. Por në të njëjtën kohë, ligjet për pranimin e subjekteve të reja në Rusi thonë se zgjedhjet duhet të mbahen në këto rajone në vjeshtën e vitit 2023.
Sipas paketës së ligjeve të miratuar më 18 maj, projektligji, i cili duhet të miratohet nga dhoma e lartë e Parlamentit, Këshilli i Federatës, dhe të nënshkruhet nga Putini për të hyrë në fuqi, lejon zgjedhjet gjatë gjendjes nën ligjin ushtarak me miratim nga organet e mbrojtjes dhe sigurisë.
Marrë nga REL
Dmitry Peskov TURQI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar një ditë pas rizgjedhjes së Rexhep Tajip Erdogan p&...
Foto ilustruese GREQI-Një turist britanik 23-vjeçar, i cili ndodhej në zonën detare të Agia Agathit , ka humbur j...
Sulmohet makina e Top Channel KOSOVË- I maskuar me kapuç dhe maskë, ky është autori i sulmit ndaj automjetit të ekipit t&e...
Takimi me kryetarët e komunave KOSOVË- Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier kishte planifikuar që sot të zhvillonte një takim me ...
Cem Oezdemir GJERMANI- Ministri është i tërbuar! Pasi Rexhep Tajip Erdogan fitoi zgjedhjet e balotazhit në Turqi, ministri gjerma...
Zjarr në Francën jugperëndimore në vitin 2022 Kominisoneri i BE për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, tha se janë gjithse...
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani për situatën e t...
Sergei Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar të krijuar në veri t&e...
Jens Stoltenberg Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me përfaqësuesin...
Ana Brnabiç SERBI- Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka reaguar lidhur me protestat në veri. Ajo deklaron se situata në Ko...