25 Tetor 2023, 20:10
Nga a.l
Luiz Inacio Lula da Silva
BRAZIL- Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, deklaroi se Kombet e Bashkuara (OKB) duhet të marrin më shumë përgjegjësi për atë që po ndodh në Gaza.
Lula da Silva, i cili ka bërë një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetin social X, tha se ndikimi i OKB-së në zgjidhjen e problemit izraelito-palestinez është dobësuar dhe se OKB-ja duhet të marrë më shumë përgjegjësi për ta ulur tensionin në Rripin e Gazës.
"Nëse OKB-ja do të kishte fuqi, mund të bënte ndërhyrje më të mëdha. SHBA-ja gjithashtu mund të ndërhynte më shumë, por njerëzit nuk e duan këtë. Njerëzit duan luftë, duan të nxisin urrejtje, por unë nuk e shoh këtë në këtë mënyrë. Mund të më kritikoni sa të doni por, Lula do të vazhdojë të flasë për paqen", tha Lula, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.
Duke iu referuar Hamasit dhe Hezbollahut, Lula da Silva tha: "Ne ende duhet të flasim me Kinën, Afrikën e Jugut dhe Katarin, me sa duket ata kanë dialog me ta (Hamasin dhe Hezbollahun). Duhet të sigurohet korridori humanitar, ushqimi, ilaçet dhe energjia elektrike dhe fëmijët nuk duhet të vriten më”.
Presidenti brazilian tha se Rusia dhe Kina mbështesin zgjidhjen me dy shtete, e cila parashikon krijimin e një shteti palestinez.
"Askush nuk do të vdesë në tryezën e negociatave, do të jetë më pak e kushtueshme dhe ne mund të gjejmë një zgjidhje. Ne duhet të sigurojmë që Izraeli të mbrojë tokën e tij në Lindjen e Mesme dhe që palestinezët, kufijtë e të cilëve janë shënuar nga OKB-ja, të kenë gjithashtu të drejtën të kenë tokën e tyre”, tha Lula.
luiz inacio lula da silva
Bota
25 Tetor 2023, 19:58
r.ll
foto e droges se kapur
IBIZA- Autoritet spanjolle kanë kapur më shumë se tetë tonë hashash në Ibiza. 8.3 ton drogë...
Bota
25 Tetor 2023, 19:43
a.l
Tunel
IZRAEL- Për dy vjet, celula e vogël e Hamasit arriti të planifikonte sulmin ndaj Izraelit duke komunikuar fshehurazi me anë t&eu...
Bota
25 Tetor 2023, 19:36
r.ll
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në një deklaratë për shtyp në Tel Aviv, tha se po përg...
Bota
25 Tetor 2023, 19:29
a.l
Gaza
IZRAEL- Më shumë se gjysma e 220 pengjeve të mbajtura nga Hamasi kanë pasaporta të huaja nga 25 vende të ndry...
Bota
25 Tetor 2023, 19:14
a.l
Gaza
GAZA- Palestinezët në Gaza po varrosin të vdekurit e paidentifikuar në varre masive me një numër në vend t&eum...
Bota
25 Tetor 2023, 19:09
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka rënë dakord të shtyjë një pushtim të paralajmër tokësor të ...
Bota
25 Tetor 2023, 18:53
r.ll
glauk konjufca
KOSOVË- Ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës janë ngritur dy akuza për dy vepra penale,...
Bota
25 Tetor 2023, 18:58
A.TH
Mike Johnson
SHBA- Republikanët në Shtetet e Bashkuara vijojnë sagën e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetar të...
Bota
25 Tetor 2023, 18:42
a.l
Alessandra Moretti
STRASBURG- Deputetja e Parlamentit Evropian, Alessandra Moretti ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Veri të Kosovë...
Bota
25 Tetor 2023, 18:32
a.l
Gaza
GAZA- Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë njofton se një shkollë e drejtuar nga një organizatë ndihm&...