29 Korrik 2023, 17:41
Nga m.s
zjarret ne Greqi
GREQI- Për shkak të situatës së rëndë me zjarret në Greqi, autoritetet kanë marrë masat që qytetarët të mos i vuajnë dëmet. Për shkak të kushteve emergjente që janë krijuar në Greqi si pasojë e zjarreve, dhe me qëllim lehtësimin e qytetarëve dhe bizneseve në përmbushjen e detyrimeve të sigurimit dhe përfitimin e rregulloreve favorizuese, është nënshkruar një vendim ministror nga zëvendësministri i Punës dhe Sigurimet Shoqërore, Panos Tsakloglou. Në vendim përfshihen një sërë masash si pezullimi i pagesës së kontributeve të sigurimit dhe masat për lehtësimin e shlyerjes së detyrimeve të sigurimeve ndaj e-EFKA.
Kjo nismë e Ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, vjen pas dhënies së ndihmës emergjente prej 534 euro për 3 muaj për punonjësit që kanë ndërprerë punën, nëse bizneset turistike në të cilat ata punojnë kanë pësuar një fatkeqësi të pjesshme ose totale, raportojnë mediat greke.
Për bizneset, punëdhënësit dhe personat e siguruar që mbajnë një ndërmarrje biznesi ose ushtrojnë veprimtari në zonat e prekura, pavarësisht dëmit material, parashikohet që:
● Kontributet e sigurimit të prapambetura, për periudhën e punësimit deri më 31 korrik 2023, kapitalizohen dhe nuk ngarkohen me tarifa shtesë, interesa shtesa dhe tarifa të tjera
● Pagesa e kontributeve aktuale të sigurimit pezullohet për 6 muaj, duke filluar nga data 1 gusht 2023 dhe nuk rëndohen gjatë kësaj periudhe me tarifa shtesë, interesa shtesë dhe tarifa të tjera deri më 31 janar 2024.
● Të gjitha borxhet e mësipërme, të kapitalizuara shlyhen me këste nga 12 deri në 24 këste mujore të barabarta dhe pagesa e tyre fillon nga shkurti 2024 me shlyerje deri në shkurt 2026.
Ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Adonis Georgiadis u shpreh: “Në këtë situatë të vështirë që po përjetojmë në të gjithë vendin, është detyrë e Ministrisë së Punës të marrë çdo masë të mundshme që do të mbështesë dhe lehtësojë bizneset dhe punëtorët e prekur nga zjarret. Qeveria nuk do të lërë askënd vetëm në këtë kohë të vështirë”.
Zëvendësministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Panos Tsakloglou tha: “Është detyrim i shtetit të ndihmojë të prekurit nga zjarret. Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore po merr masa të jashtëzakonshme, për t’u qëndruar pranë bizneseve dhe punëtorëve të prekur nga zjarret e mëdha, për t’ua lehtësuar menaxhimin e ditës së nesërme”.
zjarret greqi
Bota
29 Korrik 2023, 17:10
m.s
foto ilustruese
Valët e të nxehtit dhe zjarret e përhapura në pyje, janë diçka që do të ndodhë gjithnj...
Bota
29 Korrik 2023, 17:07
f.i
Ariana Musliu Shoshi
KOSOVË- Prokuroria e Prishtinës ka ka ngirutur aktakuzë me kërkesën për caktimin e masës ...
Bota
29 Korrik 2023, 16:58
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për revokimin e licencës së biz...
Bota
29 Korrik 2023, 16:51
f.i
Donald Trump
SHBA- Mes akuzave të reja të ngritura ndaj ish-Presidentit Donald Trump këtë javë, ishte edhe ajo për mbajt...
Bota
29 Korrik 2023, 16:36
f.i
SERBI- Kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, Veljko Odaloviç ka thën&e...
Bota
29 Korrik 2023, 16:16
f.i
foto ilustruese
EUROPË- Agjencia evropiane e policisë Europol tha se rrëzimi i Encrochat, një kompani e fshehtë që u ofronte ...
Bota
29 Korrik 2023, 15:47
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Bashkimi Evropian lejoi tregtinë e lirë të prodhi...
Bota
29 Korrik 2023, 15:07
f.i
foto ilustruese
GJERMANI- Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të premten mbrëma kur një 64-vjeçar...
Bota
29 Korrik 2023, 14:53
f.i
Mateusz Morawiecki.
POLONI- Luftëtarët e grupit mercenar rus Wagner, që tani janë në Bjellorusi, mund të paraqiten si mi...
Bota
29 Korrik 2023, 14:19
f.i
pamje nga vendngjarja
SHBA- Pamjet e një ariu në Kaliforni, i cili futet në pishinën e një banese për tu freskuar po b&e...