LIVE UPDATES
Bota

Pas Finlandës edhe Estonia paralajmëron se mund të mbyllë kufirin me Rusinë

Mbi nëntëqind azilkërkues nga vende si Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia, Siria dhe Jemeni hynë në Finlandë nga territori i Rusisë në muajin nëntor, njoftoi roja kufitare finlandeze. Më përpara, mesatarja ishte më pak se një person në ditë.

2 Dhjetor 2023, 16:38 Nga r.ll
Pas Finlandës edhe Estonia paralajmëron se mund të mbyllë
foto ilustruese

HELSINK- Finlanda mbylli të gjithë kufirin prej 1340 kilometrash me Rusinë, duke e akuzuar Moskën se i nxit azilkërkuesit të kalojnë kufirin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Finlanda thotë se për shkak të anëtarësimit të saj në NATO, Rusia po i ndërmerr këto veprime në kuadrin e një sulmi hibrid. Rusia i mohon këto akuza.

Mbi nëntëqind azilkërkues nga vende si Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia, Siria dhe Jemeni hynë në Finlandë nga territori i Rusisë në muajin nëntor, njoftoi roja kufitare finlandeze. Më përpara, mesatarja ishte më pak se një person në ditë.

Deri më 24 nëntor, vetëm një nga tetë pikat kufitare të Finlandës, ajo në Raja-Jooseppi, vazhdonte të ishte e hapur. Të enjten, edhe kjo pikë e kalimit kufitar u mbyll, duke mbyllur kështu praktikisht të gjithë kufirin.

“Kjo është ndërhyrje nga Rusia dhe ne nuk e pranojmë. Gjatë ditëve të fundit është kuptuar gjithnjë e më shumë se ky është një aktivitet i organizuar dhe jo një emergjencë reale”, tha Kryeministri finlandez Petteri Orpo.

Rusia po përpiqet të përdorë emigracionin, thotë analisti Charly Salonius-Pasternak, ekspert për sigurinë e Finlandës.

“Gjatë marrjes në pyetje, emigrantët kanë thënë se u janë dhënë dy opsione: ose të shkojnë në front në Ukrainë, ose të dërgohen me autobuzë apo kamionë ushtarakë drejt veriut dhe pastaj të blejnë me detyrim një biçikletë për të kaluar kufirin. Pra është shumë e strukturuar mënyra se si kanë vepruar autoritetet ruse”, thotë ai.

Veprimet e Rusisë janë në kundërpërgjigje të vendimit të Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO, pas sulmit të forcave ruse në Ukrainë, duke i dhënë kështu fund statusit neutral të mbajtur prej dekadash.

“Finlanda konsiderohet nga Rusia vend armiqësor”, thotë zoti Salonius-Pasternak.

Polonia ofroi të dërgojë këshilltarë ushtarakë për të ndihmuar policinë finlandeze në kufi, por oferta u refuzua nga Finlanda. Polonia ka akuzuar Bjellorusinë se dërgoi mijëra azilkërkues në vitin 2021 përmes kufirit të tyre të përbashkët. Rusia nuk i pranon akuzat se po mundëson fluksin e emigrantëve drejt kufirit finlandez.

“Nuk ka asnjë rrezik. Në realitet nuk ka ndonjë tension. Tensioni mund të rritet në fakt nga përqëndrimi i njësive të reja përgjatë kufirit tonë dhe finlandezët duhet të jenë të ndërgjegjshëm se kjo do të përbënte kërcënim për ne”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kufiri Finlandë-Rusi është rreth 1340 kilometra i gjatë. Ekziston shqetësimi se emigrantët do të provojnë ta kalojnë kufirin ilegalisht, duke vënë në rrezik jetën.

“Temperaturat kanë qenë në -25 gradë Celcius. Është mjedis shumë jomiqësor për këdo që kërkon të kalojë kufirin. Pra ekziston frika se do të shohim së shpejti pamje të njerëzve të ngrirë në errësirë”, thotë zoti Salonius-Pasternak.

Finlanda thotë se kufiri do të qëndrojë i mbyllur për të paktën dy javë. Estonia njoftoi se është gjithashtu e gatshme ta mbyllë kufirin me Rusinë nëse do të ketë një fluks të madh emigrantësh dhe paralajmëroi shtetasit e saj të mos udhëtojnë drejt Rusisë./VOA

finlande

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet