Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Emri i Petros i bashkohet një liste udhëheqësish botërorë ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione, përfshirë Presidentin Venezuelian Nicolas Maduro dhe Presidentin rus Vladimir Putin.
SHBA- Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj Presidentit kolumbian Gustavo Petro, duke e akuzuar atë se nuk pranon të ndalojë rrjedhën e kokainës në Shtetet e Bashkuara, duke rritur presionin mbi udhëheqësin e vendit latino-amerikan, i cili është përplasur me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
"Që kur Presidenti Gustavo Petro mori detyrën, prodhimi i kokainës në Kolumbi është rritur ndjeshëm në nivelin më të lartë në dekada, duke përmbytur Shtetet e Bashkuara dhe duke helmuar amerikanët", tha Sekretari i Thesarit Scott Bessant.
“Presidenti Petro lejoi që kartelet e drogës të lulëzonin dhe refuzoi ta ndalonte këtë aktivitet. Sot, Presidenti Trump po ndërmerr veprime të forta për të mbrojtur kombin tonë dhe për ta bërë të qartë se nuk do ta tolerojmë trafikimin e drogës në vendin tonë”, shtoi ai.
Petro, në një postim në Platformën X, tha se është përpjekur të luftojë trafikimin e drogës për dekada të tëra.
“Luftimi efektiv i trafikimit të drogës për dekada më ka sjellë këtë masë nga qeveria e vetë shoqërisë që e ndihmuam kaq shumë për të ndaluar konsumin e kokainës. Është absolutisht paradoksale - por ne nuk po bëjmë një hap prapa dhe nuk do të gjunjëzohemi kurrë”, theksoi ai.
Emri i Petros i bashkohet një liste udhëheqësish botërorë ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione, përfshirë Presidentin Venezuelian Nicolas Maduro dhe Presidentin rus Vladimir Putin. Sanksione u vendosën gjithashtu ndaj gruas dhe djalit të Petros, si dhe Armando Benedetti-t, ministrit të brendshëm të Kolumbisë.
Trump kërcënoi të rriste tarifat ndaj Kolumbisë gjatë fundjavës dhe njoftoi të mërkurën se do të ndërpriste të gjithë ndihmën për vendin.
Foto nga protesta ITALI- Përpjekja për të thyer bllokadat e policisë, spërkatja me ujë dhe rezistenca e oficerëve me mbu...
Foto ilustruse GJERMANI- Policia gjermane ka sekuestruar disa vepra arti të falsifikuara nga Pablo Picasso, Rembrandt dhe Fri...
Foto ilustruese FRANCA- Franca do t’i dorëzojë Ukrainës raketa anti-ajrore Aster “në ditët në...
Foto ilustruse KROACI- Parlamenti kroat ka votuar për të rivendosur shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kjo do të shë...
Mark Rutte SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të hënën se kishte diskutuar me Presidentin e SHBA-s...
Foto ilustruse Lajmi për grabitjen e madhe në Muzeun e Luvrit të dielën e kaluar, kur katër burra arritën të v...
Ndërtesat e shkatërruara GAZA- Gaza është varrosur nën më shumë se 61 milion ton rrënoja pas dy...
PORTUGALI- Shërbimet publike të Portugalisë u paralizuan të premten nga një grevë e nëpunësve civilë që...
Lola Davier FRANCË- Algjerianja Dabia Benkired, e cila u shpall fajtore për vrasjen e 12-vjeçares Lola Davier, pasi e përdhunoi ...
Autori, viktimat ANGLI- Një burrë kolumbian që vrau dy burra në Londrën perëndimore dhe transportoi trupat e t...