Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
HUNGARI- Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, janë pajtuar për t’i ndarë 920 milionë euro për Hungarinë, në kuadër të fondeve për rimëkëmbje pas pandemisë së koronavirusit, dhe mes tensioneve të liderëve të BE-së me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
Ekzekutivi i BE-së e ka miratuar muajin e kaluar planin për Hungarinë, për shpenzim të 10.4 miliardë eurove për rimëkëmbje pas pandemisë, mirëpo lëshimi i pjesës më të madhe të fondeve, është pezulluar derisa Budapesti të përmbushë kushtet për zbatim të ligjit.
Megjithatë, rreth një milliard eurot nuk janë qenë të kushtëzuara, pati thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Veerle Nuyts, më 23 nëntor.
Drita e gjelbër vjen pasi Orbani është akuzuar se ka gatishmëri për t’i vënë veton ndihmës së BE-së për Ukrainën, dhe ta pengojë nisjen e bisedimeve të Kievit për anëtarësim në bllokun evropian, në një samit që do të mbahet javën e ardhshme, nëse nuk i zhbllokohen fondet vendit të tij.
Ministrat e Financave janë takuar në Bruksel për fondet e 13 shteteve, përfshirë planin për Hungarinë në vlerë të 10.4 miliardë eurove, përfshirë 6.4 miliardë euro si grante dhe 3.9 miliardë euro si hua. Burime të BE-së kanë thënë se katër vende kanë abstenuar për planin e Hungarisë: Estonia, Letonia, Lituania dhe Holanda.
Blloku mund të zhbllokojë më shumë fonde për Hungarinë, pasi Budapesti të marrë masa për ta forcuar pavarësinë e gjyqësorit, ka thënë një zyrtar i BE-së javën e kaluar.
Mes shqetësimeve në rritje se Orbani mund të prishë mundësinë e marrjes së vendimeve kyçe për Ukrainën në samitin e BE-së, që do të mbahet më 14-15 dhjetor, disa zyrtarë të lartë evropianë kanë vendosur të takohen me të.
Charles Michel, zyrtar i lartë i bllokut, është takuar me Orbanin më 27 nëntor, me qëllim të uljes së tensioneve, derisa presidenti francez, Emmanuel Macron e ka mirëpritur liderin hungarez të enjten në Paris./REL
Inteligjenca Artificiale Evropa arriti të premten një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e përdorimit të inteligje...
Këshilli i Sigurimit SHBA- SHBA-ja po kundërshton thirrjet e aleatëve të saj arabë dhe të sekretarit të përgjithsh&...
Miroslav Lajckak KOSOVË-I dërguari special i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajç...
Foto Ilustruese UKRAINË- Ministria e Bujqësisë e Ukrainës deklaroi sot se janë prodhuar 59.7 milionë tonë grurë p&e...
Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi sot kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të hapë nj&eu...
Glauk Konjufca SHBA-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha të premten se kërkesa perëndimore për ngritjen e asoci...
Peshq te ngordhur JAPONI- Tonelata me peshq të ngordhur në një plazh në Japoninë veriore. Peshqit, kryesisht të llojit sardel...
Antonio Guterres SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh i shqetësuar për fatin e popullsisë civile...
Komisioni Evropian BRUKSEL- Komisioni Evropian ka njoftuar se do të ofrojë 125 milionë euro në ndihmë humanitare për popullin...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Izraeli nuk pranon planin që në krye të Gazës së pasluftës të jetë Hamasi apo autoriteti...